Krasniqi: Grabovci duhet të më kërkoj falje

Pas kërkim-faljes drejtuar qytetarëve të Kosovës nga ana e shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka reaguar edhe kryekuvendari i Kosovës, Jakup Krasniqi, emri i të cilit është lakuar nga zyrtarët e lartë të PDK-së, në bisedat e përgjuara telefonike.
Në një prononcim, Krasniqi ka thënë se do të ishte më mirë që Grabovci të kërkonte falje në mënyrë të qartë.
“Unë nuk e di se si është ndjerë Grabovci, por mbaj qëndrimin që e kam shprehur edhe më herët, se duhet kërkuar falje për nivelin e ulët të përdoruar gjatë atyre bisedave”, ka deklaruar Krasniqi.
Grabovci kërkon falje nga qytetarët për skandalin e përgjimeve
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, në takimin e fundit me gazetarë për këtë vit, u ka kërkuar falje të gjithë qytetarëve të Kosovës lidhur me skandalin e përgjimeve telefonike.
Mirëpo, Grabovci nuk i kërkoi falje edhe kryeparlamentarit Jakup Krasniqi.
"Mua më vjen keq dhe u kërkoj falje gjithë qytetarëve të Kosovës, nuk ka qenë asnjëherë në natyrën time që të shkaktoj shqetësim të qytetarëve. Kam bërë përpjekje gjithnjë që të jem në shërbim të një jete më të mirë dhe një stabiliteti relaksimit të jetës së qytetarëve. Unë të gjithë qytetarëve u kërkoj falje për shqetësimin më të vogël, me cilindo veprim që kam bërë. Ndërsa bashkëpunimi im me përfaqësuesit e institucioneve ka qenë korrekt, është korrekt dhe do të jetë korrekt”, ka deklaruar ai.
Gjithashtu, ai ka folur fjalë të mira edhe për raportet e tij dhe bashkëpunimin e mirë që e ka me Kadri Veselin.
Emërimi i koordinatorit Blerim Shala në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, sipas disa zërave thuhet se paraqet shkelje kushtetuese. I pyetur se a do të përkrah ndonjë iniciativë që kjo të shkoj në Gjykatë Kushtetuese, ai ka thënë se Gjykata Kushtetuese është ajo e cila bënë vlerësimin, interpretimin dhe respekton vendimet e institucioneve tona, duke mos dhënë e përkrahjen.
Kohë më parë, ai kishte akuzuar liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj kërcënim, zhvatje dhe kandrabandim në veri të vendit, ndërsa sot janë të gatshëm të hynë në koalicion me partinë e tij.
Por Grabovci edhe për këtë ka pasur një shpjegim, duke thënë se PDK është e gatshme të bashkëpunojë me të gjithë spektrin politik.
“Prandaj këtë iniciativën e AAK-së ne e kemi vlerësuar e kemi mbështet dhe do ta mbështesim dhe jemi gatshëm që të bashkëpunojmë me të gjithë spektrin politik për interesat e qytetarëve, gjithsesi edhe me shoqërinë civile”, ka thënë ai.
Një qëndrim i Grupit Parlamentar të PDK-së si duket ka ndryshuar kur është fjala për mandatin e EULEX-it. Përderisa kohë më parë kanë deklaruar se do të kërkojnë rishikimin e mandatit të këtij misioni, kur ka qenë rasti Limaj, një gjë të tillë nuk e ka thënë edhe sot, duke thënë se kjo çështje do të analizohet dhe do të merren hapat më tutje.
“Ne jemi shumë të matur për fjalën tonë publike që e themi në rrethanat që e kemi thënë qëndrojmë prapa. EULEX-i në rastin konkret kur ka qenë rasti Limaj nuk ka respektuar procedurat, nuk ka respektuar ligjet, prandaj ka kemi kërkuar që ato të korrigjohen dhe mos të përsëriten. Dhe ne do të analizojmë se çfarë hapa do të marrim më tutje”, ka theksuar Grabovci.
Grupi Parlamentar i PDK-së, një nga sukseset më të mëdha që konsideron që është arritur këtë vit në rrafshin politik, ka qenë përmbyllja e mbikëqyrjes së pavarësisë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Gërxhaliu duhet t’i kërkoj falje publike emigranteve
» Dr.Krasniqi: Nëse kisha katolike shqiptare ndihet e fyer, unë mund të kërkoj falje !
» PD: Rama t'i kërkoj falje Kosovës për Bregoviqin
» Mustafa: Le të vijnë VV-ja në shtëpinë time, veç nuk e di si do të dalin–falje i kërkoj gomarit, jo Albinit
» Beqiri: Duhet të kërkohet falje për heqjen e fotografive

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi