Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jahjaga dënon dëmtimin e objekteve kufitare në Jarinjë

Shko poshtë

Jahjaga dënon dëmtimin e objekteve kufitare në Jarinjë Empty Jahjaga dënon dëmtimin e objekteve kufitare në Jarinjë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 04, 2012 4:15 pm

Jahjaga dënon dëmtimin e objekteve kufitare në Jarinjë


Jahjaga dënon dëmtimin e objekteve kufitare në Jarinjë Largea_jahjaga1354620406
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, e dënon ashpër dhunën dhe dëmtimin e objekteve në vendkalimin kufitar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, në Jarinjë, nga një grup i qytetarëve të dhunshëm serbë.

Dëmtimi i objekteve kufitare dhe dhuna e ushtruar nga grupe të caktuara, që e pengojnë vendosjen e rendit dhe ligjit, është e papranueshme dhe nuk i kontribuon normalizimit të situatës në komunat në veri të Kosovës.

Presidentja Jahjaga thekson se kjo dhunë çon drejt përshkallëzimit të situatës dhe dëmton përpjekjet e institucioneve të vendit dhe atyre ndërkombëtare për të vendosur rendin dhe ligjin dhe për të garantuar një jetë normale për qytetarët që jetojnë atje.

Marrëveshja për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBM), ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, garanton stabilitet për të dyja shtetet, fuqizon sundimin e rendit dhe të ligjit në vendkalimet kufitare si dhe ndihmon në normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore. Kjo marrëveshje siguron qarkullimin e lirë të mallrave në përputhje me normat ndërkombëtare.

Presidentja Jahjaga vlerëson se marrëveshjet e arritura ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, të ndërmjetësuara nga BE-ja dhe të përkrahura fuqishëm nga SHBA-ja, duhet të zbatohen, sepse ato ndihmojnë në lehtësimin e jetës së qytetarëve në të dyja anët e kufirit.

Presidentja Jahjaga i bën thirrje Republikës së Serbisë që të shuajë strukturat ilegale në komunat në veri të territorit të Republikës së Kosovës, të cilat po e mbajnë peng jetën e qytetarëve atje.

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, kërkon nga institucionet e sigurisë rivendosjen e rendit dhe të ligjit në vendkalimet kufitare për zbatimin e Marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi