Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vrasja e kolonel Ahmet Krasniqit dhe vrasja në pritë e Mujë Krasniqit

Shko poshtë

Vrasja e kolonel Ahmet Krasniqit dhe vrasja në pritë e Mujë Krasniqit Empty Vrasja e kolonel Ahmet Krasniqit dhe vrasja në pritë e Mujë Krasniqit

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 09, 2012 9:52 pm

Vrasja e kolonel Ahmet Krasniqit dhe vrasja në pritë e Mujë Krasniqit


Vrasja e kolonel Ahmet Krasniqit dhe vrasja në pritë e Mujë Krasniqit Largea_kryesore1355074867
Pas dy ditëve i erdhën syzet komandant-zezës. Në mëngjes te hershem u nis me një grup të ushtarëve për në drejtim të kufirit. Selia ishte Tropoja. Çdo gjë kishte marrë fund. Të gjithë që kishin ardhur, ishin të dëshpëruar. Më së shumti, gishti krimit i godiste ushtarët tanë, vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqit dhe vrasja në pritë e Mujë Krasniqit me shumë ushtarë tjerë. Shtabi i vetëquajtur i UÇK-së në Tiranë, kishte lansuar një Komunikatë ku shkruhej për vrasjen e Mujë Krasniqit me luftëtarë të tjerë. Aty shkruanin se asgjë nuk kishte të bënte me Mujë Krasniqin dhe me shtabin e UÇK-së. Ishte një vepër e kurdisur sipas tekave të dikujt. Këtë e publikoi edhe TVSH-ja në atë kohë. Krahu i luftës, siç e quanin veten këta ishin të përçarë, e bëri punën pikë e pesë. Ata që kishin ardhur nga Kosova, ish ushtarët, ishin fjalosur keq me këta që ishin nëpër hotele të Shqipërisë. Por, edhe krahu tjetër ishte përçarë. Ishin ndarë në dy grupe edhe këta. Një grup në krye me Sali Çekajn, Agim Ramadanin dhe Rrustem Berishën, kurse tjerët kishin rënë dakord që t’i bashkohen krahut tjetër që e quanin veten krahu i luftës. T’i bashkohen për hir të shpëtimit të Kosovës nga terrori serb....
M’u kujtua në vitin 1998, në Veqidol isha disa ditë aty, në atë shkollën ku e kishin bazën. Një pasdite erdhën dy xhipa me disa njerëz. Pa pyetur askënd, hyn në oborr duke bërtitur njëri nga ta si bishat. Kur e shikova mirë, pashë se ishte komandant Daja, të cilin e kisha njohur para disa muajve në një stacion policie në rrethin e Krujës. Aty ishte arrestuar për një kundërvajtje. Pas një intervenimi të rrethit të tij, ishte liruar...



(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)


Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi