Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Serbët dogjën flamurin e Kosovës dhe të Shqipërisë

Shko poshtë

Serbët dogjën flamurin e Kosovës dhe të Shqipërisë Empty Serbët dogjën flamurin e Kosovës dhe të Shqipërisë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 02, 2012 12:03 am

Serbët dogjën flamurin e Kosovës dhe të Shqipërisë


Serbët dogjën flamurin e Kosovës dhe të Shqipërisë Largea_djegin-flamurin1354392245
Në gjysmëlojën e dytë, simpatizuesit e ‘Radit’ të Beogradit, “United Force”, sot në Nish kanë djegur flamurin shqiptar dhe atë, siç e quajnë mediet e Serbisë, të Republikës së papranuar të Kosovës.
Ky akt ka ndodhur pas mbylljes me rezultat pa fitues, 1:1, të ndeshjes midis Radniçkit të Nishit dhe Radit të Beogradit.
Veprimin e simpatizuesve të “Radit” e përkrahën të gjithë shikuesit në stadium, shkruajnë mediet e Beogradit.
Njëherë ata kallën flamurin kombëtar shqiptar e pastaj edhe atë të Republikës së Kosovës.
Ndërkohë, tifozët e skuadrës vendëse shpaluan transparentin, me të cilin shfaqnin ndjenjat kundruall shqiptarëve dhe Kosovës dhe fqinjëve të tjerë.
Ata kanë sharë Zagrebin, Tiranën posaçërisht Hagën, me një parullë të madhe që mbanin tifozët në tribunën e ekipit futbollistik nga Nishi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi