Xhevat Rexhaj: Pse duhet të dhëmbë shkuarja e Haki Shatrit nga LDK-ja
Faqja 1 e 1
Xhevat Rexhaj: Pse duhet të dhëmbë shkuarja e Haki Shatrit nga LDK-ja
PSE DUHET TË DHEMB SHKUARJA E HAKI SHATRIT NGA LDK-ja
Nga Xhevat Rexhaj, Publicist
Par dy ditësh në një site të redaktuar nga shqiptarë të vyeshëm jepet lajmi i shpejtë korrekt dhe real, Haki Shatri largohet nga LDK ja dhe i bashkëngjitet AAK-së. Ishte një moment disi i pazakontë për ta gjetur veten. Me një automatizëm mendja me shpejtësinë që ka shkoi larg dhe u ndal për disa sekonda. H. Shatri nga Tomoci komuna e Istogut e bënë një gjest të tillë dhe ia kthen shpinën partisë në të cilën ai u rrit dhe u begatua në aspektin politik dhe edhe atë profesional. Si zakonisht në të tilla raste që nuk janë edhe shumë të papritura lindi pyetja, pse more’ Përgjigjet nuk janë të vështira nëse njeriu donë vërtet të jetë realistë, bashkëkohor dhe i drejtë pa marr asnjë anësi politiko analitike të lartë.
Ky lajm së shpejti u dha në të gjitha sitet shqiptare, u cek më lartë me një drejtësi të të shkruarit dhe të të informuarit. Mirëpo në tërë këtë pasdite dhe gjerë në mbrëmje më ra në sy të vëreja një gjë të pazakontë për diç të tillë e atë e vërejta dhe interesant disi u befasova se pse dhe si ndodhi kjo që rasti i Z. Shatri nuk ishte në top lajme të ditarëve të shtëpive TV, që të trijave,RTK,TV21 dhe KTV. Të jem i sinqertë që të 3 TV e larguan gjerë në fund të lajmeve informimin për ikjen e Z. Shatri në një parti tjetër, dhe disi e minimizuan këtë ngjarje deri në pakufi, saqë edhe jepnin informata për daljen e R. Manajt i cili kinse paska folur për falënderimet ndaj A. Saudite që ka njohur Kosovën dhe assesi për reagimet e rastit Shatri. Nga kjo erdha në përfundim se sigurisht që ka pasur trysni nga dikush që lajmi për aderim në AAK të mos gjej hapësirë të duhur, sepse herëve të tjera kur disa individë aderojnë në parti tjera, lajmet janë në shpic të këtyre Televizioneve. Pra thjeshtë shihej një përpjekje që këtë rast kinse ta lënë jashtë top temave e që për mua të jem i drejtë është po ajo e kundërta.
Një- LDKja mund të paraqitet me deklarata dhe komunikata shterpe, mund të i bëj vetit qejf se nuk ishte ndonjë humbje e madhe dhe se nuk e lanë keq vetë Partine, pra LDK-në. Në realitet largimi i Z. Shatri nga LDKja është një humbje e madhe në shumë aspekte për subjektin. LDKja ka humbur një kuadër ndër më të zotët në fushën ku ai është profesionist, LDK ka humbur një kuadër të qetë të urtë me një edukatë dhe kulturë të pazakontë politike për rrethanat tona. LDK ka humbur një njeri që punën dhe angazhimin e ka si prioritet, ka humbur një ish ministër të financave që mbeti vërtet i papërfshirë në rrjetin e korrupsioni dhe kriminalitetit të çfarëdo lloji, pra thjeshtë LDK ka humbur një vlerë të mirëfilltë mu në sektorin ku ka më së shumti netoi për të ardhmen.
Dy- në raste të tilla është e zakonshme që të thirret Kryesia dhe të bisedohet haptas dhe të dilet me një qëndrim të qartë se çka dhe si më tutje, shkoi edhe një kuadër tjetër Z. Kuqi dhe prapë asgjë. Dikujt këto ndodhi po i konvenojnë në LDK fatkeqësisht, pra vetë atmosfera e rëndë që po mbizotëron në organin më të lartë të LDKsë është me mjegull dhe konfuze, pra aty është frika dhe paaftësia për tu marr me realitetin. Duhet thënë haptas se në bazë të disa njohurive dhe “ informatave “ në të ardhmen e afërt priten edhe lëvizje tjera, dhe e tërë kjo ka bazën e fortë, inercioni dhe virusi fatal i frikës nga humbja e vendeve publike dhe udhëheqëse tani më të fituara në një lojë të pa fer, i bënë që të gjithë në Kryesi armiq me njëri tjetrin dhe frikacak njëri nga tjetri.
Tre- Kredibiliteti dhe aftësitë e strukturave momentale në LDK është përtokë, duhet thënë haptas janë një gjeneratë e të papërmirsuarve e të të pareformuarve dhe thjeshtë e njerëzve me gjelazi dhe lokalizëm, asnjëri nuk ka karizmin e vet të fituar dhe të krijuar në bazë të të ardhmes që të gjithë e luftojnë njëri tjetrin me të kaluarën dhe kështu tërthorazi nëse jo me qëllim dëmtojnë dhe shantazhojnë vetë subjektin e tyre që ua ngriti së pari nivelin e jetesës dhe mirëqenës së tyre.
Nga an tjetër AAK si një subjekt serioz dhe shpresëdhënës jep të konkludosh se vërtet kërkon njerëz të të vepruarit dhe të dijës. AAK nuk e ka mizën mas kapuçi siç thotë populli, për të pranuar kuadro të njohura të LDK-së, jo se AAK-ja nuk vuan nga antirugovizmi, në të kundërtën e saj ata kohëve të fundit në disa raste paraqiten vërtet më Rugovistë se sa ata që në emër të rugovizmit tani po shkatërrojnë shumë e më shumë LDKnë. Andaj një fitim të madh do ta kenë me Z. Shatri, një kuadër që deri diku plotëson një zbrasti në AAK, resorin ekonomik dhe financiar për vetë partinë dhe nesër në Institucione shtetërore.
Njerëzit që shkruajnë dhe gazetarët e ndryshëm duhet të tregohen të paanshëm dhe real, Z. H. Shatri ka një bagazh të pastër politik dhe profesional, ka një bagazh në familjen dhe rrethin ku ai u rrit, ka një të kaluar pa njolla dhe thjeshtë ka një edukatë të fortë familjare dhe kombëtare.
Gjatë funksionimit të Republikës ¨së Kosovës në vitet e pushtimit, Z Shatri ka qenë kuadër dhe figurë e palëkundur në Komisioni për financim nga Qeveria në egzil, kuadër i fortë i LDKsë, dhe ne Istogasit e kemi njohur dhe e njohim si një shembull se si menagjohen mjetet e populli, këtë e ka treguar si një Ministër nën pushtimin e UNMIKUT gjithashtu, nuk mund të mohohen vlerat e tij, përkundrazi kundërshtarët duhet të frikohen nga profesionaliteti dhe sinqeriteti i tij, gjithherë shumë punë e pak llafe ishte motoja e tij.
Të jemi real të gjithë ministrat e Qeveris së Kosovës në kohën e Presidentit Rugova dhe Kryeministrit Haradinaj që janë emëruar në poste qeveritare nga Rugova, kanë qenë njerëz të angazhimit, njerëz që kishin në komuna mbi 70% të elektoratit, dhe ata u shpërblyen me poste, dihet se ishin të katapultuar nga opozita e atëhershme dhe nga mjetet e informimit të gatuar për të i denigruar të tërët me qëllime të caktuara.
Ndërsa sot kemi ministra dhe udhëheqës në Institucione nga LDKja mu të atyre njerëzve që e shkatërruan bazën, pra qytetet i humbën dhe e sollën LDKnë në këtë situatë.
Nuk po ma kana se ka lanë Z. Shatri LDK- se ka dhënë dhe do të epte shumë për të, por po më dhemb se deri ku do të shkoi kjo agoni dhe kjo histeri në dhe me LDK-në.
Zotit Shatri suksese edhe më të mëdha në të ardhmen.
Thënja e realitetit e jo shpifjet dhe thashethemet janë ato që duhen te ne shqiptarët.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ska të ndalur sulmi ndaj Haki Shatrit:Muça pas daive të Haki Shatrit!
» Jahir Demaj: Dy fjalë për Editorialin „Muça pas daive të Haki Shatrit”! Bota Sot
» Xhevat Rexhaj:Lindja e LDK-së
» XHEVAT REXHAJ:A KEMI AKADEMI A?
» Xhevat Rexhaj: Realitet i dhimbshëm
» Jahir Demaj: Dy fjalë për Editorialin „Muça pas daive të Haki Shatrit”! Bota Sot
» Xhevat Rexhaj:Lindja e LDK-së
» XHEVAT REXHAJ:A KEMI AKADEMI A?
» Xhevat Rexhaj: Realitet i dhimbshëm
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi