Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Haradinaj: Shteti i Kosovës nuk më mbështeti në Hagë

Shko poshtë

Haradinaj: Shteti i Kosovës nuk më mbështeti në Hagë Empty Haradinaj: Shteti i Kosovës nuk më mbështeti në Hagë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 03, 2012 1:26 am

Haradinaj: Shteti i Kosovës nuk më mbështeti në Hagë


Haradinaj: Shteti i Kosovës nuk më mbështeti në Hagë Largea_ramush-haradinaj-2dh1354446061
Për Ramush Haradinajn është organizuar një emison special në RTK. Ai ka folur për luftën, pas saj për integrimin evropian, dialogun me Serbinë, koalcionin e mundshëm dhe si është sjellë shteti i Kosovës me të derisa ai ka qenë në Hagë.
Për dialogun ka thënë: “Mendimi im është që me kontribuar çfarëdo që mundemi për dialogun. Kjo temë besoj se ka me pas rezultat pozitiv. Ata që e kondërshtojnë dhe nuk janë pjesë mos të ankohen më pas” ka thënë ai.
Ai i ka bërë thirrje gjithë spektrit politik që të kontribuojnë në dialog.
Haradinaj është ankuar prapë për kujdesin e shtetit ndaj tij. “Unë nuk kam pasur shtet prapa në tribunal. Bileta e aeroplanit nuk është paguar prej shtetit. Unë e kam pranu avionin vetëm pasi jam liruar prej të gjitha akuzave” ka thënë Haradinaj.
Në fillim ka folur për luftën. “Unë kam qenë kritik çdo herë, lufta jonë ka qenë një përpjekje e njerëzve të zakonshëm për t’i bërë rezistencë një aparati shumë të rrezikshëm. Mendoj se e kemi kaluar me kujdes atë punë. Lufta nuk është e lehtë. Asnjë nuk kemi qenë të përgatitur por motive ka qenë shumë i fortë” ka thënë Haradinaj.
Ai ka përmendur edhe familjarët e tij të vrarë. “Aktakuza për mua ka qenë shumë interesante. Unë vetë kam të vrarë të familjes sime. Por ne nuk kemi raste që na turpërojnë si Kosovë”.
Një gjykatës tha për mua jo vetëm që nuk ka bërë këtë, këtë, këtë por edhe ka bërë këtë, këtë për mirë.
Ndërkaq për veriun, pa e mbështetur me ndonjë fakt se përse, ka thënë se është optimist për atë pjesë të vendit.
“Unë iu them atyre që përdorin fjalë si ‘u shit veriu’ të mos flasin ashtu se po krijojnë klimë për atë” ka thënë Haradinaj
Ai ka folur edhe për Bashkimin Europian.
“Nuk duhet të vonohemi. Nuk e kemi luksin sot të mendojmë se gjithçka realizohet mes nesh. Është njëfarë ideali edhe me i taku BE-së sepse na lidhë edhe gjeografia. Dua ta jap ndihmën time për një vision evropian"


Ai e ka cituar vetën duke thënë: “Në qoftë se ne nuk aftësohemi ne ecë para sfidave do të mbesim prapa”.
Për bashkësinë ndërkombëtare ka thënë se meqë qëllimi është BE-ja, mençuria jonë duhet me qenë përtej tyre.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi