Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiptarët kremtojnë jubileun, festime në Vlorë dhe Tiranë

Shko poshtë

Shqiptarët kremtojnë jubileun, festime në Vlorë dhe Tiranë Empty Shqiptarët kremtojnë jubileun, festime në Vlorë dhe Tiranë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 29, 2012 12:40 pm

Shqiptarët kremtojnë jubileun, festime në Vlorë dhe Tiranë

Shqiptarët kremtojnë jubileun, festime në Vlorë dhe Tiranë Largea_rita-november-29-0-36-851354146905
Shqipëria mbush sot 100 vjet pavarësi. Bota Sot uron të gjithë shqiptarët Gëzuar Festën e Flamurit!


(I plotësuar) - Sapo kanë rënë akrepat sipër njëri-tjetrit në 00.00, Shqipëria ka shkëlqyer qiellin e saj për të shenjuar shekullin e ri të Pavarësisë, fillimin e 200 vjeçarit. Në të njëjtën kohë hedhja e fishekzjarreve ka filluar edhe në Prishtinë, në shenjë të frymës së bashkimit kombëtar në një shtet.

Koncert madhështor, Rita Ora ndez Tiranën







Rita ORA, këngëtarja nga Kosova me famë botërore, ka filluar përformimin në koncertin e madh të organizuar në Tiranë për nder të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Rita, rreth orës 23:20, është ngjitur në skenë se bashku me kryeministrin, Sali Berisha, ndërsa masa ka shpërthyer në brohoritje dhe ovacione të pandërprera.

Më pas, Berisha e ka lënë Ritën në skenë, për të kaluar te publiku.

Rita ka uruar popullin shqiptar për festën e 100 vjetorit të Pavarësisë dhe ka falënderuar të gjithë për përkrahjen.
Ajo ka ardhur si e ftuar speciale për koncertin që është mbajtur në sheshin “Nënë Tereza”.

Rita ka kënduar për publikun shqiptar falas duke kërkuar vetëm kushte optimale për përfomancën e saj.
Ajo përsëri e ka bërë me dy duart e saj simbolin e shqiptarëve, shqipen.

Rita Ora, e cila performoi për publikun shqiptar tri këngët e saj më të njohura. Ndonëse është rritur e zhvilluar muzikalisht në Britani të Madhe, Rita Ora nuk harron asnjëherë rrënjët e saj shqiptare. Pas vizitës që i bëri vendlindjes së saj, Kosovës, ku realizoi videoklipin e këngës "Shine ya light", Rita ka shëtitur në Australi e SHBA, duke realizuar shumë koncerte promovuese, pa harruar të përmendë origjinën e saj shqiptare.


Ceremonia në Pallatin e Brigadave, përshëndesin Martens, Nishani e Jahjaga

Aktivitetet për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë kanë vijuar me pritjen zyrtare që organizoi kreun i shtetit shqiptar, Bujar Nishani. Në këtë ceremoni morën pjesë shtetarë, politikanë, përfaqësues të trupit diplomatik dhe të besimeve fetare.

I pari që përshëndeti këtë aktivitet ishte kryetari i Partive Popullore Europiane Wilfried Martens, i cili shprehu besimin e tij se ardhmja e Shqipërisë është në BE.
Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, Martens përshkoi përmbledhtazi historikun e Shqipërisë, ndër vite.

"Është një nder i madh që jam këtu, për t’u bashkuar në festën tuaj. 100 vjet më parë baballarët shtetformues të vendit tuaj deklaruan Pavarësinë e Shqiëprisë. Shqipëria ka një histori të madhe dhe do donte shumë kohë. Ajo është sulmuar dhe pushtuar, kaloi në një diktaturë të egër. Por sot Shqipëria është e lirë dhe e pavarur. Shqiptarët kanë treguar se mund t’i dalin mbanë”, u shpreh ai.

Në vlerësimin e tij, demokracia në vendin tonë është zhvilluar dhe fuqizuar, duke dhënë shembull se populli shqiptar sot shijon demokracinë.

“Familja politike europiane PPE, është krenare që ka edhe PD pjesë të saj. Më lejoni tu drejtohem të gjithëve, përtej këndvështrimeve politike, jam një mik europian i një Shqipërie europiane. Jam shumë kërkues nga Shqipëria dhe këto për një arsye të vetme se Shqipëria ka një rol të madh për të luajtur në rajon dhe është në rol i rëndësishëm. Do citoj fjalë nga fjalimi i Sekretares Amerikane të Shteti gjatë viztës në Tiranë: Ke ky jubile nuk është për të kaluarën, por është një sfidë për të ardhmen. Tashmë nuk mund të ndaloni dot. Keni potencial të madh për tu shndërruar në shembull për rajonin”, nënvizoi Martens.
Por nga ana tjetër, kreu i PPE-së parashtroi dhe sfidat që ka përpara Shqipëria drejt perspektivës evropiane.
Shqipëria ka një perspektivë evropian, nuk ka asnjë dyshim për këtë. Perspektiva është e qartë. Përparimet drejt BE janë bindëse dhe KE i ka njohur ato, gjithsesi sfidat që do të përballeni do të jenë më të mëdha. Keni ndërtuar demokracinë dhe duhet ta konsolidoni në zgjedhjet e ardhshme që do të jenë të lira e të ndershme.
Keni ngritur institucione të forta dhe demokracia është një garë dhe gjithsekush ka një rol të veçantë për të luajtur. Të gjithë duhet të respektojnë këtë garë dhe që duhet luajtur në kuadrin ligjor, në parlament e jo në rrugë. Por duhet të luftoni korrupsionin, duhet ta zhdukni atë sepse është një sëmundje ngjitëse”, u shpreh Martens.

E në fund të fjalës së tij, Martens nuk kishte sesi të mos jepte një mesazh pozitiv jo vetëm për të pranishmit por dhe për të gjithë qytetarët shqiptarë.
“Gjendem para jush plot shpresë, jam i sigurt se udhëheqja e tanishme do e bëjë punën e vështirë për integrim. Anëtarësimi është udha e vetme. E ardhmja e Shqipërisë në BE është në duart tuaja. Së bashku do të përballojmë sfidat e dekadave të ardhshme”, përfundoi kreu i PPE.

Nishani: Jemi shumë më të hershëm se këto 100 vite

Shqiptarët kremtojnë jubileun, festime në Vlorë dhe Tiranë Pres-nishani-fjala-3
Presidenti, Bujar Nishani ka përshëndetur të pranishmit në këtë ceremoni, përmes një fjalimi, në të cilin kreu i shtetit shfaqi krenarinë e tij për historinë e kombit shqiptar.
“Në festojmë 100 vjetorin, por ne jemi shumë më të hershëm se këto 100 vite. E vërteta është se gjatë ekzistencës tonë, ne shqiptarët nuk është se kemi zbuluar gjëra të mëdha, por kemi rrënjë pellazge, histori ilire me mbretër e perandor që ndikonin rrjedhat e historisë antike. Kemi gjuhën e mrekullueshme shqipe, që është nga më të zhdërvjelltat, nga më të bukurat, që siç është provuar, është më e vjetra e gjuhëve që flitet. Kemi qënë jemi e do jemi vigjilues të rreptë të civilizimit perëndimor. Kemi Gëten tonë, Lasgush Poradecin, kemi Kadarenë, jemi pjesëtarë të NATO-s, jemi kontribues në vendosjen e paqes. E gjithë historia jonë është plot fluturime e rrëzime të pafundme, pas çdo rrëzimi jemi ngritur gjithmonë e më fortë”, u shpreh Nishani, gjatë fjalës së tij.
Ndërkohë që përpos këtyre vlerësimeve, kreu i shtetit nuk përjashtoi nga lista dhe të metat.
“Po të meta a kemi? Sigurisht. Ashtu si gjithë te tjerët kemi edhe ne grindavecët, sherrxhinjtë, dembelët. Por ne shqiptarët kemi një avantazh të madh, nuk i bëjmë keq askujt. Ne gjithë duam rrugën tonë, aeropiortin tonë, prokurorin tonë. Por dua ta theksoj ne jemi vendi me dëshirën më të madhe për t’iu bashkuar Europës”, vlerësoi Presidenti.
Këtë ceremoni e përshëndeti dhe Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga, e cila evidentoi vlerat e popullit shqiptar.
“Në këtë 100 vjetori ne nderojmë sakrificën e brezave. Ka përfunduar koha e urrejtjes mes fqinjëve, ndaj duhet të bashkëpunojmë në paqe me fqinjët”, u shpreh ajo.
Në fund të fjalimeve, shtetarë, politikanë, përfaqësues të trupit diplomatik dhe të besimeve fetare, të gjithë trokitën gotat në ceremoninë e kremtimeve të festës së 100 vjetorit të Pavarësisë.


Shqiptarët kremtojnë jubileun, festime në Vlorë dhe Tiranë Bs-November-28-21-46-27pallatikong3Berisha dhe zonja Liri Berisha ndjekin koncertin festiv "Rrugëtimi i kombit", në Pallatin e Kongreseve
Koncerti jubilar "Rrugëtimi i Kombit" në Pallatin e Kongreseve

Në një atmosfere me të vërtetë festive është mbajtur koncerti jubilar "Rrugëtimi i Kombit" në Pallatin e Kongreseve, ku interpretuan artistët më në zë shqiptarë, të famshëm edhe në skenat botërore.
Mbrëmja madhështore nën skenografinë kuq e zi të Pallatit të Kongreseve, ideuar nga Gaettano Castelli, ku në qëndër valvitej flamuri shqiptar, u interpretua i pari Himni Kombëtar.
Më pas vijuan këngë të tjera patriotike, nën dirigjimin orkestral të 100 instrumentistëve nga Zhani Ciko.
E para në skenë u ngjit sopranoja me famë botërore, Inva Mula e më pas baritoni shqiptar, Gëzim Myshketa, qe interpreton në skenat më në zë operistike, i cili solli “Për ty atdhe” të Pjetër Gacit.
Orkestra me 100 instrumentistë dhe 100 koristët interpretuan më pas këngë të njohura patriotike.
Këngëtarët më të famshëm lirik të cilët drithërojnë zemrat e publikut aristokrat botërorë, janë bërë së bashku në koncertin madhështor të 100 vjetorit të Pavarësisë. Përmes zërave të mrekullueshëm si sopranoja Inva Mula, tenori Saimir Pirgu, Gezim Myshketa, publiku shqiptar ka patur mundësinë të dëgjojë një repertor të zgjedhur të ajkës së krijmtarisë lirike shqiptare si, Prenk Jakova, Pjeter Gaci, Cesk Zadesë, Nikolla Zoraqit, Avni Mula, Feim Ibrahimi.
Nën drejtimin e orkestrës nga mjeshtrat si Bujar Llapaj, Zhani Ciko, Ermir Krantja dhe Suzana Turkut.
Nuk kane munguar edhe këngët polifonike nga grupi i Himarës, gërshëtimi i muzikës së mrekullueshme lirike me performancën e trupës së baletit u mirëprit nga publiku.
Tenori Saimir Pirgu ka rrëqethur të pranishmit me këngën "Shqipëria ime".
Spektatori për rreth dy ore ka shijuar muzikën më të zgjedhur shqiptare duke përshkruar rrugëtimin e kombit shqiptar në pentagram.
Të gjithë artistët së bashku kanë përmbyllur suksesshëm mbrëmjen gala si një akademi solemne e muzikës lirike shqiptare.


100 vjetori i Pavarësisë, u organizua parada e Forcave të Armatosura

Shqiptarët kremtojnë jubileun, festime në Vlorë dhe Tiranë 381577_471745499543303_1719125719_n-1
Ka nisur në shesh parada e Forcave të Armatosura në kuadër të festimeve të 100 vjetorit të Pavarësisë. Në këtë ceremoni të veçantë marin pjesë personalitete të lartë të shtetit shqiptar, Kosovës, ambasadorë e diplomatëve të shumtë. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, i cili u këndua njëzëri nga të gjithë qytetarët që ndodhen në shesh, fjalën e mori i pari kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Urime për 100 vjetorin e Pavarësisë, për festën e flamurit. Ndihemi krenarë për arritjet e deri sotme, ndaj duhet ta mbajmë lart flamurin e kombit tonë. Ndihemi krenarë që Shqipëria është anëtare e NATO, por duhet të ecim përpara që të jemi të bashkuar në Bashkimin Europian”, vlerësoi Thaçi.


Berisha: Gëzuar 100 vjetorin e kombit dhe të dheut tonë

Shqiptarët kremtojnë jubileun, festime në Vlorë dhe Tiranë Berisha-gezuar-100vj
Kryeministri Berisha erdhi përpara të pranishmëve dhe Forcave të Armatosuave me një fjalim ku përshkrimi i figurave dhe vlerave historike erdhi me superlativa. Duke u uruar shqiptarëve festën e madhe të kombit dhe dheut tonë, Kryeministri Berisha shprehu falenderime për praninë e miqve të Shqipërisë, në këtë festë kaq të rëndësishme për historinë e vfendit.
“Qytetarë të 100 vjetorit të Pavarësisë, sot është dita e Flamurit, altari ku dhanë jetën për liri dhe pavarësi mijëra dëshmorë të kombit tonë. Këtë vit ne së bashku kemi nderuar të rënët tanë në betejat dhe luftrat ndër vite, lavdi të rënëve të kombit shqiptar. Në këë vit kemi nderuar më shumë se kurrë prijësit tanë, Ismail Qemailin babain e pavarësisë dhe themeluesin e shtetit shqiptar, Hasan Prishtinën arkitektin e pavarësisë, Isa Boletinin, Robinhudin shqiptar. Nder për jetë Ismail Qemal Vlorës, burrit të shquar të kombit shqiptar. Sot në 100 vjetorin e Shqipërisë së pavarur dua të përulem me nderimin më të madh ndaj qytetarit shqiptar që përgjatë këtij kalvari historik je gjithcka, je Zot i kësaj toke. Kjo është dita jote shqiptar dhe shqiptare e thjeshtë, sepse ti edhe në kohët më të vështira armët nuk i lëshove kurrë nga dora , si feniks e ngrite në rrjedhën e kohës. Ti je Skëndërbeu i përjetshëm i shqiptarëve. Ju me mundin, djersën, gjakun tuaj, krijuat këtë vend dhe bëtë që vendi juaj që vetëm 20 vite më parë të renditej si vendi më i varfër në botë të ngrihet si feniksi krenar mes vendeve tjera”, vuri në dukje Berisha.


Shqiptarët kremtojnë jubileun, festime në Vlorë dhe Tiranë 9697_471745856209934_738366095_n
Shqiptarët kremtojnë jubileun, festime në Vlorë dhe Tiranë 12561_471745599543293_1015220732_n
Shqiptarët kremtojnë jubileun, festime në Vlorë dhe Tiranë 205451_471745609543292_292266684_n
Shqiptarët kremtojnë jubileun, festime në Vlorë dhe Tiranë 28779_471745532876633_1961742220_n
Shqiptarët kremtojnë jubileun, festime në Vlorë dhe Tiranë 390264_471745576209962_1576876591_n
Po në këtë linjë, kreu i qeverisë shqiptare nënvizoi se “dita e 100 vjetorit të Pavarësië është dita e qytetarit shqiptar, e besimit te Krishti e Muhamedi, tolerancës së shkëlqyer fetare”.
“Shqiptarë unë ndjehem krenarë me ju, Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja!”, uroi Berisha në këtë ditë të madhe qytetarët e Shqipërisë.


Shqiptarët kremtojnë jubileun, festime në Vlorë dhe Tiranë 31545_471679029549950_463984239_n
Berisha: Lindja e Shqipërisë, më e vështira në kontinent

Kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur krerët e të gjitha vendeve të cilat ndodhen në Shqipëri për të marrë pjesë në kremtimet e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Shqiptarët kremtojnë jubileun, festime në Vlorë dhe Tiranë November-28-19-23-597
Në drekën e shtruar
për nder të tyre, kryeministri Berisha theksoi se Shqipëria u është mirënjohëse të gjitha vendeve për ndihmën që i kanë dhënë vendit tonë në këta 100 vjet.

“Është një nder i vecantë t`ju përshëndes ju përzemësisht për praninë tuaj në këtë ditë historike të kombit shqiptar. Dua të shpreh mirënjohjen time më të thellë ndaj jush që na keni nderuar kaq shumë me ardhjen tuaj, ndaj vendeve dhe kombeve tuaj mike ndaj të cilave ndihemi të detyruara. Sot ne kremtojmë 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë e cila ka qënë një ndër lindjet më të vështira të kontinentit” -tha Berisha.

Gjithashtu kreu i qeverisë ka renditur të gjitha arritjet e Shqipërisë dhe kombit shqiptar në këtë 1 shekull pavarësi.


Shqiptarët kremtojnë jubileun, festime në Vlorë dhe Tiranë Pp_833980811_n
Mijëra shqiptarë nga të gjitha trevat festojnë në Tiranë

Mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqipfolëse kanë zgjedhur Tiranën për të festuar 28 nëntorin, festën e të gjithë shqiptarëve. Pjesë të veshjeve të tyre janë pa dyshim edhe simbolet kombëtarë, qeleshet, shallët, bluzet e tjerë.

Grupe të ndryshme, ansambli të këngëve dhe valleve popullore i kanë shtuar gëzimin dhe harenë kryeqyetit.

Nuk ka munguar as radha e gjatë për të parë armët origjinale të heroit tonë kombëtar Skendërbeut të cilat janë të ekspozuara në Muzeun historic Kombëtar.

Atmosfera festive dhe përjetimi i kësaj ditë nga të gjithë shqiptarët po ndiqet dhe po përcillet edhe nga mediat e huaja.

Torta historike e pavarësisë është një nga gjërat që ka tërhequr vëmendjen e të gjithë vizitorëve të cilët janë afruar praën shkallëve të teatrit kombëtar të operas dhe baletit që në orët e para të mëngjesit. Ndërsa qytetarët përvec urimit për pavarësinë nuk kanë nguruar të shprehin krenarinë e të qënit shqiptar.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqiptarët kremtojnë jubileun, festime në Vlorë dhe Tiranë Empty Re: Shqiptarët kremtojnë jubileun, festime në Vlorë dhe Tiranë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 29, 2012 12:50 pm

Shqiptarët kremtojnë jubileun, festime në Vlorë dhe Tiranë M_813612974_n
Pritet torta gjigante në Tiranë


Kryeministri Berisha, presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryebashkiaku Lulzim Basha ka prerë në mënyrë simbole tortën gjigande të Pavarësisë.
Torta gjigande prej 550 m2 e cila peshon 2 ton do tu serviret kryeqytetasve për t`i ëmbëlsuar në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Kreu i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka falenderuar 200 pastiçieret dhe qindra bizneset që ndihmuan në përgatitjen e asaj që ai e ka cilësuar torta më gjigante e ndërtuar ndonjëherë.


Shqiptarët kremtojnë jubileun, festime në Vlorë dhe Tiranë 485017_471678722883314_1326730297_n
Shqiptarët kremtojnë jubileun, festime në Vlorë dhe Tiranë 29623_471678866216633_975602320_n


“Torta është e mjaftueshme sa për dy sheshe “Skënderbej” dhe do të shpërndahet kudo” tha Basha.
Një fjalim të shkurtër ka mbajtur edhe kryeministri Sali Berisha i cili i ka uruar të gjithë shqiptarëve edhe 1 mijë vite të bashkuar.
“Gëzuar 28 nëntorin ditën e shqipërisë së pavarur. Edhe 100 vite, 1 mijë vite të bashkuar më shumë se kurrë. Gëzuar” tha Berisha.
Torta gjigande është vendosur përpara Teatrit të Operas dhe Baletit ka të shkruar vitin 1912 u shpall pavarësia si dhe shqiponjën dykrenare.
Gjithashtu pastiçierët kanë përdorur shegë dhe ullinjtë për dekorin e saj ndërsa shqiponja është e përbërë nga çokollata.


Shqiptarët kremtojnë jubileun, festime në Vlorë dhe Tiranë 100vj-tir-1
Tirana në këtë 28 nëntor përveçse kuq e zi, ka qenë edhe kryeqyteti i të gjithë shqiptarëve.


100 vjet pavarësi, Nishani: Të bashkuar në flamur, Gjika: Bashkim kombëtar

Ceremoni madhështore në Vlore me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.Ngritja e flamurit në shenjë simbolike në këtë ditë të shënuar mblodhi në Vlorë krerët e shtetit dhe politikës shqiptare, ndërsa në shesh ndodhen me qindra e mijëra qytetarë jo vetëm nga Vlora dhe qytetet rrotull, por nga të gjitha trojet shqiptare.

Festa e madhe e Pavaresise eshte kthyer ne nje dite pelegrinazhi per te gjithe ata qe ndihen patriote, atdhedashes qe e duan dhe e nderojne token tone. Ashtu sikurse nje shekull me pare, edhe sot ne Vlore kane ardhur 'delegatet' nga qarqet e Shqiperise, por edhe nga Kosova. Disa prej tyre madje e kane nisur prej ditesh rrugetimin me kuaj dhe kane mberritur ne Vlore ne kete dite te madhe.

Shqiptarët kremtojnë jubileun, festime në Vlorë dhe Tiranë Kkk11_1349645871_n
Nishani: Ta mbajnë të paprekur flamurin tonë
Presidenti i Republikës Bujar Nishani në fjalën e tij në ceremonën e zhvilluar në sheshin e Flamurit ka shprehur nderim dhe mirënjohje për sakrificat e atyre që bënë të mundur krijimin e shtetit shqiptar.
Edhe kreu i shtetit e ka vënë theksin tek bashkimi në flamurin kuq e zi në këtë 100 vjetor të shqiptarëve, dukee mabjtuir të paprekur flamurin kombëtar.
“Sot kemi shpresa të mëdha ne shqiptarët. Ne dhe Flamuri ynë jemi të pandarë dhe të pandashëm si materia dhe lënda dhe toka dhe qielli jemi një me flamurin. Ta mbajnë të paprekur flamurin tonë”- theksoi Nishani.


Duke uruar të gjithë shqiptarët për këtë ditë të madhe presidenti falenderoi në mënyrë të veçantë mesazherët e Kosovës, që sipas tij kalorësit sjellin mesazhin e bashkimit kombëtar.

Shqiptarët kremtojnë jubileun, festime në Vlorë dhe Tiranë ENovember-28-15-21-57foto3-1
Gjika: Bashkim vëllazëror në të gjitha dimensionet
Kryebashkiaku i Vlorës Shpëtim Gjika ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e pavarësisë dhe ka shprehur falënderimet për të gjithë ata që kanë nderuar Vlorwn, kryeqytetin historik i shqiptarëve, me praninë e tyre këtë datë nga të gjitha trevat. Në fjalën e tij Gjika theksoi se ky 100 vjetor të jetë një moment reflektimi për të celur perspektivën e së nesërmes për të përmirësuar projektin e firmëtarëve të pavarësisë. “Misionarët e politikës kanë detyrë të punojnë më përkushtim të madh, të shkruajmë historinë e re të shqiptarëve pa pasur nevojë ta rishkruajmë atë”- theksoi Gjika.
Ai apeloi për një bashkim kombëtar dhe vëllazëror në të gjitha dimensionet,si ajo që po ndodh sot në Vlorë. “Bashkim vëllazëror në të tëra dimensionet, bashkim kombëtar si proces kombëtar, vullnetesh e fuqish të pashterura. Shembull i këtij bashkimi është edhe ajo që po ndodh sot në Vlorë.
Një falënderim të madh ai shprehu për Vlorën që ia doli të jetë sërish në lartësinë e detyrimit historik për ta festuar me dinjitet këtë 100 vjetor


Ceremonia e ngritjes së Flamurit
Nën tingujt e himnit kombëtar dhe në praninë e mijëra njerëzve të mbledhur në Sheshin e Flamurit është zhvilluar ceremonia e ngritjes së flamurit nga Presidenti i republikës Bujar Nishani. Më pas ceremonia vijoi me homazhet e kryera në Monumentin e Ismail Qemalit.


Shqiptarët kremtojnë jubileun, festime në Vlorë dhe Tiranë November-28-15-19-57foto7
Berisha dhe Rama shtrëngojnë duart
Pavarësisht ndasive politike, politika shqiptare duket e bashkuar në festimet për 100 vjetorin e Pavarësisë në Vlorë. Në momentin e mbërritjes në qytetin e Vlorës kryeministri Sali Berisha ka shtrënguar duart me kreun e opozitës Edi Rama, duke i uruar festën e Pavarësisë.


Vlorë, mbërrin koka e “Ismail Qemalit’
Kur ende pa nisur ceremonia zyrtare në Vlorë, një element shumë i bukur i festës është edhe mbërritja e një busti me kokën e Ismail Qemalit, që transportohej me një karrocë. Nuk dihet ende se ku do të vendoset ky bust. Mësohet se është sjellë nga disa tregtarë me origjinë nga Skrpari, dhuratë për ditën e Pavarësisë!


Personalitete shqiptare në Vlorë
Vlora në festë, mbërrijnë personalitetet nga Shqipëria, Kosova. Ish-presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, Bexhet Pacolli kanë shkuar mëngjesin e sotëm në Vlorë për të marrë pjesë në festimet e Pavarësisë. Ndërkohë që forca të shumta politike shqiptare ndodhen atje tashmë. Kreu i shtetit shqiptar Bujar Nishani i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.


Shqiptarët kremtojnë jubileun, festime në Vlorë dhe Tiranë Vlore2099960552_n
Personalitete të huaja mbërrijnë në Tiranë
Kryetari i Parlamentit italian Gianfranco Fini është ndër të parët personalitete të lartë të ftuar në Shqipëri me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë. Kryeparlamentari Italian Fini mbërriti në orët e para të mëngjesit të Tiranë dhe pritet të marrë pjesë në aktivitetet që do mbahen në kryeqytet me këtë rast.


Personalitete të tjera të cilët kanë mbërritur në Tiranë kanë nënkryetarët e parlamentit Austrisë, Bullgarisë, nënkryetarët e parlamentit Polonisë, Marokut, parlamentarë nga Franca, Pakistani, Jordania

Parlamentarët kanë mbërritur në Tiranë me ftesë të kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli për 100 vjetorin e Pavarësisë.

Axhenda e festimeve në Vlorë
Ceremonia nis me ngritjen e flamurit në Vlorë. Homazhe në Monumentin e Pavarësisë dhe Vendosje kurorash në varrin e Ismail Qemalit. Gjithashtu do të mbajnë një fjalë përshëndetëse Presidenti Bujar Nishani dhe kreu i bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika.


10.00 Ngritja e flamurit në Vlorë. Homazhe në Monumentin e Pavaresisë dhe Vendosje kurorash në Varrin e Ismail Qemalit.
10.25 Fjala pershendetese e Kryetarit te Bashkise se Vlores
10.30 Fjala e Presidentit te Republikes Sh.T.Z. Bujar Nishani.


Shqiptarët kremtojnë jubileun, festime në Vlorë dhe Tiranë 306031_438777786171709_1194040624_n
Ceremonitë në Tiranë
11:00 Ceremonia e prerjes së tortës (Vendndodhja: TKOB)
Hedhja e parashutistëve me Flamurin Kombëtar RRUGA “MURAT TOPTANI”
13.00 Ceremoni vendosje kurorash në Monumentin “Nënë Shqipëri”
14.00 Dreke e shtruar nga Kryeministri për nder të të ftuarve
15.30 Parada e forcave te armatosura ne Sheshin Skenderbej
Paraqitet forca nga Komandanti i Pergjithshem i Forcave te Armatosura.


17.30 Përurimi i Monumenti te Pavarësisë, Parku Rinia
18.30 Koncert Jubilar “Rrugetimi i Kombit” në Pallatin e Kongreseve.
19.45 Koncert në Sheshin “Nënë Tereza”
20.30 Pritje Zyrtare në Pallatin e Brigadave dhënë nga Presidenti i
Republikës Bujar Nishani.


Masat e Policisë për mbarëvajtjen
Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së veprimtarive që do të zhvillohen në kuadër të 100- vjetorit të Pavarësisë në kryeqytet, ka hartuar një plan të posaçëm, ku janë përcaktuar masa të detajuara dhe një sërë detyrash konkrete, të cilat po implementohen nga strukturat në varësi.


Në kuadër të këtyre masave më datë 28 Nëntor 2012, nga Bashkia e Tiranës do të organizohen një sërë aktivitetesh si dhe përgjatë “Sheshit Skënderbej”, do të zhvillohet Parada Ushtarake në segmentin rrugor sheshi "Rilindja", përgjatë Rrugës së Durrësit deri tek sheshi “Skënderbej” në intervelin kohor ora 10.00 deri në orën 18.00.

Ndërkohë, do të bëhet bllokimi dhe kufizimi i lëvizjes së mjeteve në segmentet të rrugëve si më poshtë ;

• Nuk do lejohet parkimi dhe levizja automjeteve nga sheshi “Rilindja” deri tek sheshi “Skenderbej”
• Do bëhet bllokimi e levizjes se mjeteve dhe nuk do lejohet parkimi i mjeteve ne segmentin rrugor të rruges “Bardhok Biba”.
• Do behet bllokimi e levizjes se mjeteve dhe nuk do lejohet parkimi i tyre ne segmentin rrugor të rruges “Urani Pano”.
• Do behet bllokimi e levizjes se mjeteve ne segmentin rrogor nga kryqezimi i rruges “Barrikada” me rrugën “Dibrës”, deri tek sheshi “Skenderbej”.
• Do behet bllokimi e levizjes se mjeteve ne segmentin rrogor nga Kryqezimi i rruges “Luigj Gurakuqi” me rrugen e Barrikadave (tek kryqezimi i 9-katsheve), deri tek sheshi “Skenderbej”.
• Do bllokohet levizja e mjeteve ne segmentin rrugor Kryqezimi i Bulevardit “Zogu i Pare” me rrugen ‘Fortuzi” deri tek sheshi “Skenderbej”.
• Bllokohet segmenti rrugor nga kryqezimi i Bulevardit “Deshmoret e Kombit’ me Minsitrisne e Mbrojtjes deri tek sheshi “Skenderbej”.
• Bllokohet sekmenti rrugor nga kryqezimi i rruges se “Kavajes” me rrugen “Kont Urani” deri tek sheshi “Skenderbej”.
• Do kete kufizime te levizjes se mjeteve pergjate Bulevardit “Deshmoret e Kombit”, Photo point me personazhe historike dhe rreth 100 animatore te veshur me veshje popullore e personazhe te lidhura me festen te cilet do te organizojne lojra dhe shperndajne flamur.


Nga ora 18.00 deri ne 22.00 do behet bllokimi i levizjes se mjeteve dhe nuk do lejohet parkimi i mjeteve ne segmentin rrugor nga kryqezimi i Bulevardit “Deshmoret e Kombit” me Bulevardin “Bajram Curri” (nga Ura e Madhe e Lanes) deri tek sheshi “Nene Tereza” (per koncertin permbylles ne sheshin “Nene Tereza").

Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë duke falenderuar qytetarët për bashkëpunimin, kërkon mirëkuptimin e tyre, në mënyrë që të kufizojnë sa më shumë të jetë e mundur qarkullimin me automjete gjatë këtyre ditëve.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi