Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ska të ndalur sulmi ndaj Haki Shatrit:Muça pas daive të Haki Shatrit!

Shko poshtë

Ska të ndalur sulmi ndaj Haki Shatrit:Muça pas daive të Haki Shatrit! Empty Ska të ndalur sulmi ndaj Haki Shatrit:Muça pas daive të Haki Shatrit!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 25, 2009 6:44 pm

Muça pas daive të Haki Shatrit!



Ka spekulime “gojëdhënash” dhe prejudikimesh publicistike se pas daisë, muçat hakishatror dhe blerimkuçor do të “shkojnë”, themi ne, atje ku e kanë vendin, në harresë. Kështu shkruhet, kështu flitet, kurse ne nuk mund të lutemi “dashtë zoti” ose “mos daç zoti”! Nga harresa në harresë duket pak si fjalë e rëndë, por për ata që nuk kuptojnë se të kontribuosh për ta hedhur në harresë një parti (LDK-në) që ka qenë promotor gati dy dekada për Lëvizjen gjithëkombëtare shqiptare në Kosovë, me të vërtetë është punë destruktive, madje jo vetëm politike, por edhe kombëtare. Por, sidoqoftë puna me ata që shkojnë pas Daisë, muçistëve të lloj-lloj ngjyrimesh pa ngjyrë politike, njerëzit që këto probleme nuk i shohin me optikën e “anësisë ideologjike” (djathtas-majtas) do të thonë se kjo lloj metode banale e konvertizimit (pa ideologji) nuk do ta dëmtojë LDK-në për asnjë fije floku, përkundrazi, do të bëjë të ketë brenda saj sa më pak anëtarë, të cilët paskan kontribuar ta rrënojnë autoritetin, që partisë ia ka falur figura karizmatike e liderit të saj. Pikëllimi gjithëkombëtar që shkaktoi vdekja e Liderit, sikur kërkon të mbetet një ndjenjë konstante, të mos na largohet as për një fije ajo dhembje e madhe, sidomos kur shohim se sa dëm të madh ka bërë vdekja e liderit, jo vetëm popullit, por edhe partisë. Kjo që themi kështu, le të mos duket një lojalitet yni ndaj LDK-së si përkrahje politike, por fjala këtu është për diçka shumë më sublime, fjala është të lutemi bashkërisht (jo të urdhërojmë) që kjo parti të ngrihet në piedestalin që e ka pasur për të gjallë të liderit. Kështu nuk flasim për t’i bërë propaganda fushatore zgjedhore kësaj partie, sepse forcimi i saj nuk i shkon në dëm asnjë partie tjetër politike në Kosovë, përkundrazi u ndihmon partive që ato të kualifikohen politikisht për të arritur rezultate konkurrente. Kjo një - dhe dy, sa ndikojnë veprimet e tilla të disa “aktivistëve” të partive që bëjnë festivale (jo ndërkombëtare) po vendore në kohën kur oligarkia politike e Kosovës ka sfida ndërkombëtare shumë aktuale siç janë zbatimet e 6-pikëshit, kurse ne merremi me probleme periferike të hujeve karrieriste të disa individëve që kurrënjëherë qe njëzet vjet nuk janë shquar për ndonjë vepër a për një punë që t’u dilte nami dhe emri? Kronika e “ikjeve” të ardhshme të paralajmëruara mbase do të shënojë bilancin e turpit edhe ditëve të ardhshme, përfolen emra dhe përmenden individë, por duhet të themi se ata emra që përfolen si ballabanë të Skënderbeut, po ashtu nuk janë figura karizmatike, janë veç do aktivistë të devotshëm që partisë i kanë bërë punë postierësh që endin intriga nga shtëpia e tyre dhe i qesin në kojshi. A i nevojitet partia individit që ai të jetë një kontribues i çështjes, apo ai vetëm nuk mundet në një parti, e në tjetrën – mundet! Ai që nuk ka mundur kurrë përpara, nuk do të mundet as kurrë më vonë! Prandaj le të paralajmërojnë kronikat edhe “ikjet” seriale, se pikërisht kjo është e shëndetshme, të zëvendësohen energjitë e vjetra me ato të reja, që mund dhe ia dalin ta ndjekin rrugën e liderit që i pari në histori internacionalizoi çështjen e Kosovës. Por, edhe nëse ata që “i bëri shtëpi” lideri “e shesin shtëpinë” që ua ka lënë baba, është një popull që nuk e harron Prijësin e tij. Të mos i harrojmë kurrë fjalët e Presidentit Sejdiu mbi binomin kombëtar! Adem Jashari dhe Ibrahim Rugova janë pasuri dhe lavdi e këtij populli, që do të thotë edhe lavdi e të gjitha partive politike, madje edhe atyre partive që sot po përpiqen ta shkatërrojnë bujarinë dhe trimërinë e Shtëpisë së Madhe të Adem Jasharit dhe Ibrahim Rugovës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi