LDK: Flamuri dhe himni i Rugovës të jenë simbolet shtetërore të Kosovës
Faqja 1 e 1

Bota Sot
(I plotësuar) - Një shtet që nuk ka zhvillim ekonomik rrezikon të bëhet shtet i krimit e korrupsionit, ka deklaruar të dielën lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.
Këto komente, ai i ka bërë gjatë shënimit të 23-vjetorit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, aktualisht subjekti më i madh opozitar në Kosovë.
Mustafa ka thënë se Kosova duhet të ecë përpara në reformimin e saj demokratik, si dhe në zhvillimin ekonomik e politik për të qenë një shtet i suksesshëm.
“Kosova ende është larg realizimit të synimeve të programeve, standardeve e vlerave evropiane, të cilat kërkojnë konkurrencë, vlera humane e vlera autentike dhe jo rrjete të korrupsionit e krimit të organizuar, qofshin këto joformale apo formale. Standard evropian është sundimi i ligjit dhe zhvillimi i përgjithshëm. Korrupsioni ka shpërla shoqërinë dhe shtetin tonë në shkallën që rrezikon të ardhmen e vendit”, ka deklaruar Hamiti.
Në 23-vjetorin e themelimit të LDK-së, kryetari i saj, Isa Mustafa, i cili mban edhe postin e kryetarit të Prishtinës, ka kontestuar sërish flamurin dhe himnin e Kosovës. Ai është zotuar se kur LDK-ja të vijë në pushtet, simbolet shtetërore të Kosovës do të jenë ato që i kishte prezantuar presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova.
“LDK-ja do ta bëjë realitet, bashkë me qytetarët e vendit, që Flamuri i Dardanisë të jetë flamur zyrtar i Republikës së Kosovës, ndërsa himni i propozuar nga presidenti Rugova, ‘Kur ka ra kushtrimi n’Kosovë’, të jetë himn i Republikës së Kosovës. Ky është borxhi që ia kemi prijësit tonë të madh, Presidentit historik Ibrahim Rugova, njeriut që së bashku me LDK-në e projektoi dhe e themeloi Republikën e pavarur, sovrane dhe demokratike të Kosovës”, është shprehur Mustafa.
Para 23 vjetësh, Lidhja Demokratike e Kosovës ishte themeluar nga Ibrahim Rugova dhe një grup intelektualësh.
Atë kohë, LDK njihej si lëvizje e rezistencës paqësore të shqiptarëve të Kosovës ndaj regjimit të Serbisë në kohën kur Jugosllavia po shpërbëhej, kurse shumica shqiptare në Kosovë ishte një prej shënjestrave të shtypjes nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit.
Koncepti i LDK-së, atë kohë, ishte për një Kosovë shtet të pavarur e demokratik që u promovua përmes liderit të saj Ibrahim Rugova.
Ndërkaq pas vitit 1999 kur në Kosovë kishin ndërhy forcat paqeruajtëse të NATO-s, LDK-ja, nën drejtimin e Rugovës kishte ruajtur shumicën dhe siguroi mandatin e parë qeverisës gjatë kohës së administrimit të Kosovës nga Kombet e Bashkuara.
Por, me vdekjen e Rugovës, kjo parti politike kryesisht doli e dyta, duke u kthyer në një forcë opozitare.
Përveç kritikave adresuar qeverisjes aktuale, Mustafa i drejtoi edhe mesazhe komunitetit ndërkombëtar duke thënë se faktori ndërkombëtar në Kosovë të angazhohet shumë më shumë për sjellje ligjore mbi parime të demokracisë, e jo që objektiv kryesor të jetë stabiliteti politik.
“Një shtet, i cili nuk ka zhvillim, bëhet shtet i krimit dhe korrupsionit, shtet i cili në vend se të fabrikojë produkte dhe të mira për popullsinë, fabrikon të burgosur dhe kriminelë. Ne nuk e dëshirojmë një shtet policor, një shtet të ngulfatur nga oligarkia politike dhe strukturat parashtetërore”.
“LDK-ja do të luftojë për konceptin e shtetit, në të cilin demokracia do të ngrihet mbi baza të zhvillimit ekonomik dhe social, në të cilin puna do të bëhet kriter i pasurisë, e jo korrupsioni dhe abuzimi i parasë publike”, ka thënë Mustafa.
Ndërkohë, nënkryetari i LDK-së, Sabri Hamiti, është shprehur se demokraci në Kosovë nuk mund të ketë pa zgjedhje të lira, pa vullnet qytetar, e pa institucione të përgjegjshme e demokratike. Ai ka theksuar se një trend i tillë ka sjellë si sfidë serioze rritjen e korrupsionit e krimit në vend.

Shënohet 23-vjetori i themelimit të LDK-së
23 vjet më parë, presidenti historik Ibrahim Rugova, i përkrahur nga intelektualët, studentët, punëtorët, i përkrahur në mënyrë vendimtare nga shqiptarët e Kosovës, themeloi Lidhjen Demokratike të Kosovës, lidhjen e besës e të jetës shqiptare. 23 vjet më parë, Presidenti Historik, Presidenti i Parë i Republikës së Kosovës, prijësi dhe burrështetasi i shquar, dr. Ibrahim Rugova dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nisën rrugën e rëndë, përplot punë, sakrifica e flijime, rrugën e çlirimit të shqiptarëve të Kosovës, rrugën e pavarësisë së Kosovës dhe rrugën e hapur të demokracisë së Kosovës. Lidhja Demokratike e Kosovës, lidhja më e madhe nacionale e shqiptarëve të Kosovës, është lidhja e Kosovës, nyja e historisë më të re të vendit tonë dhe shenja politike identifikuese e saj. Sot, pas 23 vjetësh, Lidhja Demokratike e Kosovës ndjek me besnikëri vlerat e qëndrueshme të Programit të saj nacional, të prezantuar në Kuvendin Themelues të 23 dhjetor të vitit 1989. Vlerat e këtij Programi, si: pluralizmi politik, angazhimi për liritë e njeriut, lirinë e fjalës dhe të shtypit, angazhimi për një shoqëri demokratike në bazë të traditës më të mirë të qytetërimit njerëzor, për bashkëpunim, miqësi dhe solidaritet me popujt e tjerë, përkushtimi për ekonomi të tregut, për zgjidhjen e problemit të papunësisë, për ruajtjen e ambientit dhe të resurseve natyrore, të cilat u takojnë edhe brezave që do të vijnë... Janë këto disa vlera, të cilat edhe sot gjenden në faqen e parë të synimeve të demokracive më të avancuara evropiane.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Urdhër i prerë për simbolet: Në stadium ndalohen simbolet e Kosovës dhe flamuri “Autochthonus”
» Hajdin Abazi:Do t’i votoja simbolet shtetërore të presidentit Rugova
» SKANDALI / Flamuri turk sfidon simbolet tona kombëtare në kryeqendrën e Veriut
» Fletëvotimet pa simbolet e Kosovës, tensione në KQZ

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi