Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Falenderim nga Besnik Rama për kontribuesit e festës së 17 nëntorit, në Mynih

Shko poshtë

Falenderim nga Besnik Rama për kontribuesit e festës së 17 nëntorit, në Mynih Empty Falenderim nga Besnik Rama për kontribuesit e festës së 17 nëntorit, në Mynih

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 06, 2012 10:46 am

Falenderim nga Besnik Rama për kontribuesit e festës së 17 nëntorit, në Mynih

Falenderim nga Besnik Rama për kontribuesit e festës së 17 nëntorit, në Mynih Mynih


Edhe pse kanë kaluar më shumë se 15 ditë nga organizimi i manifestimit për nder të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë në qytetin e Mynihut (Gjermani), aroma dhe diskutimet për këtë festë të mrekullueshme vijojnë, duke e marrë si shembull festën e shqiptarëve.
Për manifestimin e 17 nëntorit nuk më takon mua të flas, pasi kam qenë organizator i saj dhe nuk është aspak etike, por po ju servir vetëm ndjeshmërinë dhe interpretimin e emigrantëve shqiptarë, personaliteteve të shquara shqiptare dhe gjermane, të cilët janë mahnitur me organizimin e këtushëm.


Sigurisht, një organizim i përmasave të tilla nuk mund të ndërmerret fillikat i vetëm, por nevojitet një grup i gjerë pune. Tamam për këtë dua të falenderoj gjithë ato që kontribuan në përjetimin e një ditë të mrekullueshme në Mynih dhe vijimin e festës me organizime të tjera, të cilat e kanë mbushur javën shqiptare në Gjermani, me aktivitete të lloj-llojshme kulturore, edukative, historike dhe akademike. Kështu, falenderoj publikisht në mënyrë të përzemërt dhe plot sinqeritet: Qendrën I. Ballkan në Mynih; Fondacionin “Besa”, me në krye Anton Krasniqin; Shoqatën e Gruas në Mynih dhe Shoqatën kulturore “Ilira”, me drejtuese Laura Lajqi. Gjithashtu, një falenderim i jashtëzakonshëm për moderatoren e ardhur enkas nga Shqipëria, legjenden e ekranit shqiptar, zërin imponues të Teftat Radit, si dhe moderatorët që jetojnë në Gjermani, Fatbardha Kondakçiu dhe Kushtrim Morina. Falenderoj të madhen e skenës shqiptare, artisten e Merituar të Popullit, zonjën e dashur, aktoren e mirënjohur, Roza Anagnosti. Falenderimet shkojnë edhe për zyrtarët: Skënder Xhakaliu, ambasador i Kosovës në Gjermani dhe Ilir Halilaj, këshilltari i ambasadës së Shqipërisë në Berlin, si dhe mjaft zyrtarë të lartë të shtetit gjerman e trupë diplomatike e akreditur në Mynih. Nuk mund të lë pa falenderuar edhe ato që e gjallëruan manifestimin e Mynihut, si Donika Zonja, Hateme Morina, Anton Krasniqi, Stefan Zonja, Ekrem Morina, Avni Latifi, Safet Shaqiri, Fadil Sllamniku, Lulzim Maliqi e shumë të tjerë.

Faleminderit bashkëpunëtorë dhe të gjithë ju të pranishëm, të cilët e ndriçuat këtë festë dhe i dhatë bukurinë e vërtetë, duke e bërë shembull në shtetin gjerman sesi emigrantët e një vendi janë kaq të ingranuar, integruar dhe për më tepër që dinë të festojnë me dinjitet dhe kulturë.

Përpos falenderimeve të mësipërme, një falenderim ekstra shkon për partnerët dhe sponsorët e këtij manifestimi dhe organizimi të pashembullt në Mynih. Ndihma e tyre financiare dhe suporti i gjerë që na kanë dhënë për këtë organizim është finalizuar me sukses, gjë të cilën mund ta shikoni edhe ju vetë përmes pamjeve të hedhura në youtube, por që mund t’i gjeni edhe në faqen e parë të gazetës Nacional Albania.

Në përfundim, duke mos u zgjatur më shumë se ç’duhet, ju faleminderit të gjithëve që mundësuat organizimin e një feste të tillë madhështore për nder të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.


Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi