Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Prishtina feston 100 vjetorin e Pavarësisë me "bukë e kripë"

Shko poshtë

Prishtina feston 100 vjetorin e Pavarësisë me "bukë e kripë" Empty Prishtina feston 100 vjetorin e Pavarësisë me "bukë e kripë"

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 28, 2012 4:52 pm

Prishtina feston 100 vjetorin e Pavarësisë me "bukë e kripë"


Prishtina feston 100 vjetorin e Pavarësisë me "bukë e kripë" Largea_prishtina-buke1354107638
Nuk ka ndonjë dallim të madh të festimit të 100 vjetorit të pavarësisë në Prishtinë, nga festat tjera.
Sheshi “Nëna Tereze” është i mbushur me njerëz të cilët jo rrallë po frikësohen nga krismat e mjeteve piroteknike që po hedhen nga fëmijët.
Rruga kryesore e kryeqytetit po i ngjan edhe një panairi për shitjen e prodhimeve vendore, veshje e punëdore tradicionale me simbole kombëtare.


E gjithë kjo ndërkaq ka shërbyer edhe si ditë fitimprurëse për shitësit ambulantë.
Edhe sot, gjatë festës shiten flamuj e tullumbace me simbole kombëtare.
Një dallim nga kremtet tjera është numri i madh i flamujve kuq e zi.
Përveç me këto dy ngjyra pati edhe një përpjekje të vogël në Prishtinë për ta kopjuar festën në Tiranë.
Derisa atje u gatua një tortë 4 tonëshe, kosovarët shërbyen një buke prej 100 metrash.


Për të u shpenzuan 130 kg miell të bardhë, 97 miell thekre, 140 litra ujë, 7.5 kg maj buke, 4.8 kripë.
* * * *
Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, është veshur kuq e zi me simbolet kombëtare, për të shënuar 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Në rrugë, në ballkone, makina dhe veshje dominon ngjyra kuq e zi, duk krijuar atmosferë festive kudo.


Që nga fillimi i muajit nëntor, Prishtina është zbukuruar me flamuj kombëtar. Qytetarë të shumtë janë veshur me ngjyra kuq e zi, duke stolisur edhe shtëpitë e tyre me simbole kombëtare.

Në rrugët e kryeqytetit dëgjohen këngë shqiptare, makinat janë mbuluar me flamuj dhe lokalet kanë filluar të mbushen me qytetarë, për të filluar ditën festive. Ndërkohë, Arbëri i vogël i mbuluar i tëri me flamurin kombëtar, feston ditëlindjen e tij në qendër të Prishtinës, duke u ndier krenar që kjo përkon me shpalljen e pavarësisë së shtetit shqiptar.

Çdo gjë është kuq e zi, në ballkone, institucione të shumta, në ambientet e shtëpive janë vendosur simbolet kombëtare, si flamuj, plisa të bardhë, emblema, veshje me motive kombëtare si dhe kapakë të shisheve e gota me shqiponjë. Në disa lokale, kamerierët shërbejnë me plisa të bardhë.

Kjo atmosferë kuq e zi në kryeqytet është krijuar nga vetë banorët e Kosovës, duke vendosur prej ditësh flamujt kombëtar në ballkone, dritare e kudo. Prishtina është kryeqendra e Kosovës, që ka filluar aktivitetet nën petkun kuq e zi, për festimin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi