Rasti ”Kleçka” kthehet në rigjykim
Rasti ”Kleçka” kthehet në rigjykim
Rasti ”Kleçka” kthehet në rigjykim
(I plotësuar) - Kthehet në rigjykim rasti i Fatmir Limajt, Naser dhe Nexhmi Krasniqi si dhe Naser Shala, i njohur si rasti “Kleçka”. Ata do të dalin sërish në Gjykatë por kësaj radhe me një trup tjetër gjykues, ngase i mëparshmi është diskualifikuar. Këtë vendim e ka marrë të martën në orët e pasdites, Gjykata Supreme, duke pranuar kështu si dëshmi edhe ditarët e Agim Zogajt, i njohur si dëshmitari X, i cili ishte vetëvrarë në Gjermani. Të vetmen që e ka hedhur poshtë Gjykata Supreme, është kërkesa për paraburgim e katër të lartpërmendurve.
Avokati mbrojtës i Fatmir Limajt, Tahir Rrecaj, e konsideron këtë vendim si të padrejtë, madje thotë se prapa këtij vendimi ka dorë politika. Ai thotë se e respekton këtë vendim, por që vetë fakti se është vendosur në një afat për më pak se dy muaj e bënë të dyshimtë këtë rast.
“Unë konsideroj se ka gabuar Gjykata Supreme në vlerësimin e provave dhe në vlerësimin e përgjigjeve në ankesë si dhe në vlerësimin e aktgjykimit dhe aktvendimit të gjykatës së shkallës së parë. Sidoqoftë ky është vendim meritor dhe është i detyrueshëm për të gjitha palët e edhe për mua, dhe unë e respektoj”, ka thënë ai.
Madje Rrecaj dyshon se mbrapa këtij vendimi ka ndikim edhe politika, por nuk dëshiron të thotë emra se kush janë ata.
Nga ana tjetër është hedhur poshtë kërkesa për paraburgosjen e të katër të dyshuarve të rastit.
Limaj: Nuk kam pse t’i ik drejtësisë
Përfaqësuesja e Prokurorisë Shtetërore ka nisur paraqitjen e argumenteve pse duhet të kthehet në rigjykim rasti Kleçka.
Ajo ka kërkuar që nëse rasti kthehet në rigjykim, atëherë të pandehurve menjëherë t'iu caktohet masa e paraburgimit. Këtë prokurorja e ka arsyetuar me faktin se të gjithë kanë pozita të rëndësishme në politikë dhe shoqëri dhe kështu mund të largohen nga Kosova.
“Ekziston dyshim që meqenëse Limaj është figurë e njohur politike dhe deputet mund të synojë post tjetër ministror, në mënyrë që të sigurojë veten, por edhe të largohet jashtë vendit”, ka thënë ajo duke iu referuar Fatmir Limajt.
Limaj ka thënë se ai është shembull për të tjerët dhe se nuk ka pse t’i ikë drejtësisë duke shtuar se ai shpesh është ballafaquar me drejtësinë.
“Dua të mbështes fuqishëm aktgjykimin nga një trup gjykues i respektueshëm. Nuk kam çka t'i shtoj atij aktgjykimi. Ka ardhur koha të na gjykoni në bazë të fakteve e jo në bazë të paragjykimeve dhe spekulimeve. Nuk jemi fajtor për të kaluarën tonë se nuk zbatuar standarde evropiane por duhet ta respektoni përpjekjen tonë të tanishme për të ndërtuar një shtet ligjor”, ka theksuar Limaj.
* * * * *
Gjykata Supreme, pas orës 15:00 do të marr vendim për rikthimin e lëndës në rigjykim apo për mbylljen e rastit “Kleçka”. Avokati mbrojtës i deputetit, Fatmir Limaj, beson se Gjykata do ta refuzojë ankesën e prokurorit për rikthimin e lëndës në rigjykim.
“Besoj që Kolegji i Gjykatës Supreme do ta refuzojë ankesën e prokurorit, sepse ne kemi ofruar prova të mjaftueshme se kërkesa e prokurorisë është e pabazuar. Ndërsa aktgjykimi i shkallës së parë duhet të merret për bazë”, ka thënë avokati Tahir Rrecaj.
Ai ka bërë të ditur se ka kundërshtuar edhe ankesën e prokurorisë edhe sa i përket pranimit të provave të dëshmitarit Agim Zogaj, i njohur si dëshmitari “X”.
Prokuroria në senacë ka kërkuar që të merren për bazë edhe dëshmitë e Agim Zogajt, i njohur si dëshmitari X. Po ashtu Prokuroria ka kërkuar paraburgim për Fatmir Limajn dhe tre të tjerët, për shkak se, sipas prokurorisë, të njëjtit mund të arratisen.
Në këtë seancë, përpos Fatmir Limajt, ka procedurë edhe kundër Nexhmi Krasniqit, Naser Krasniqit dhe Naser Shalës, që konsiderohen si eprorë gjatë luftës.
Prokuroria kërkon paraburgim, mbrojtja kundërshton kërkesën
Prokuroria ka kërkuar paraburgim për Fatmir Limajn dhe tre të tjerët për shkak se të njëjtit mund të arratisen nga Kosova.
Por pala mbrojtëse e ka kundërshtuar fuqishëm kërkesën e Prokurorisë duke thënë se nuk ka kurrfarë baze ligjore të ndodh kjo.
Prokuroria ka kërkuar që të merren përbuzë dëshmitë e Agim Zogajt, dëshmitarit X. Seanca po vazhdon ende në Gjykatën Supreme.
Rasti “Kleçka” sot para Gjykatës Supreme
Gjykata Supreme do të shqyrtojë sot kërkesën e prokurorit, Mauritzo Saulustro, paraqitur kundër aktgjykimit të Gjykatës së Qarkut, me të cilin janë liruar Fatmir Limaj dhe të tjerët në rastin “Kleçka”.
Avokati mbrojtës i deputetit Limaj ka thënë se ai dhe klienti i tij ka paraqitur me shkrim ankesën dhe do të jenë në Gjykatë në orën 9.30 kur nis seanca e kolegjit.
“Ankesa e prokurorit është krejtësisht e pabazuar, krejtësisht është në kundërshtim me lëndën faktike dhe në kundërshtim edhe me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale dhe instrumenteve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut”, ka thënë Rrecaj.
Në këtë seancë, përpos Fatmir Limajt, do të ketë procedurë edhe kundër Nexhmi Krasniqit, Naser Krasniqit dhe Naser Shalës, që konsiderohen si eprorë gjatë luftës.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Rigjykim në rastin "Kleçka" edhe për gjashtë persona të tjerë
» Rasti “Kleçka” sot para Gjykatës Supreme
» Gashi: Rasti “Kleçka” krejtësisht politik
» Rasti ''Klecka'', shtyhen afatet e paraburgimit për Limajn
» Rasti "Kleçka", Rrecaj: Prokurori Salustro, ka bërë shkelje të ligjit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi