Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Urdhri “Nderi i Kombit”

Shko poshtë

Urdhri “Nderi i Kombit” Empty Urdhri “Nderi i Kombit”

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 28, 2012 1:03 am

Urdhri “Nderi i Kombit”


Urdhri “Nderi i Kombit” Largea_pres-nishani-dekorim271354032618
Presidenti Nishani nderon artistet Pagarusha e Mula


Presidenti i Republikës, Bujar Nishani nderoi me Urdhrin “Nderi i Kombit” këngëtaren e madhe shqiptare, Nexhmie Pagarusha dhe sopranon me famë botërore, Inva Mula.
Pagarusha e merr këtë nderim me motivacionin: “Artistes së shquar me zë të rrallë dhe interpretim virtuoz, që i dha shpresë dhe besim popullit shqiptar të Kosovës në vitet e vështira të pushtimit serbomadh dhe që i shtoi vlera dhe cilësi të reja kulturës shqiptare, duke u bërë pikë e rëndësishme referimi në historinë e saj”.

Urdhri “Nderi i Kombit” Pagarusha1


Dhe për sopramon sopranon e shquar shqiptare Inva Mula motivacioni “Figurë e shquar e artit dhe kulturës shqiptare, e cila me zërin, artin dhe interpretimin e jashtëzakonshëm pushtoi skenat më prestigjioze botërore, duke u bërë, njëherazi, një dritë në terrin informativ të botës për Shqipërinë e duke u shndërruar në imazh të vlerave të saj, si një vend me kulturë të lashtë, me histori, dhe me tradita të pasura”.
Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast në Presidencë ishin të pranishëm Ministri Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi, personalitete të shquara të artit klasik, të kulturës dhe të skenës shqiptare, si dhe miq e të afërm të artisteve të madha.



Urdhri “Nderi i Kombit” Inva1
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi