Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VIKTORIA XHAKO – LULE VIOLET DO NDEZ DEGËQERSHIVE - Poezi

Shko poshtë

VIKTORIA XHAKO – LULE VIOLET DO NDEZ DEGËQERSHIVE - Poezi Empty VIKTORIA XHAKO – LULE VIOLET DO NDEZ DEGËQERSHIVE - Poezi

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 13, 2012 10:35 pm

VIKTORIA XHAKO – LULE VIOLET DO NDEZ DEGËQERSHIVE - Poezi 274781_100000525636701_1660095843_n

VIKTORIA XHAKO – LULE VIOLET DO NDEZ DEGËQERSHIVE - Poezi
Marrë nga vëllimi “ZEMËR E NGRIRË” botuar në prill 2011!

Si ta vrasësh ankthin e natës së gjatë,
Të vjeshtës së egër gjashtëdhjet’e tetë?
Si t’ia nxjerrësh gjoksit zemrën e ngratë,
Liri t’i japësh hapësirash tek retë?

Ecën vetmia kalldrëmeve të vjetra,
Gurërrokullisur nën këmbët e saj.
Shall pa ngjyrë kokës i ka hedhur koha,
Sytë turbull shohin vetëm në një skaj.

Valixhen me ëndrra e nxora qilarit,
Të nis udhëtimin me “trenin” ekspres.
Litarët e shiut ç’më godasin ashpër,
Kund nuk do të ndalem, të gjej një mëngjes.

Fushash do të endem të arrij tek malet,
Me rrezet e hënës do të ngjitem lart.
Do ta gjej agimin nëpër ato maja,
Do të flak humnerash endjet nëpër natë.

Prej netësh të gjata të vjeshtës së vonë,
Sythe të arta do të çel agimeve.
Pragut të fundjetës, dhjetorit të blertë,
Lule violet do ndez degëqershive.

Buzët do ngjyej në arin e diellit,
Horizontpërflakurit do t’i puth me etje,
Veç qëndro me mua, pa fjalë, i heshtur,
Asgjë mos më thuaj, të lutem, asgjë!

E enjte 10 mars 2011 ora 16:00
VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)

VIKTORIA XHAKO – LULE VIOLET DO NDEZ DEGËQERSHIVE - Poezi 205121_548718375155679_1295401915_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi