Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha: 2013 të shndërrohet në vit harmonie me fqinjët e vendet e tjera

Shko poshtë

Berisha: 2013 të shndërrohet në vit harmonie me fqinjët e vendet e tjera Empty Berisha: 2013 të shndërrohet në vit harmonie me fqinjët e vendet e tjera

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 22, 2012 2:03 pm

Berisha: 2013 të shndërrohet në vit harmonie me fqinjët e vendet e tjera


Berisha: 2013 të shndërrohet në vit harmonie me fqinjët e vendet e tjera Largea_december-22-10-51-535-jpg1356174091
Kryeministri pritje me komunitetet fetare dhe trupin diplomatik


Kryeministri Berisha jep një pritje me rastin e festave të fundvitit, me përfaqësuesit e komuniteteve fetare dhe të trupit diplomatik në Shqipëri
“Shqiptarët janë në komb i vogël, por shkëlqejnë shumë. Ata kanë një mesazh për të gjitha kombet e tjera, respektin absolut për besimin e njëri-tjetrit.”Kështu iu drejtua kryeministri Berisha përfaqësuesve të komuniteteve fetare dhe përfaqësuesit e trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri.
Kryeministri uroi që viti 2013 të shndërrohet në një vit harmonie, paqeje, mirëkuptimi me njëri-tjetrin, me fqinjët, me vende të tjera.


“Ndaj le të përpiqemi së bashku ta shndërrojmë 2013, në një vit harmonie, paqeje, mirëkuptimi me njëri-tjetrin, me fqinjët, me vende të tjera”-
Edhe njëherë ju uroj Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri! Ju falënderoj me mirënjohje që erdhët sot, këtu, dhe më dhatë mundësinë të uroj secilin prej jush. Gëzuar!”- përfundoi urimin e tij shefi i qeverisë.


Në pritje ishin të pranishëm drejtuesit e bashkësive fetare në vend: Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Imzot Angelo Massafra, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e tij Anastasi Presidenti i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë, Pastor Fitor Muça, Zëvendskryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Haxhi Baba Edmond Brahimaj, si dhe përfaqësues të bashkësive fetare nga Kosova dhe Mali i Zi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi