Tonelata barnash me afat të skaduar
Faqja 1 e 1
Tonelata barnash me afat të skaduar
Tonelata barnash me afat të skaduar
Xhavit Gaxherri, BOTA SOT
Gjendje alarmante në shëndetësi
Barnat me afat të skaduar të hedhura mbrapa kontejnerëve!
Për dhjetë vjet nuk është ndërmarrë asnjë aksion nga institucionet e Kosovës për asgjësimin e barnave me afat të skaduar edhe pse llogariten se janë më tona barna të cilat paraqesin rrezik për shëndetin e njeriut dhe ndotjes së mjedisit.
“Në Kosovë konsiderohen se janë mbi 100 tonë barna më afat të skaduar të grumbulluara që nga paslufta të cilat sjellin rrezik permanent për shëndetin e njerëzve dhe ambientin në përgjithësi”, thotë Ejupi.
Kryesuesi i Komisionit për Asgjësimin e Produkteve Medicinale nga MMPH-ja, Enver Tahiri, thotë se ministria që e përfaqëson ai jep pëlqimin për realizimin e projektit dhe njëkohësisht monitoron punën e kompanisë kontraktuese për grumbullim dhe asgjësim.
Që nga paslufta në Kosovë kanë ardhur me tonelata barnash me afate të skaduara nga donacione të ndryshme botërore, rreth së cilave deri më tani nga institucionet e Kosovës nuk është ndërmarr asnjë aksion për grumbullimin dhe asgjësimin e tyre. Nga zyrtarë institucionesh që merren me produkte medicinale, vlerësohet se produktet e tilla i kanë ardhur Kosovës me arsyen e vetme që vendet e mundshme t’iu ikin shpenzimeve për asgjësim të tyre, duke ia dhuruar vendit tonë si donacion falas.
Haki Ejupi, monitorues i Sistemit Farmaceutikë në nivel të Kosovës dhe anëtar i Komisionit për Asgjësimin dhe Produkteve Medicinale në Ministrinë e Shëndetësisë (MSH), thotë se në Kosovë konsiderohen se janë mbi 100 ton barna më afat të skaduar të grumbulluara që nga paslufta të cilat sjellin rrezik permanent për shëndetin e njerëzve dhe ambientin në përgjithësi. Ejupi, thotë se përveç rrezikut ato po zënë hapësirë të madhe në depon qendrore të barnave në Mazgit të Prishtinës, duke i rrezikuar edhe barnat që janë me afat të rregullt përdorimi.
“Vet fakti se deri më tani nuk është ndërmarrë asnjëherë ndonjë aksion për asgjësimin e barnave me afat të skaduar, e shohim më së të arsyeshme ndërmarrjen e një aksioni për evidentimin dhe asgjësimin e tyre”, thotë Ejupi. Ai thotë se për të ndërmarrë një aksion të tillë, së pari duhet të bëhet evidentimi i produkteve me afat të skaduar, pastaj klasifikimi i tyre sipas formës farmaceutike, në mënyrë që pastaj të bëhet ripaketimi i produkteve të cilat mund të asgjësohen sipas metodave të parapara me udhëzuesin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Ejupi, thekson se për t’u kryer projekti i asgjësimit të barnave me sukses, duhet që të alokohen edhe mjete të majme financiar që kapin shifrën e miliona eurove, pastaj të fillohet me procedurat e asgjësimit të produkteve farmaceutike dhe materialit shpenzues medicinal të cilat nuk paraqesin kurrfarë rreziku për shëndetin dhe ambientin, e që hyjnë, tretjet, shurupat, materiali shpenzues medicinal nga plastika, tekstili-celuloza. Ejupi hedh kritika mbi Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë (MMPH), duke mos i lënë që të marrin hapa konkret në asgjësimin e barnave që janë më një rrezik më të ulët.
MSH-ja është përgjegjëse për projektin!
Pas kontaktit që kishim me kryesuesin e komisionit në fjalë, Enver Tahiri, na njoftoi se komisioni që udhëheq ai ka bërë inspektimin e depos qendrore në Mazgit, në të cilën bëhet ruajtja e produkteve medicinale, përveç atyre me afat të rregullt, brenda mbahen edhe një sasi e konsiderueshme e barnave dhe medikamente tjera me afat të skaduar.
“Barnat me afat të skaduar janë të veçuara dhe ruhen me kujdes të veçantë, mirëpo ato përveç se zënë hapësirë të vlefshme deponuese dhe për shkak të vjetërsisë së tyre mund të derdhen, avullohen dhe rrezikojnë barnat e rregullta”, thotë Tahiri. Ai thotë se barnat e deponuara me afat të skaduar në depon qendrore, kanë burime të ndryshme furnizimi, një pjesë e tyre janë furnizuar nga Ministria e Shëndetësisë (MSH), kurse pjesa tjetër prej 90 për qind janë dhuruar si donacione nga organizatat e ndryshme humanitare. Sipas Tahirit, MSH-ja është ajo kompetentja që duhet të krijojë grupet punuese për klasifikimin e barnave me afat të skaduar sipas llojeve, evidentimin dhe bërjen e specifikacioneve dhe vendosjen në ambalazhet adekuate për transportim e tyre për trajtim. Ai theksoi se, pas evidentimit të mirëfilltë është më se e domosdoshme që të bëhet një projekt për asgjësimin e barnave me afat të skaduar.
Kryesuesi i Komisionit për Asgjësimin e Produkteve Medicinale nga MMPH-ja, Enver Tahiri, thotë se ministria që e përfaqëson ai jep pëlqimin për realizimin e dhe njëkohësisht monitoron punën e kompanisë kontraktuese për grumbullim dhe asgjësim. Kurse, Zehadin Gashi, kryeshef i Agjencisë së Kosovës për Produkte Medicinale (AKPM), thotë se për barnat e skaduar nëpër depot private dhe barnatore nuk e beson se dikush ka të dhënat e përafërta. Ai thotë se për këtë problem ka tentuar të bëjë qysh para një viti, duke dhënë një planë veprimi, mirëpo qysh atëherë i është thënë se ky problem është i Ministrisë së Ambientit dhe Ministrisë së Shëndetësisë

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Faik Krasniqi: Marreveshja e Ohrit me afat te skaduar
» Kompania nga Juniku dhuron për Vitin e Ri lëngje me afat të skaduar (Foto)
» Në Ferizaj nxënësve u shpërndahen dhurata me afat të skaduar, Drejtoria e Arsimit s’di gjë (Video)
» Klasë politike e skaduar
» Kongresi i Gjuhës Shqipe 1972-është i skaduar

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi