Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Faik Krasniqi: Marreveshja e Ohrit me afat te skaduar

Shko poshtë

Faik Krasniqi: Marreveshja e Ohrit me afat te skaduar Empty Faik Krasniqi: Marreveshja e Ohrit me afat te skaduar

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 02, 2009 9:15 am


Faik Krasniqi: Marreveshja e Ohrit me afat te skaduar U1_FaikKrasniqiMarreveshja e Ohrit me afat te skaduar

Shkruan Faik KRASNIQI

Me 13 gusht 2009 u mbushen plote 8 vite prej se u arrite te nenshkruhet marreveshja e Ohrit, per ti dhene fund konfliktit te armatosur ne mes te shqiptareve dhe maqedonasve(bullgareve).
Nenshkrues te asaj marreveshje atebote ishin,ish/ presidenti maqedonas(bullgar) Boris Trasjkovski(tashme i ndjere),ish kryeministri Lupco Georgievski,ish presidenti tjeter Branko Cervenkovski,atehere ishte lider i LSDM/se,lideri i PPD/se Imer Imeri(tashme i ndjere) dhe ish lideri i PDSH/se Arber Xhaferi.
Ne ate dokument te marreveshjes,nenshkrime si deshmitar zyrtari vune edhe lehtesusesit nderkombetar
ne dialog-Fransoa Leotar dhe Xhejms Pardju.
Edhe pse kaluan 8 vite qe nga nenshkrimi i kesaj marreveshje ,asnje pike nga kjo marreveshje nuk u implementua deri me tash,madje parlamenti maqedonas jo qe nuk implementoje asnje pike nga kjo marreveshje,por nxorri ligje te njeanshme dhe mjaft diskriminuese kunder shqiptareve,si ligjin stimulim per natalitet vetem per maqedonasit(bullgaret),dhe duke anashkaluar shqiptaret.
Ky ligj u nxorr pasi maqedonasit(bullgaret) kane ulje drastike te natalitetit,nga frika e natalitetit te shtuar te shqiptareve,se shqiptaret ne nje te ardhme te afert do te behen popullate shumice ne Maqedoni,si dhe shume ligje te tjera diskriminuese kunder popullates shqiptare,ku padyshim fajtoret kryesore qe po i mbyllin syte para ketyre diskriminimeve qe po u behen shqiptareve,jane partite shqiptare ne Maqedoni.
Percarjet e medha,intereset personale dhe partiake te partive shqiptare,i kane demtuar ne mase te madhe popullaten shqiptare,dhe keto me se miri po i shfrytezon kryeministri dinak maqedonas(grek) Nikola Gruevski,percaje e sundo duke luajtur si maca me miun, jo vetem me partite shqiptare ,por edhe me 1 mio shqiptaret ne Maqedoni.
Nikola Gruevski per te deshmuar fuqine qe ka ne politiken maqedonase(bullgare),vitin e kaluar prishi qeverine dhe koalicionin qe kishte me PDSH/en e Menduh Thaqit,ne menyre qe mos te implementohet marreveshja e Ohrit,por pas mbajtjes se zgjedhjeve partite shqiptare edhe njehere deshmuan se interesat partiake dhe kolltuqet e nxehta jane me primare se interesat e shqiptareve ne Maqedoni,madje duke i bere lutje Gruevskit qe ti marre ne koalicionin qeverises,kurse ky i fundit si partner te koalicionit zgjodhi BDI/en e Ali Ahmetit.
Per t'ju dhene fund ketyre diskriminimeve nga pushteti maqedonas(bullgar) qe po u ben shqiptareve,popullata shqiptare duhet njehere e pergjithmone te zgjohet nga gjumi,dhe te reagojne ne forma te ndryshme,institucionale qofte nevoja edhe ne forma radikale,partite shqiptare atje ti lene menjeane interesat partiake dhe personale,por te bejne trysni tek qeveria maqedonase(bullgare),por padyshim edhe Shqiperia shteti ame i te gjithe shqiptareve,si anetare e Natos me te drejte veto,duhet te mendoje seriozisht qe te vendose veto kunder Maqedonise ne Nato,para ca kohesh nje deklarate te tille e beri edhe Menduh Thaqi, qe do ti kerkoje kryeministrit Sali Berisha ta beje nje gje te tille,ne menyre qe ti mbroje interesat e shqiptareve ne Maqedoni,kete gje e ka edhe obligim shteti shqiptar,ashtu sic e kam cekur edhe ne artikullin e botuar para disa muajve''NDARJA E MAQEDONISE DO TE JETE E PASHMANGSHME'', keshtu maqedonasit(bullgaret)do te viheshin para nje akti te kryer,dhe ekzistimi i ketije shteti artificial do te vihej ne pikepyetje.
Zgjidhja me e mire per shqiptaret ne Maqedoni,por edhe per Ballkanin ne pergjithesi do te ishte ndarja e Maqedonise,ku shqiptaret do te merrnin pjesen e tyre qe u takon,dhe keshtu do te evitohej nje konflkt i mundshem, mes shqiptareve dhe maqedonasve(bullgareve),sic ndodhi ne vitin 2001.

FAIK KRASNIQI PUBLICIST I PAVARUR NGA PRISHTINA
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi