Bashkimi është mrekullia që do të ndodhë
Faqja 1 e 1

Lirie Hajdari, BOTA SOT
“Ne kemi disa probleme në Shqipëri, por me kohë shpresoj se do të kalojnë. Ju ato probleme nuk i keni, vetëm mos lejoni të ndaheni. Le të mos kthehemi në ditën e kallashit”, porosit Lartmadhnia e Tij Mbreti Leka I
Lartmadhnia e Tij - Mbreti i shqiptarëve Leka I i ka porositur udhëheqësit institucionalë e politikë të Kosovës të mos lejojnë ndasi ndërmjet vete, duke thënë se bashkëpunimi dhe bashkimi ndërmjet tyre është forca më e madhe që ka Kosova.
Ai ka përkujtuar problemet në Shqipëri, ndërkaq është lutur të mos ketë kthim, siç u shpreh ai ‘në ditët e kallashit’. “Ne kemi disa probleme në Shqipëri, por me kohë shpresoj se do të kalojnë. Ju ato probleme nuk i keni, vetëm mos lejoni të ndaheni. Politika ka rrugët e veta, njerëzit kanë besimet e ndryshme dhe kjo kuptohet. Le të mos kthehemi në ditën e kallashit”, tha ai gjatë takimit me kryeministrin Hashim Thaçi. Mbreti Leka I, i cili po qëndron në Kosovë për të tretën ditë me radhë, bashkë me të birin Princin Leka II dhe një delegacion nga Oborri Mbretëror, shfaqi dëshirën për një integrim edhe më të madh të kombit shqiptarë, ndërsa ndihej i lumtur që Kosovën e sheh të pavarur. “Kur të vijë momenti dhe shpresoj të jem gjallë për ta parë, do të jetë një integrim ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, i cili do të jetë i mrekullueshëm për kombin shqiptar”, tha ai.
Kryeministri Hashim Thaçi, pavarësinë e Kosovës dhe hyrjen e Shqipërisë në NATO, i quajti momente historike jo vetëm për qytetarët e dy të vendeve, por edhe për rajonin, për të ardhmen integruese, për zhvillimin dhe mirëqenien sociale të qytetarëve, për çka falënderoj edhe Lartmadhërinë Mbretin Leka I për rolin aktiv që ka luajtur në këtë drejtim. Mbreti Leka I është njoftuar nga kreu i ekzekutivit për suksesin e arritur në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë, për njohjet e fuqishme, për progresin e arritur edhe në zhvillimin ekonomik, si dhe për hapat e rëndësishëm që janë bërë në reforma për t’u integruar sa më shpejt në strukturat euroatlantike. “Kosova është shtet funksional, një shtet efektiv me mbështetje të gjithanshme ndërkombëtare, me perspektivë të sigurt për integrime. Pavarësia ka sjellë paqe, stabilitet dhe bashkëpunim rajonal”, tha Kryeministri, duke mos harruar të përmendë edhe mbështetjen që Shqipëria i ka dhënë këtij procesi të rëndësishëm në vazhdimësi. I pari i Qeverisë nuk ka dashur të komentojë më shumë deklarimet në media të Oborrit Mbretëror se Mbreti Leka I ka ndihmuar luftën e UÇK-së, por theksoi se pa mbështetjen e plotë të Shqipërisë nuk do të ndodhte as liria e Kosovës. “Edhe Lartmadhëria ka menduar mirë vazhdimisht për Kosovën, për lirin dhe pavarësinë e Kosovës dhe çmoj kontributin e tij. Pavarësia e Kosovës është kontribut i gjithë shqiptarëve dhe çdo shqiptar duhet të ndihet mirë dhe krenar për kontributin e vet”, tha Thaçi, sipas të cilit pa mbështetjen e plotë të Shqipërisë nuk do të ndodhte as liria e Kosovës, një mbështetje politike, humanitare dhe diplomatike, kundër ushtrisë, policisë dhe administratës serbe në Kosovë.
Mbreti Leka Zogu I përmbyll sot vizitën e tij në Kosovë, duke marrë titullin “Qytetar Nderi” i komunës së Vitisë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Leka I shpallet qytetar nderi i Vitisë
Leka I shpallet qytetar nderi i Vitisë
Nga Express më 14.04.2009 në ora 15:58
Me motivacion “Kontribut për çështjen kombëtare” nën moton “Atdheu mbi të Gjitha” dhe për një Shqipëri të lirë, etnike e demokratike”, Pretendenti i fronit mbretëror, Leka Zogu i Parë, të martën u shpall qytetar nderi i Vitisë.
Për t’i uruar atij mirëseardhje, kishin dalë shumë vitias. Sipas agjencisë KosovaLive, Leka I, fillimisht ka qëndruar në fshatin Tërpezë, ku ka vizituar familjet e Ahmet dhe Hajrullah-Tërpezës, ish-luftëtarë të Luftës Nacional Çlirimtare Shqiptare.
Ndonëse ishte paraparë që Leka I të marrë pjesë në seancën solemne të Kuvendit Komunal, ku do të shpallej qytetar nderi i Vitisë, ai nuk ishte i pranishëm në seancë për shkaqe shëndetësore.
Kryesuesi i KK të Vitisë, Jakup Jahiri, bëri të ditur se në një seancë të jashtëzakonshme para tri ditësh, është marrë vendimi që të shpallet qytetar nderi Lartmadhëria e tij, me motivacion “Kontribut për çështjen kombëtare” me moton “Atdheu mbi të gjitha dhe për një Shqipëri të lirë, etnike e demokratike”.
“Ky nderim është një simbol që tregon të vërtetën, se shqiptarët edhe pse të ndarë në shtete të ndryshme, jemi një komb”, tha pas pranimit të çmimit, Princi Leka.
Kjo është hera e parë që Komuna së Vitisë shpall një qytetar nderi.

Similar topics
» Presidenti Pacolli: E ardhmja jonë është bashkimi kombëtar
» Rugova në Der Spiegel më 1990: Bashkimi me Shqipërinë është synim i yni i natyrshëm…. i gjithë trojeve shqiptare
» Është edhe një pyetje tjetër përveç kush është Nazim Bllaca. Kush është SHIK-u?
» Mrekullia e bukurisë
» Mrekullia dhe bukuria e dimrit!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi