Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjermanët, letër të hapur Jakup Krasniqit

Shko poshtë

Gjermanët, letër të hapur Jakup Krasniqit Empty Gjermanët, letër të hapur Jakup Krasniqit

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 24, 2012 11:48 am

Gjermanët, letër të hapur Jakup Krasniqit


Gjermanët, letër të hapur Jakup Krasniqit Largea_kupa231356301406
Portali gjerman i lajmeve “Kosova Aktuell” i ka shkruar Jakup Krasniqit një letër të hapur. Botuesi, Max Brym, në letër i kërkon Krasniqit që ta ndajë PDK-në.

Ai i thekson rolin e Krasniqit në PDK, përkrahjen që ka si figurë politike, si dhe ngjarjet e fundit ku bashkëpartiakët e tij e trajtojnë me përçmim.

Në letër thuhet se ngjarjet po shkojnë në atë drejtim që po planifikohet, përjashtimi i Krasniqit për t’i hapur rrugë, Kadri Veselit. Aty përmendet se mungesa e Fatmir Limajt, po përdoret nga PDK-ja.

Në vazhdim, letra e plotë e “Kosova-Aktuell”, drejtuar Krasniqit.

Veproni z. Kryeparlamentar – ndajeni PDK-në

Partia juaj, PDK-ja me Hashim Thaçin në krye, objektivisht nuk mund të është partia juaj. Tani për tani është duke u përgatitur largimi juaj nga udhëheqja e PDK-së. Në vendin tuaj, duhet të vijë figura e errët Kadri Veseli. Partneri juaj paksa i veçantë partiak Fatmir Limaj, u fut në burg nga EULEX-i, jo për shkak të korrupsionit, porse për shkak të rolit të tij pozitiv si luftëtar i UÇK-së. Para pak kohësh dolën në pah telefonata, në të cilat juve jo vetëm ju fyejnë. Hashim Thaçi, ju apostrofon si “bandit”, ju emëroheni si ‘Jakupovski’ dhe juve e familjarëve u kërcënojnë me dhunë. Sami Lushtaku, Kryetari i Komunës së Skenderajt, si dhe shefi i grupit parlamentar të PDK-së Adem Grabovci, në bisedën të tyre kuvendonin se si do të ishte më së miri “tua q… nënën juve”. Lushtaku ju quan “qen”, të cilin “duhet heqë qafe”. Adem Grabovci ishte i një mendimi me Lushtakun dhe mendon vetëm se juve duhet “hequr me elegancë”. Lushtaku qeshet me këtë dhe i cilëson Grabovcin “diplomat”. Nëse tani Grabovci para mediave deklaron: “E vlerësoj punën e Jakup Krasniqit”, atëherë kjo paraqet vetëm një shembull të gënjeshtarit të përkryer.

Shumë i nderuari z. Kryeparlamentar, ju edhe më tej keni mbështetës në kuadër të PDK-së, shumë anëtarë të zakonshëm ushqejnë simpati të thellë për ju. Shpesh nga anëtarët e pakënaqur dëgjohet: “Mirëpo e kemi ende Jakup Krasniqin”. Tani duhet të tregoheni edhe më i përgjegjshëm. Ndajeni me një plasje të madhe PDK-në. Do t’ju vijnë pas shumë anëtarë të zakonshëm të PDK-së. Rreshtohuni në anën e rezistencës kundër privatizimit të PTK-së, të KEK-ut dhe të Trepçës. Kundërshtoni hapur të ashtuquajturin dialog me nacionalistët dhe fashistët serbë. Ne e dimë që për shkak të angazhimit tuaj për interesat sociale dhe kombëtare të njerëzve të zakonshëm të Kosovës keni vuajtur burg të gjatë në Jugosllavinë e vjetër. Tregoni edhe tani në prag të pleqërisë, se në ju ka ende zjarr. Mos lejoni thjeshtë t’ju shkyçin dhe t’ju dërgojnë në pension. Populli jeton në varfëri dhe në mjerim. Përkundër kësaj një shtresë e vogël po bëhet gjithnjë më e pasur. Vihuni me vendosmëri dhe vepra përballë këtij zhvillimi. Ne shpresojmë se në librat e historisë emri i Jakup Krasniqit do të shënohet pozitivisht. Veproni tani, zotëri Kryeparlamentar!

Me konsideratë të lartë,
Në emër të Redaksisë Kosova-Aktuell
botuesi Max Brym
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi