Korrupsioni në nivel qendror lë në hije atë nëpër komuna

Gati në të gjitha komunat e Kosovës korrupsioni vazhdon të mbetet në nivel të lartë, vlerësojnë përfaqësues të shoqërisë civile, duke shtuar se parregullsitë më të mëdha bëhen në fushën e prokurimit.
Ata vlerësojnë se paraja publike, mënyra e shpenzimit të parasë publike, është shumë problematike, kur e dihet se 80 për qind e buxhetit të komunave shpenzohet përmes këtyre procedurave.
Përfaqësues të Organizatës Joqeveritare “FOL”, konsiderojnë se mungesa e transparencës dhe llogaridhënës ka bërë që shumë zyrtarë të komunave të Kosovës të përfshihen në korrupsion.
Petrit Zogaj, nga kjo organizatë, thotë për Radion Evropa e Lirë se fokusi i luftimit të korrupsionit vetëm në nivel qendror ka bërë që në nivelin lokal të bëhen shumë parregullsi.
“Mungesa e transparencës dhe llogaridhënie ka dërguar zyrtarët e nivelit lokal në afera korruptive, kryesisht në proceset e prokurimit publik dhe projektet e ndryshme që janë ndërmarrë në komuna. Sigurisht që duke pasur parasysh që strategjia anti-korrupsion, ligjet që lidhen më luftimin e korrupsionit ndërlidhen më shumë me nivelin qendror, ka bërë që niveli lokal të mos jetë shumë në fokus”, thekson Zogaj.
Sa i përket hetimit të rasteve ku dyshohet për korrupsion në fushën e prokurimit, ekspertët e ekonomisë, kishin thënë mjaft kritika. Ata vazhdimisht kanë theksuar se nuk ka pasur shumë raste ku gjykatat kanë hetuar apo ndëshkuar ata persona që kanë kryer një vepër të tillë.
Ata kishin sugjeruar se në përmirësimin e procesit të e prokurimit, duhet të bëhet një auditim i jashtëm.
Zogaj thotë se në bazë të raporteve të organizatës “FOL” për rastet e korrupsionit në të gjitha komunat e Kosovës, ka deri në 5 shkelje të procedurave të prokurimit.
“Në disa raste kemi parë që shkeljet janë bërë nga më të ndryshmet. Në komunën e Prizrenit, Suhareksës, Gjilanit, Mitrovicës, po ashtu edhe në komunën e Prishtinës janë bërë 4 deri në 5 shkelje në tender”, shprehet ai.
Në anën tjetër, Asociacioni i Komunave të Kosovës, të cilët për mision kanë krijimin e një qeverisje lokale më efikase, të qëndrueshme dhe demokratike, pavarësisht problemit të madh të dukurisë së korrupsionit nëpër komuna, ky mekanizëm as edhe njëherë nuk e ka diskutuar këtë problem.
Të kontaktuar nga Radion Evropa e Lirë, përfaqësues të Asociacionit të Komunave thonë se me dukurinë e korrupsionit janë njoftuar nga publikimet e raporteve të ndryshme të shoqërisë civile, por që nuk kanë ndërmarrë asgjë për përmirësimin e kësaj gjendje.
“Ne nuk kemi diskutuar rreth këtij fenomeni. Ne nuk kemi mekanizma për korrupsion në nivel lokal, nuk bëjmë as analiza as vlerësime, mirëpo në bazë të analizave që bëhen nga institucionet e ndryshme për kënaqshmërinë dhe besueshmërinë ndaj komunave, komunat janë në nivel të lartë. Ne si asociacion kemi punuar sa i përket harmonizimit të rregulloreve komunale për transparencë”, bën të ditur Sazan Ibrahimi, nga ky Asociacion.
Edhe Agjencia Kosovare Kundër-Korrupsion, në raportet e saj pat bërë të ditur se kanë gjetur parregullsi dhe dyshime për konflikt interesi në disa komuna të Kosovës.
Ndërkaq Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, ka kërkuar nga autoritetet kosovare që të merren me rastet e korrupsionit edhe në nivelin lokal.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Gjilani shpallet komuna më e mirë në nivel Republike
» KQZ: Më 9 janar rivotim i plotë në tri komuna dhe i pjesshëm në dy komuna
» ASHTON : SERBËT FITUAN NJË NIVEL AUTONOMIE
» Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, mbledhja për në orën 17.00
» Korrupsioni në çdo sektorë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi