Të shtëna në Jarinjë, plagosen 4 ushtarë të KFOR
Të shtëna në Jarinjë, plagosen 4 ushtarë të KFOR
Të shtëna në Jarinjë, plagosen 4 ushtarë të KFOR
Publikuar më 2011-09-27 13:58:39
Katër ushtarë të forcave paqeruajtëse janë plagosur, njëri prej tyre rëndë, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i forcave paqerujatëse në Kosovë, Kai Gudenoge.
Është përkeqësuar situata, katër ushtarë të KFOR-it janë plagosur, njëri prej tyre rëndë, tre të tjerë më lehtë. Ai që është plagosur rëndë do të evakuohet, ka thënë Gudenoge.
Ai ka konfirmuar gjithashtu për një person të lënduar në mesin e protestuesve, gjatë vetëmbrojtjes që forcat paqeruajtëse kanë ndërmarrë.
Milan Jakovleviq, drejtor në qendrën e shëndetit në veri të Mitrovicës, ka thënë se “shtatë persona janë pranuar në këtë qendër, tre prej tyre në gjendje të rëndë, nga plagët e shkaktuara prej municionit”.
Kosovë, të shtëna me armë zjarri në Jarinjë
Te shtena me arme zjarri ne Jarinje. Lajmin e japin mediat kosovare, sipas te cilave te shtenat jane degjuar në afërsi të vendkalimit kufitar në Jarinjë dhe jane konfirmuar nga zëdhënësi i forcave paqerujatëse Kai Gudenoge.
Ka pasur të shtëna nga armë të vogla zjarri, që kanë ardhur nga turma, nga serbët e mbledhur aty pranë tek porta 1, ka thënë Gudenoge, duke shtuar se asnjë ushtar i KFOR-it nuk ka pësuar lëndime dhe sulmuesi ende nuk është identifikuar.
Ndryshe, KFOR-i ka filluar sot një aksion për heqjen e barrikadave në afërsi të vendkalimit kufitar në Jarinë, dhe me këtë rast ka arrestuar pesë persona.
Zyrtari për informim i KFOR-it, Ralf Adametz, tha për Radion Evropa e Lirë se pas arrestimit, personat e dyshuar i janë dorëzuar EULEX-it për marrje në pyetje.
Ne kemi arrestuar 5 persona për shkak të sjelljes agresive në Jarinë, në portën 1. Më pas ata i kemi dorëzuar tek EULEX-i, për hetime të mëtutjeshme dhe tani të pesë personat në fjalë janë liruar, ka thënë Adametz.
Adametz ka bërë të ditur se pas heqjes së barrikadës në afërsi të Jarinës, banorët lokalë ngritën barrikadën tjetër vetëm pesë metra më larg nga ajo që ishte larguar.
Ndryshe, mediat serbe raportojnë se shefi i Mbrojtjes Civile, një strukture paralele në veri, Radomir Bogdanoviq, është arrestuar por që s’ka konfirmim nga autoritetet e rendit.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Besim Hoti, tha se situata e sigurisë në veri të vendit vazhdon të jetë e qetë por e tensionuar.
Sipas tij veprimet e fundit të ndërmarra nga forcat paqeruajtëse nuk kanë ndikuar në pjesët e tjera të kësaj ane.
Pas veprimeve në piken kufitare Jarninë, situata nuk ka reflektuar në asnjë prej zonave të tjera të përgjegjësisë të stacioneve në kuadër të drejtorisë rajonale në Mitrovicë. Fokusi ka qenë pikërisht në piken kufitare 1 në Jarinë me atë situatë është përballuar drejtpërdrejt KFOR-i dhe të gjitha veprimet janë përgjegjësi e KFOR-it dhe ajo situatë nuk ka reflektuar në zona të tjera, deklaroi Hoti.
Hoti ka bërë të ditur së në veprimet të fundit të cilat i ka ndërmarrë KFOR-i, Policia e Kosovës nuk ka qenë e inkuadruar dhe nuk ka pasur asnjë detyrë.
Policia e Kosovës në këtë aspekt nuk ka pasur asnjë rol, mendoj gjatë intervenimit të forcave të KFOR-it. Sido që të jetë mbetet të shikohet se si do të veprohet më tutje në mënyrë që kjo situatë të mos reflektojë edhe në zona e tjera, u shpreh Hoti.
Sido që të jetë, bllokadat rrugore të vendosura në gjashtë pika të ndryshme mbeten, duke pamundësuar, kështu, qarkullimin e automjeteve nga jugu në veri të vendit. (rel)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» U plagosen katër ushtarë të KFOR-it
» Lajme nga Maqedonia-Ilirida
» Shqipëria vendos. Të shtëna me armë në një QV në Laç, vritet simpatizanti i LSI, 3 plagosen
» Dy ushtarë të KFOR-it lëndohen me armë zjarri
» Jahjaga dënon dëmtimin e objekteve kufitare në Jarinjë
» Lajme nga Maqedonia-Ilirida
» Shqipëria vendos. Të shtëna me armë në një QV në Laç, vritet simpatizanti i LSI, 3 plagosen
» Dy ushtarë të KFOR-it lëndohen me armë zjarri
» Jahjaga dënon dëmtimin e objekteve kufitare në Jarinjë
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi