Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Flori Slatina: Homazh kushtuar “Artistit të merituar” Gaqo Jorganxhi

Shko poshtë

Flori Slatina: Homazh kushtuar “Artistit të merituar” Gaqo Jorganxhi Empty Flori Slatina: Homazh kushtuar “Artistit të merituar” Gaqo Jorganxhi

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 26, 2009 8:59 pm

Flori Slatina: Homazh kushtuar “Artistit të merituar” Gaqo Jorganxhi
Flori Slatina: Homazh kushtuar “Artistit të merituar” Gaqo Jorganxhi U1_GaqoJorganxhi
Nga Flori SLATINA
1.
Në kujtim të njerëzve të shquar të këtij vendi, është edhe një zë, që jehon nga thellësia e viteve dhe ushton edhe sot, zëri i Gaqo Jorganxhiut. Ai zë kumbues i grupit karakteristik “Lira” është njëherësh një homazh për të gjithë ata artistë që ishin dhe mbetën krenaria e Korçës, e vendit. Në varrezat publike të Sharrës prehet edhe trupi i artistit që e nisi karrierën në vitet 20 dhe e mbylli me ikjen e tij nga kjo botë. Ai është një varr i thjeshtë, i dallueshëm për të gjithë ata që dinë e kanë dëgjuar për këtë artist. Mbi pllakën gri të mermerit të pastër, në cep të të cilit është një lule e gdhendur si kujtim e simbol i dashurisë së përjetshme, është vendosur nëj pllakë e gdhendur në formën e një instrumenti karakteristik “Lira” e cila simbolizon edhe grupin artistik popullor ku ai bënte pjesë prej vitesh. Në mesë të “Lirës” është fotografia e tij në moshë të thyer, ndërsa poshtë i janë shkruar emri, mbiemri dhe viti i lindjes dhe vdekjes: “Gaqo Jorganxhiu 1902- 1985”. Në 83 vjet jetë aktive dhe të mbushur me emocione, artisti Gaqo Jorganxhiu dha një kontribut të çmuar në kulturën dhe emancipimin e shoqërisë sonë. Në cep të varrit të tij ngrihet një piedestal i zi, ku është shkruar Natalia dhe vitet 1912- 1997, ndërsa qëndron në krye fotografia e njeriut të dashur e cila i qëndroi pranë gjithë jetën dhe që edhe sot prehet pranë trupit të tij nën një dashuri hyjnore. Ka qenë amaneti i saj për t’u prehur pranë bashkëshortit, se me të e lidhi jetën që në rininë e hershme e deri vonë. Natalia ishte 10 vjet më e vogël se Gaqo dhe jetoi 12 vjet më shumë, jetoi me kujtimet dhe dashurinë për të. “Artisti i merituar” Gaqo Jorganxhiu i mbylli sytë në Tiranë më 10 nëntor 1985.
2.
“Artisti i Merituar” Gaqo Jorganxhi, u lind në qytetin e Korçës më 14 mars 1902, në një famije më tradita patriotike dhe muzikore, me origjinë nga Manastiri (sot qyteti Bitola) i Maqedonisë. I ati Naumçe ishte i pari që solli profesionin e jorganbërësit në qytetin e Korçës, profesion që e mësoi dhe e ushtroi dhe Gaqoja. I mbetur jetim në moshë shumë të njomë nga i ati, Gaqo ushtroi profesionin e jorganxhiut për të mbajtur familjen e tij. Vëllezërit e tij, Aleksi, Lalmbi dhe Icja (Kristice) morën shpejt rrugën e mërgimit në SHBA. Ata ishin që të tre anëtarë të shoqërisë “Vatra”. Icja, ishte një nga instrumentistët e parë të bandës muzikore “Banda e Lirisë” së qytetit të Korçës. Ai luante shumë bukur në flaut, kurse Aleksi ishte pjesmarrës i bandës muzikore “Vatra” ku luante me benç dhe flikorn. Llambi ka qenë gjatë gjithë jetës së tij një aktivist i palodhur përkrah Fan Nolit. Në moshën 14 vjeçare i detyruar nga kushtet e vështira ekonomike Gaqua u detyrua të punojë në guroren e Shtufit, në rrugën e Maliqit. Qysh në këtë moshë, djaloshi i ri dallohet për zërin e tij të bukur . Ende djalë i ri merr pjesë si korist në korin e kishave të qytetit, si ai i kishës së “Shën Gjergjit”, “Burimit Jetëdhënës” etj. Në vitin 1920, me ardhjen e bandës muzikore “Vatra” dhe drejtuesin e saj muzikantin patriot Thoma Nasi merr pjesë aktive në këtë bandë muzikore si fagotist dhe solist i shoqërisë artistike të “Arteve të Bukura” në Korçë dhe më vonë në atë të “Djelmurisë Korçare”. Në vitin 1922 del për herë të parë në skenë si solist. Me formimin e shoqërisë muzikore “Lyra” në vitin 1928 Gaqua merr pjesë si solist dhe fillon jetën e tij koncertale me këtë shoqëri, e cila jep shfaqje në gjithë Shqipërinë. Gjatë okupimit nazi-fashist për aktivitetin e tij artistiko-patriotik arrestohet tri herë. Në kushtet e pushtimit të egër nazist organizon korin e rinisë antifashiste shqiptare, i cili me këngën “Çlirimit të Korçës” kompozuar nga Gaqua priti çlirimtarët e qytetit, më 24 tetor 1944. Pas çlirimit të vendit vazhdon të ushtrojë profesionin e jorganxhiut pa u shkëputur asnjë çast nga jeta artistike. Merr pjesë në gjithë koncertet nëpër Shqipëri dhe jashtë saj, që organizon Pallati i Kulturës i qytetit të Korçës. Gjithashtu menjëherë pas çlirimit këndon me recitale për dhjetë vjet rresht gjithmonë si solit dhe në duet me tenorin Tole Adhami “Artist i Merituar”, tri herë në javë në Radio “Korça”. Ndër kohë merr pjesë në shumë koncerte dhe tabllo muzikore, që organizonte Pallati i Kulturës i qytetit të Korçës. Një aktivitet të rëndësishëm zhvillon ai dhe me talentet e reja të qytetit të Korçës duke u marë me koret e fëmijëve dhe solistët këngëtarë të vegjël në shtëpinë e pionierit të qytetit dhe nëpër shkolla të ndryshme. Në vitin 1954 merr pjesë si solist , në rolin e Murr Keçit në operetën e parë shqiptare të kompozitorit Kristo Kono “Artist i Popullit”. Në repertorin e tij zënë vend jo vetëm këngët karakteristike korçare, por edhe arie nga operat klasike dhe romanca të ndryshme të autorëve klasikë . Me riformimin e grupit të këngëve karakteristike korçare “Lira” në vitin 1956 këndon derisa pati frymë në këtë grup, nëpër skenat e gjithë Shqipërisë. Ai shquhej për zërin e tij potent prej bas-baritoni, për një interpretim shumë të ngrohtë plot ndjenjë. Interpretimi i tij në këngët si “Kënga e Mullirit”, “Shpatari i Skënderbeut”, “ Një zë popullit”, “Kënga e beqarit” etj. mbetet deri më sot i papërsëritshme dhe zëri i tij i pavdekshëm. Qysh në rininë e tij Gaqua u dallua dhe si kompozitor i mjaft këngëve si “Sytë e tu bukur kulluar”, “Vajzë pse rri helmuar”, “S’të ardhi pak keq për mua”, “Ardha të t’bashkoj”, “Çlirimi i Korçës”, “Kënga e Sindikatave”, “Kultura fizike” dhe shumë këngë për nxënësit e shkollave të qytetit të Korçës. Këndoi për 65 vjet pa u ndarë asnjëherë nga kënga dhe skena, duke vënë aty zemrën dhe shpirtin e tij të madh. Është dekoruar nga Kuvendi i Shqipërisë me medalje , urdhrin e klasit të tretë dhe të dytë dhe me titullin “Artist i Merituar”. Mbylli sytë në Tiranë më 10 nëntor 1985. Artin e tij e vazhduan fëmijët e tij, vajza Rozmari, soliste mexo-soprano dhe dirigjentja e parë shqiptare në Teatrin e operës dhe Baletit, ku këndoi për 30 vjet dhe për vite të tëra drejtoi korin e këtij Teatri, djali i madh Rikardi, dirigjent orkestre simfonike dhe kompozitor, nipat e tij kompozitorrët: Gjergj Leka dhe Lambert Jorganxhi dhe deri tek stërmbesa e tij Dorina Leka (vajza e Gjergjit). Pra tradita muzikore e artistit Gaqo Jorganxhi vazhdon. Kjo ishte dhe një nga ëndrrat më të madha dhe më të bukura të tij.
3.
Një buqetë me lule pranë varrit të artistit në këtë ditë pranvere. Ai meriton më shumë. Eshtë një artist që nuk kurseu asgjë për artin. Sikur asgjë të mos kishte bërë në jetën e tij, mjafton fakti se ai ka lënë pas fëmijë, nipër e mbesa të talentuar, artistë që çuan më tej pasionin dhe dëshirën e tij dhe lartësuan jo vetëm mbiemrin e tij, por fama e tyre kaloi tutje Evropë e deri në kontinentet e largëta Australi dhe Amerikë. Mirënjohje dhe respekt për artistin, në këtë ditë të shenjtë të Pashkëve! Kanë thënë për Gaqo Jorganxhiun: Profesor Dhimitër Shuteriqi ( shkrimtar, poet, studiues): “ Ne ishim të rinj liceistë atëhere dhe vinim nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë, por në ato vite ’30 ata ( grupi “Lira”) ishin bërë idhujt e këngës për ne. Shkoja e ndiqja edhe në provat grupin “Lira” dhe admiroja këngët e tyre, zërin e mrekullueshëm të Gaqos.” Kolë Jakova (shkrimtar, dramaturg): “Për herë të parë zërin e Gaqos e kam dëgjuar me “Këngën e Mullirit” në vitin 1930 në Tiranë. Kishim mbritur dhe ne me bandën muzikore nga Shkodra. Unë isha ende fëmijë dhe më ka lënë një mbresë të pashlyeshme ai zë atëhere dhe ashtu mbeti gjithë jetën Gaqoja meatë zë të ngrohtë, plot ngjyra, i veçantë”. Mustafa Krantja “Artist i Popullit: ”Gaqoja nuk pushoi së kënduari deri në fund të jetës së tij, sepse kënga e mbante të ri. Prandaj nuk ndahej mga grupi i dashur “LIRA”. Ai ka qenë një këngëtar me një zë të pasur bas-baritoni, shembull për breza artistësh më të rinj. Pjesët më të bukura të kënduara prej tij si “Kënga e Mullirit” apo këngë të tjera korçare lirike, qytetare, patriotike, gjer tek ajo “Shpatari i Skënderbeut”, mbeten si interpretime të paharruara. Naum Prifti (shkrimtar, dramaturg e gazetar) do t’i shkruante vajzës së Gaqos, Zhulianës: “Ju keni patur fatin të rriteni në një familje artistike korçare dhe unë e kujtoj gjithmonë të ndjerin atin tuaj dhe gjithmonë në skenë duke kënduar, ashtu siç qe, shtatlartë, me fytyrë si të gdhendur dhe me zë basi të plotë.” KUR SHPIRTI KËNDON... Nëse do ta çlodhësh shpirtin, ule nën hije të asaj kënge do fryjë fllad që shkund lule qershie, do zbresë nga mali, çaplehtë si bora një çupë „me të zeza veshur“, në një shportë të argjendë, dashurinë e gjithë botës mbledhur trëndafila maji plot erë... Zëri i tyre atëhere të thotë: „E shkurtër jeta, e gjatë udh’ e këngës sonë“ Po të ndjehesh i vetmuar, merr at’ udhë të vjetër kënge, do takosh drenovaren, t’i flasësh me fjalë qielli, të marrë frymë dashuria... Çlodhu n’at’ blerim të butë, Shih të tretet si një re e brishtë, nën një diell endacak,trishtimi. Shpejt do ndihesh dashuruar Vetmia t’ikën zemëruar... E pranë teje do vijë si jehonë: „E shkurtër jeta, e gjatë udh’ e këngës sonë!“ Nëse humbur s’ke, as shpresë, as ëndërr, për një Shqipëri „Zonjë“ të nderuar merr dëgjo „Për Mëmëdhenë“, at’ këngë, trimat hyjnë legjendash, të bashkuar. 167 Kënga është si zjarr’ i Prometheut, rrahje zemre, bëhet, dritë në sy. Do të ndihesh bir i Mëmëdheut, nën at’ këngë: „ Eja, mblidhuni, këtu!“ Ata me zëplotë do të thonë: „E shkurtër jeta, e gjatë udh’ e këngës sonë!“ Nëse merr një valë të asaj kënge t’ia vesh në buzë një deti, ai do të nisë të flasë vetë, për një mall, që djeg në udhë kurbeti, për at’ tokë ku diell edhe hënë të kanë puthur për herë të parë, ku qielli - sy i dashuruar ndez në verë yjet e zjarrtë. Atje, ku nën vesën e mëngjesit lulet ndrisin si gjerdan margaritarë, për t’ja vënë buzëpaputhurës, kurorë, dridhshëm tek pret puthjen e parë. Atje, ku dëbora zbardh mal dhe fushë, dremitur nën savan të bardhë... Aty, nën muzgun blu të Korçës tinguj porsi zogj, nis një kitarë... Atëhere zemra do t’ia thotë këngës dalë nga shpirt i lirë: „Po nga gjithë këto më parë, Dua më shumë Shqipërinë!“ Atëhere do kuptosh të thonë: „E shkurtër jeta, e gjatë udh’ e këngës sonë!“ Zhuliana Jorganxhi Trieste më, 25 gusht 2003
Gazeta 55
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi