Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Kur Haradinaj ishte në Hagë i dhashë mbi gjysmë milion euro”

Shko poshtë

“Kur Haradinaj ishte në Hagë i dhashë mbi gjysmë milion euro” Empty “Kur Haradinaj ishte në Hagë i dhashë mbi gjysmë milion euro”

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 01, 2016 9:58 pm

“Kur Haradinaj ishte në Hagë i dhashë mbi gjysmë milion euro”

“Kur Haradinaj ishte në Hagë i dhashë mbi gjysmë milion euro” Auto_kelmendi_haradinaj1478022787

Ramiz Kelmendi, Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Deputeti i PDK-së, Shaip Muja, pas largimit të Ramiz Kelmendit nga partia e tij për në LDK ku edhe u emërua si zëvendsëkryeministër, kishte thënë se Kelmendit i ka mbetur vetëm Lista Serbe.
“Muja nuk vendos për synimet e mia, ka të drejtë të vendosë për synimet e tij, në atë listë që përmend është një formë tentimi që këtu vlen një Kanun ose Ligj i pashkruara që nuk është obligativ për njerëzit intelektual”.
Ai ka thënë se me partinë më të madhe opozitare nuk i kanë vizionet e njëjta.
“Nuk vendosin tipat e tillë se kush do të jetë zëvendëskryeministër, dallimet e mia me Vevetëvendosje janë shumë të mëdha, ata janë që të varfërojnë kapitalistët dhe të barazojnë me qytetarët e tjerë”.
Kurse për liderin e partisë së AAK-së, pjesë e të cilit ishte edhe vet, ka thënë se ka shumë respekt.
“Unë kam qenë pjesë e AAK-së deri në vitin 2014, është e ditur që mbështetja ime ndaj Haradinajt sa ka qenë në Gjykatën e Hagës, ka qenë diku gjysmë milioni euro”
“Haradinaj më është falënderuar dhe nuk jam fare pishman që e kam mbështetë, do ta mbështesja edhe sot”


Kelmendi: Lajmi për mishin me afat të skaduar i pavërtetë, tendencioz


Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi, në një intervistë për Info Magazinen ka thënë se lajmi për 6600 kilogramë mishi të skaduar pa afat, është bërë me qëllim që ta njollos komapninë ELKOS.
“Kam lexuar sot në portale, prej vitit 2010 nuk jam menaxher në gruipin ELKOS dhe emërimi im në këtë pozitë sjell konsekuenca, dëshira për ta njollosë”.
“ELKOS nuk është importues i asnjë produkti që nuk ka prejardhje, asnjë artikull nuk mund të futet që nuk ka kaluar pikat doganore”.
Kelmendi, ka thënë se nuk e di kush e ka përhapur lajmin për mishin me afat të skaduar, mirëpo nëse e ka bërë ish partia e tij, PDK, atëherë nuk kanë bërë mirë.
“Ma merr mendja që është tendencioze nga ana e mediagve ose dikush që dëshiron me tregu fuqinë politike, nëse e kanë bërë PDK nuk kanë bërë mirë”
“Ligji vlen edhe për mua dhe kompaninë time por kam parë 20 tonë mish të asgjësuar por nuk është përmendur emri, kjo trgon që nuk është përdorur aprimi i njejtë i transparencës”.


Kelmendi: Dalja ime nga PDK lidhet ekskluzivisht me Thaçin


Zëvendëskryeministri i ri i Kosovës, Ramiz Kelmendi, në një intervistë për Info Magazinen e Klan Kosovës, ka thënë se kishte pritur dyherë në PDK për t’u realizuar premtimi që ata i kishin dhënë për këtë post.
“Unë nuk e kam bërë këtë hap me të parën, kam pritur edhe pjesën e dytë të premtimit se kam pasur dy herë premtim dhe i kam treguar që premtimi im dhe marrëveshja ka qenë që unë të jem pjesë e qeverisjes që të zhvillojë synimet e mia në fushën e ekonomisë”.
Ai ka thënë se personi që nuk e ka mbajtur fjalën, ishte Presidenti Hashim Thaçi
“Nuk mund të them  se Veseli nuk ka qenë i fjalës, Veseli u zgjedh kryetar i PDK-së dhe unë kam bërë këtë lëvizje jo për ta dëmtuar Veselin, dalja ime ka të bëjë ekskluzivisht me Thaçin”.
“Unë nuk e quaj këtë ikje por detyrim për largim”


“Kërkova nga PDK që të mos më hakmerren”


“Kam kërkuar zyrtarisht të mos bëjnë asnjë hap që të mund të dëmtojë reputacionin tim”, ka thënë zëvendëskryeminstri i ri i Kosovës, Ramiz Kelmendi, në një intervistë për Info Magazine.
Ai duke iu referuar kalimit të tij nga PDK në LDK ka thënë se ka pasur persona që kanë dashur që t’i shkaktojnë atij dëme.
“Mund të ketë hatrim por nuk është faji im por është te vetë liderët. I kanë ditur numrat zgjedhor që kam dhe kam kërkuar që çfarëdo lëvizje politike që bëjë nuk ishte dashur të merret ndonjë veprim i caktuar për të shkaktuar dëme mua ose kompanisë time”.
“Hakmarrjet janë të njohura dhe ka ekzistuar një frikë që të mos përdorin fuqitë e shtetit për të bërë dëm ose për të ndikuar që autoritetin im të zvogëlohet”
Ai ka thënë se për këto tentime për prishjen e reputacionit të tij, i ka informuar edhe ndërkombëtarët.
“Unë jam duke përcjellë më kujdes, kam informuar edhe institucionet ndërkombëtare se nuk është e lehtë kalimi i një personi që ka ndikim të madh në ekonominë e Kosovës”.
Kelmendi ka thënë se ndikimi i tij është në tërë Kosovën.
“Ka ndikim në krejt Kosovën, ajo që kam ndikuar në Pejë ka qenë direkte por ka qenë ndikim edhe në qytetet të tjera, kam ndikim në fermerë, qytetarë që unë bashkëpunoj”.
“Unë jam i përgatitur për të gjitha, jam i gatshëm për çfarëdo tentimi të mbrohem, nuk kam frikë se jam jashtëzakonisht i pasur dhe veproj politikisht prej vitit 2010”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi