Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Të rinjtë e Kosovës, rivendosin flamurin kuqezi

Shko poshtë

Të rinjtë e Kosovës, rivendosin flamurin kuqezi  Empty Të rinjtë e Kosovës, rivendosin flamurin kuqezi

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 13, 2010 2:00 pm

Të rinjtë e Kosovës, rivendosin flamurin kuqezi

Të rinjtë e Kosovës, rivendosin flamurin kuqezi  Flamurikombetar

Mbrëmë, në orët e vona, të rinjtë e Lëvizjes për Bashkim, së bashku me Tifozët Kuq e Zi dhe me ndihmën e anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje! kanë ndërmarrë aksion për rivendosjen e flamurit kombëtar në Prishtinë.
“Të revoltuar nga veprimi antikombëtar i qeveritarëve të Kosovës, të cilët i hoqën flamujt kombëtarë nga sheshet e Prishtinës, ne ndërmorëm aksionin për vendosjen e tyre”, thuhet në një deklaratë të Lëvizjes për Bashkim në Kosovë.
Flamuri kuqezi shqiptar, i cili ishte vendosur pranë flamujve shtetërorë të Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është hequr dje gjatë orëve të pasdites nga rrugët e Prishtinës.
Ai në fakt ishte vendosur nëpër të gjitha rrugët kryesore të kryeqytetit kosovar, me rastin e mbërritjes atje të Sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Klinton.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi