Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Behgjet Pacolli, qytetar nderi i Korçës

Shko poshtë

Behgjet Pacolli, qytetar nderi i Korçës Empty Behgjet Pacolli, qytetar nderi i Korçës

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 23, 2012 10:07 pm

Behgjet Pacolli, qytetar nderi i Korçës


Behgjet Pacolli, qytetar nderi i Korçës Largea_behgjet-pacolli231353689597
Si njofton Zyra e zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli, të premten atij i është dorëzuar mirënjohja “Qytetar nderi i Korçës”, aktivitet ky i organizuar në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

“Në amfiteatrin e Universitetit Fan Noli të Korçës, mbushur me autoritete akademike, të zgjedhur lokalë dhe studentë, Pacolli, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja Mimoza Kusari-Lila, mbajti leksionin me titull “Korça në kuadër të Hapësirës Mbarëkombëtare të zhvillimit”, thuhet në njoftim.

Pacolli bëri thirrje për “njëmendësi”, “për një jetë mendore të përbashkët”, për një Korçë, “urë lidhëse në trekëndëshin Tiranë-Shkup-Selanik”. Ai kërkoi që Universiteti i Korçës të hartonte projekte që t’ia rikthenin Korçës rëndësinë e madhe ekonomike dhe kulturore në rajon, që ky Universitet të shndërrohej “në fuqi morale intelektuale”.

Më pas zëvendëskryeministri kosovar vizitoi muzeun e artit mesjetar dhe Shkollën e parë shqipe, ku ofroi një donacion për mirëmbajtjen e këtij tempulli të mësimit shqip. Ai vizitoi dhe “Birrën Korça”, një biznes emblemë të qytetit të Korçës.

Niko Peleshi, kryetari i baskisë së Korçës, e quajti nder që “Korça fitoi një bashkëqytetar të ri, në personin e zotëri Behgjet Pacollit, një personalitet të shquar të botës shqiptare, një patrioti të përkushtuar për Kosovën dhe kombin shqiptar, një shqiptari të madh”, kurse Pacolli tha se “ndihet i lumtur që merr një nderim të tillë nga Korça, një vatër e njohur e qytetërimit të hershëm dhe modern shqiptar, një qyteti që e ka ndihmuar Kosovën gjatë luftës së vitit 1999.

Vizita e tij në Shqipëri vijon me pjesëmarrje në Mbrëmjen gala të Albanian Excellence, ku ai do të marrë çmim si njëri ndër 100 personalitetet më të shquara të diasporës, në 100 vjetët e themelimit të shtetit shqiptar, përfundon komunikata.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi