Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pacolli: Iu kam thënë, jam i pastër

Shko poshtë

Pacolli: Iu kam thënë, jam i pastër Empty Pacolli: Iu kam thënë, jam i pastër

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 18, 2012 5:09 pm

Pacolli: Iu kam thënë, jam i pastër


Pacolli: Iu kam thënë, jam i pastër Largea_behgjet-pacolli1355781372
( I plotësuar) Pasi EULEX-i ka hedhur poshtë kallzimin penal të Agjensionit Kundër Korrupsionit ka reaguar Behgjet Pacolli, duke shkruar në rrjetet sociale dhe duke akuzuar Agjensionin Kundër Korrupsion për ndërhyrje politike.
“Siç e kam thënë edhe atëherë ai kallzim penal ishte bërë për shkak të njëanshmërisë, mos profesionalizmit, dhe ishte shumë tendencioz në qëllimet e veta”, ka shkruar Pacolli.
Sipas tij, kjo ishte bërë në kohën kur ai po punonte për vendin. “Madje ishte bërë pikërisht në kohën kur unë në Nju Jork ishte i angazhuar shumë në aktivitete për shtimin e njohjeve të reja, dhe afirmimin e fuqizimin e shtetit tonë në arenën ndërkombëtare”, vazhdon postimi i tij.
Ai ka shfaqur mosbesimin dhe kritikat për AKK-në.


“Besoj se nga ky rast do të nxjerrin përfundime pozitive të gjitha institucionet vendore, përfshi edhe Agjencionin, me qëllim që të lirohen nga kthetrat e interesave të ndryshme individuale dhe grupore.
Behgjet Pacolli”, shkruan ai.
Postimin, ai pohon se e ka shkruar nga Ruanda ku po qëndron aktualisht.
Misioni i EULEX-it kishte hedhur poshtë Kallëzimin penal të Agjencionit Kundër Korrupsionit e kishte depozituar kundër zëvendëskryeministrit të parë Behxhet Pacolli, dhe është mbyllur përfundimisht lënda e regjistruar si PP.Nr.4394/2012.


* * * * *

EULEX-i hedhë poshtë Kallëzimin penal kundër Pacollit

Misioni i EULEX-it ka hedhur poshtë Kallëzimin penal të Agjencionit Kundër Korrupsionit e kishte depozituar kundër zëvendëskryeministrit të parë Behxhet Pacolli, dhe është mbyllur përfundimisht lënda e regjistruar si PP.Nr.4394/2012.
Avokati i Behxhet Pacollit, Gazmend Nushi, ka kërkuar nga AKK-ja, që të kërkojë falje për këtë denoncim të shëmtuar siç është shprehur ai.
“Shpresojmë që së paku ndërgjegja e tyre do t’i shtyjë ata që në të ardhmen e afërt publikisht të deklarohen rreth shkaqeve, arsyeve dhe në veçanti, rreth motiveve me të cilat janë udhëhequr kur kanë vendosur ta depozitojnë Kallëzimin penal kundër z.Pacolli. Dhe asgjë më tepër” thuhet në letrën e avokatit Nushi dërguar opinionit publik.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi