Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FARK-u turpëroi ushtrinë serbo-ruse, Xhemaili turpëroi shqiptarët

Shko poshtë

FARK-u turpëroi ushtrinë serbo-ruse, Xhemaili turpëroi shqiptarët Empty FARK-u turpëroi ushtrinë serbo-ruse, Xhemaili turpëroi shqiptarët

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 17, 2012 9:07 pm

FARK-u turpëroi ushtrinë serbo-ruse, Xhemaili turpëroi shqiptarët


FARK-u turpëroi ushtrinë serbo-ruse, Xhemaili turpëroi shqiptarët Largea_kalimash-stervitje-21353174125
Është e dhimbshme, madje edhe e kobshme, kur një anonim përpiqet t’ua vë në dyshim meritën e veteranit, viganëve të luftës çlirimtare, siç ishin: kolonel Ahmet Krasniqi, Sali Çekaj, Agim Ramadani, Tahir Zemaj, komandant Drini, Bekim Berisha, Zahir Pajaziti...

Ogurzinjtë po vazhdojnë të këmbëngulin për shpërfilljen më çdo kusht të vlerave të vërteta, duke shpifur, denigruar dhe abuzuar me veprat, ngjarjet, personazhet dhe faktet më fundamentale historike kombëtare! Një kësi orvatje falsifikuese bëri këto ditë Muharrem Xhemajli, i cili përmes një deklarate të bërë publike, fyen shumicën dërmuese të shqiptarëve të Kosovës, të cilëve ua preku vlerat me të ndritshme të krenarisë, sakrificën e bijve dhe bijave të tyre më të çmuara, pjesëmarrës në luftën çlirimtare të Kosovës. Muharrem Xhemajli me qyqarllëk të verbët, doli e tha se, për pjesëtarët e FARK-ut nuk do të ketë pranim në kategorinë e veteranëve të luftës!
Pse foli kështu dhe, kush për kënd foli? Deklarimi ishte ordiner, skajshmërisht primitiv dhe thellësisht qëllimkeq! Me një qasje injorante, deklarata atakoi Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës, strukturën e parë të plotëkuptimtë ushtarake, organizimin e parë të mirëfilltë institucional të shqiptarëve të Kosovës, të përbërë nga bijtë dhe bijat më të denja të profesionalizmit ushtarak shqiptar, me oficerët e dijeve më të larta akademike dhe specialistët më të shquar të strategjisë luftarake, të cilët iu rrekën misionit të shenjtë të çlirimit të vendit.



(Tekstin e plotë mund ta lexoni të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)


Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi