Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Huruglica, kufiri pa simbole shtetërore, serbët tolerohen deri më 10 janar

Shko poshtë

Huruglica, kufiri pa simbole shtetërore, serbët tolerohen deri më 10 janar Empty Huruglica, kufiri pa simbole shtetërore, serbët tolerohen deri më 10 janar

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 20, 2012 7:59 pm

Huruglica, kufiri pa simbole shtetërore, serbët tolerohen deri më 10 janar


Huruglica, kufiri pa simbole shtetërore, serbët tolerohen deri më 10 janar Largea_largea_huruglica13559588771355993672
Mallrat serbe që hyjnë në veri nuk do të paguajnë doganë, sepse Serbia është pjesë e CEFTA-s, dhe me të do të veprohet sikurse me Shqipërinë, Maqedoninë apo Malin e Zi, ka deklaruar pak më parë, drejtori i Doganës së Kosovës, Naim Huruglica.
Huruglica, i cili ka marrë pjesë në ekipin teknik të bisedimeve në Bruksel, tha se marrëveshja për Menaxhimin e Integruar të Kufijve nuk parasheh mbajtjen e simboleve shtetërore në kufij, mirëpo sipas tij, uniforma e oficerëve doganorë përmban stemën e simboleve shtetërore.
Ai tha se thuaja për të gjitha mallrat paguhet TVSH, përveç disa produkteve si buka dhe të tjera, e të cilat nuk paraqesin shumë të madhe monetare, nuk paguhet kjo taksë. Por, ai pranoi se gjithashtu nuk ka linearitet të plotë të taksave dhe as reciprocitet të plotë. Ai tha se sa i përket akcizës, për mallrat që ka akcizë ajo paguhet. Ai tha se pas kontrollit në pikën kufitare, mallrat drejtohen për në terminalin doganor. Por, ai pranoi po ashtu se në Jarinë shumë serbë nuk deklarojnë mallrat të cilat duhen të dërgohen në terminalin doganor në Mitrovicë. Kjo gjë do të merr fund më 10 janar, sipas Huruglicës. “Nuk po vijnë të gjithë në terminalin doganor në Mitrovicë. Po jemi duke bërë analiza. Shumica e dërgesave përmes asaj pike doganore janë për konsum ditor, mirëpo edhe ato mallra do të ishte dashur të lajmërohen në terminalin doganor. Shumica e dërgesave nuk kalojnë 3.5 tonë. Ky tolerim do të zgjasë vetëm deri më 10 janar”, ka thënë Huruglica në Interaktiv.
Por, Qeveria e Kosovës sot ka heshtur për këtë çështje, e cila nga e marta u bë publike, në trajtë kërcënimi nga kryeministri i Serbisë. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, edhe pse nuk i ka komentuar detajet e këtyre bisedimeve, ka thënë se Kosova do të mbetet me një zonë doganore.


Shefi i ekipit negociator të Serbisë, Dejan Paviçeviq, ka deklaruar të mërkurën se zbatimi në praktikë i marrëveshjes për taksa - doganë e akcizë, fillon nga 20 dhjetori.
Kjo marrëveshje, sipas palës serbe parasheh që mallrat që hyjnë në Kosovë nëpërmjet
pikave kufitare në veri dhe që janë të destinuara për komunat veriore, nuk doganohen.
"Të gjitha mallrat, për të cilat nuk paguhet akciza, mund të hyjë pa doganim në veri të Kosovës, ashtu sikur dhe malli i akcizës deri në tre tonë e gjysmë nëse ky mall është i destinuar të shkojë në veri të Kosovës", ka thënë ai. BS
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi