Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bajrami: LDK nuk bisedon për veriun me Serbinë

Shko poshtë

Bajrami: LDK nuk bisedon për veriun me Serbinë Empty Bajrami: LDK nuk bisedon për veriun me Serbinë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 20, 2012 11:32 am

Bajrami: LDK nuk bisedon për veriun me Serbinë




Bajrami: LDK nuk bisedon për veriun me Serbinë Largea_hikmete21348092763
Disa media në Kosovë kishin shpejtuar të thoshin se Isa Mustafa, kreu i LDK-së kishte pranuar idenë për bisedime me Serbinë, por kundër këtij interpretimi doli të mërkurën në mbrëmje, deputetja e kësaj partie Hykmete Bajrami.
Deputetja Bajrami, pavarësisht që rrallëherë është dëgjuar të reagojë edhe në Parlament, ajo në emisionin Interaktiv ka marrë përsipër t’i konfirmojë votuesve të kësaj partie dhe qytetarëve të Kosovës, se LDK-ja nuk e ka ndryshuar kursin e saj politik. LDK-ja do të vazhdojë tu mbetet besnike deklarimeve të saja dhe se Republika e Kosovës nuk duhet të hyjë në bisedime me Serbinë për veriun dhe se kjo parti në asnjë rast nuk do të jetë pjesë e atij lloj dialogu. “Lidhja Demokratike e Kosovës është kundër bisedimeve për veriun dhe nuk do të jetë asnjëherë pjesë e dialogut për këtë pjesë të Kosovës”, ka thënë deputetja Bajrami, pasi ajo tha se për këtë çështje është konsultuar edhe me Kryesinë e LDK-së. Interpretimin e bërë nga disa media, Bajrami e quajti ‘spekulim’. BS
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi