Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rasti ''Klecka'', shtyhen afatet e paraburgimit për Limajn

Shko poshtë

Rasti ''Klecka'', shtyhen afatet e paraburgimit për Limajn Empty Rasti ''Klecka'', shtyhen afatet e paraburgimit për Limajn

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 21, 2011 8:34 pm


Rasti ''Klecka'', shtyhen afatet e paraburgimit për Limajn



Ish ministri i Transportit në Kosovë, Fatmir Limaj do të qëndrojë edhe 60 ditë në arrest shtëpiak.

Lajmin për vazhdimin e masës së arrestit e konfirmoi për gazeten Kosovare Express avokati i tij Tahir Rrecaj.

Ai tha se nuk ka bazë ligjore për vazhdimin e masës së arrestit dhe për këtë ka dërguar ankesë në Gjykatën e Lartë.

“Tashmë pres vendimin e Gjykatës së Lartë sepse vazhdimi i masës së arrestit shtëpiak nuk ka bazë ligjore”,-tha avokati i Fatmir Limajt.

Ndaj deputetit Limaj dhe nëntë personave te tjerë, EULEX-i ka ngritur një aktakuzë që i ngarkon ata për krime lufte kundër popullatës civile dhe robërve të luftës, në fshatin Kleçkë.

Seanca gjyqësore për rastin Kleçka pritet të fillojë më 11 nëntor.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi