Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Prokurorët pasivë përballë kërcënimeve ndaj gazetarëve

Shko poshtë

Prokurorët pasivë përballë kërcënimeve ndaj gazetarëve Empty Prokurorët pasivë përballë kërcënimeve ndaj gazetarëve

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 17, 2012 10:58 pm

Prokurorët pasivë përballë kërcënimeve ndaj gazetarëve


Prokurorët pasivë përballë kërcënimeve ndaj gazetarëve Largea_gjykata171355766087
Liria e mediave në Kosovë, shpesh herë, ka qenë në thumb të kritikave të organizatave vendore e ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Zëri i gazetarëve për problemet në punën e tyre dëgjohet në mbarë botën çdo vit më 3 maj - Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, por për disa gazetarë kërcënimet janë pjesë e rutinës së përditshme profesionale.

Kërcënimet, që përfaqësues të skenës politike apo të komunitetit të biznesit u drejtojnë gazetarëve, u panë në opinionin publik të Kosovës përgjatë javëve të kaluara.

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK), Imer Mushkolaj, tha se ka pasur një numër të madh të kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve, por se nuk janë trajtuar nga organet përgjegjëse.

“Njoftimi i opinionit publik me atë që ndodhë është arma e tyre e vetme-natyrisht me presionin që u bëhet organizatave të tjera që të reagojnë e të mos mbeten rastet e pasqaruara. Mirëpo, më tutje nuk është mundur të shkohet”, tha ai.

Publikimi i informatave në media mund të shërbejë si bazë për nisjen e hetimeve nga prokuroritë përgjegjëse në vend. Sipas detyrës zyrtare, prokurorët obligohen të nisin një hetim për kërcënime sapo ta kenë pranuar informatën për një gjë të tillë.

Kërcënimi është i rregulluar edhe me dispozita ligjore, përkatësisht me Kodin Penal te Kosovës, neni 267 i të cilit thotë që “Kushdo i cili me qëllim që vetes apo personit tjetër t’i sjellë dobi pasurore të kundërligjshme përdor forcën apo kërcënimin e rëndë për ta detyruar personin tjetër që të veprojë apo të mos veprojë në dëm të pasurisë së vet a të pasurisë së personit tjetër dënohet me burgim prej tre muaj deri në pesë vjet”.

Prokuroria e Shtetit të Kosovës, njoftoi Radion Evropa e Lirë se raste ku palë e dëmtuar janë gazetarët ka pasur vetëm në Prokurorinë Komunale në Prishtinë.

Në vitin 2010 thuhet se është ngritur aktakuzë në Gjykatën Komunale në Prishtinë për një rast, ku Gjykata i ka shqiptuar dënimin palës që ka kërcënuar gazetarin.

Një rast tjetër nga viti 2010 thuhet se është në fazën hetimore, ndërsa për dy raste në vitin 2011 thuhet se janë ngritur propozim akuza në Gjykatën Komunale në Prishtinë.

Parim Olluri, gazetar në Rrjetin Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) tha se është kërcënuar disa herë, por se në AGPK ka raportuar vetëm për një rast. Ai tha se janë të rralla rastet kur iniciohen hetime nga prokuroria.

Ndonëse në Kosovë, sipas tij, nuk është raportuar për sulme të rënda ndaj gazetarëve apo vrasje të tyre, kërcënimet e ndryshme “e bëjnë të rrezikshëm terrenin hulumtues jashtë redaksive”.

“Nuk kemi parë ndonjë rast të hetimeve të prokurorisë që i ka marrë ndaj kërcënuesve të gazetarëve. Besoj që prokurorëve u ka mjaftuar më shumë vet fakti që gazetarët kanë shpëtuar gjallë pas kërcënimeve dhe nuk u ka interesuar të merren më shumë me punën e gazetarëve”, tha ai.

Reagimet e institucioneve të larta, megjithatë, thuhet se mbesin në nivel të “dënimit deklarativ të sulmeve apo kërcënimeve” por se raste të caktuara nuk procedohen në mekanizmat e drejtësisë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi