Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Venera Hoti:NUK E DI !

Shko poshtë

Venera Hoti:NUK E DI ! Empty Venera Hoti:NUK E DI !

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 20, 2012 12:53 am


Venera Hoti:NUK E DI ! 14357_166575553488719_450556648_n


Venera Hoti:NUK E DI !

Venera Hoti:NUK E DI ! 178944_167429773403297_396178900_n
Nuk e di se si më ndodhi,
Shpirti iku, mori udhë.
Dufin ndaj meje e nxori,
Ndonse s’e lëndova kurrë.

Rendi iku pas një ndjenje,
Pas një brishtësie, arome.
E shihte pas çdo rrëkeje,
Dëgjonte pas çdo jehone.

Shpirti im gjith’ jetën rendi,
Shpirti im gjithnjë u drodh.
Nga një lulëzim levendi,
Dhe mes gëzimit u hodh.

Këtë herë ra në nje det,
U end mes valësh ngadalë.
Në mes tyre gjithnjë mbet,
Dhe nuk mundi më të dalë.

Thua Ai lulzim i bukur
Vaditur me uj; Drini,
U shndërrua në një flutur,
Në një dritë lumturimi?

Shpiri flutur krahëshkruar,
Rendi pas dritës së tij.
Thellë ndjenja e lumturuar,
Hapësirë e pa kufi!

Rend e etur gjelbërimit,
Që ka Ai trup i pakët.
Bie në dehje lulëzimi,
Në një ëndërr – ujë vakët!

Rashë në pusin e një jete,
Që ka embëlsi të rënë,
Si drithërima e një flete,
Nëpër mbrëmje kur ka hënë.

Buzë e tij endet mbi mua,
Trupi më bëhet lëndinë.
Buzëqeshja si një krua
Këndon lehtë me grugullimë.

Vibrohet tingull në erë,
Harkohet ylber me ngjyra.
Mërr një shije, tjetër vlerë,
Për mua e dhuroi natyra...

Zëri mjaltëzuar dridhet,
Oshëtin në degë të pyllit.
Shpirti thellë hidhet, dridhet,
Gjer në lindjen e një ylli!

Këmba ku vendos dhe ikën,
Gjurmëhënëz mbushur naze.
Për mua kudo ndez dritën,
Muzikë me tinguj dhe saze.

Dritë e hënës mbi të ikën,
Rri mbi flokë, derdhet mbi shtat.
Natën yjet e fikin dritën,
Hëna trupin rri ja mat.

Trupin ja mata dhe unë,
Është i vogël, është i brisht’.
Brënda ndjenja derdhej lumë,
Fëshfërimë nëpër gjethisht’.

Kur më mori nëpër duar,
Vetë u drodh, u drodh dhe dora.
Ëngjëll për jetë i bekuar,
Mbretëri, por dhe kurora.

Që nga dita që e putha,
Që nga dita që e ndjeva.
Mëndje edhe sy i humba,
Shtambën e tabusë e theva.

Nuk e di se si më ndodhi,
Shpirti iku ka dy vjet.
Themelet pranë tij i hodhi,
Në thellsi të ndjenjës det!

Në shpirt ëndërra përkund,
Herë çmendem, herë prehem.
E vdekur, e gjallë deri në fund,
Në ata sy dua që të prehem.

Të gjithë Ju,që më lexoni,
Thoni që të kem bërë gabim?
Më uroni, dhe më mallkoni,
Për veprim të shpirtit tim?

Që ditën që u dashurova,
Njoh veç rritje dhe lulëzim.
Ku linda, u rrita harrova,
Emri i tij është shpirti im...

Venera....&-------------------------------------------------

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi