Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"Kleqka", BE: Nuk pranojmë ndërhyrjen e politikës në gjyqësi

Shko poshtë

"Kleqka", BE: Nuk pranojmë ndërhyrjen e politikës në gjyqësi Empty "Kleqka", BE: Nuk pranojmë ndërhyrjen e politikës në gjyqësi

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 27, 2012 4:30 pm

"Kleqka", BE: Nuk pranojmë ndërhyrjen e politikës në gjyqësi


"Kleqka", BE: Nuk pranojmë ndërhyrjen e politikës në gjyqësi Largea_michaelmann1354011576
Pas deklaratave të krerëve të shtetit të Kosovës, për paraburgimin e Fatmir Limaj nga EULEX-i ka reaguar Michael Mann, zëdhënësi kryesor i Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Catherine Ashton.

“Respektimi dhe forcimi i sundimit të ligjit është pjesë thelbësore e rrugës së Kosovës drejt Bashkimit Evropian. Ndërhyrja politike në procese gjyqësore është e papranueshme, dhe ky është parim themelor i çdo shoqërie moderne dhe demokratike

Autoritetet e Kosovës kanë ftuar EULEX-in që të ndihmojë Kosovën, dhe ne presim që autoritetet e Kosovës ta mbështesin EULEX-in në këtë punë.

Bashkimi Evropian mbështet plotësisht punën e misionit të tij për sundimin e ligjit në Kosovë. EULEX-i dhe i gjithë stafi i tij, në veçanti gjyqtarët dhe prokurorët, kanë mbështetjen e plotë të njëzet e shtatë shteteve anëtare të BE-së”, thuhet në deklaratën e tij.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi