Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gërxhaliu duhet t’i kërkoj falje publike emigranteve

Shko poshtë

Gërxhaliu duhet t’i kërkoj falje publike emigranteve Empty Gërxhaliu duhet t’i kërkoj falje publike emigranteve

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 23, 2013 8:13 pm

Gërxhaliu duhet t’i kërkoj falje publike emigranteve

Gërxhaliu duhet t’i kërkoj falje publike emigranteve Largea_16930ager1374593473
“Kjo është deklaratë tendencioze dhe fyese e z. Gerxhaliu për gjithë ata të rinj të cilët mjerisht nuk po shohin perspektive në Kosovë. Do të ishte e rrugës që ai t’u kërkojë falje publike për fyerjen që ja ka bërë atyre” thotë Tali.
Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, largimin e të rinjve që po emigrojnë në shtetet evropiane e ka cilësuar se po bëhet jo nga papunësia, por nga mosdëshira për të punuar në Kosovë. Ai ka thënë se brenda një periudhe të shkurtë në Kosovë mund të gjesh mbi 300 vende pune, mirëpo nuk po ka ndonjë gatishmëri për t’u punësuar në kompanitë kosovare. Por, këtë deklaratë të tij e kanë hedhur poshtë përfaqësuesit e partive politike, analistet si dhe sociologët, duke e quajtur Gërxhaliun si njeri të Qeverisë, pasi ai e din më së miri gjendjen e krijuar në Kosovë. Sipas tyre, ai i ka fyer të gjithë të rinjtë që kanë shkuar ne shtetet evropiane për të kërkuar punë pasi në Kosovë pa qenë i afërm me pushtetin s’ka pune, dhe se Gërxhaliu duhet që publikisht të ju kërkoj falje emigrantëve tanë.
Shpend Ahmeti, nga Lëvizja Vetëvendosje për gazetën “Bota sot” thotë se kosovarët që po ikin në Evropë nuk po shkojnë me ndejë atje, por për të punuar, dhe nëse atje shkojnë për të kërkuar punë si është e mundur që po ikin nga Kosova për shkak të punës dhe nuk duan të punojnë.
“Nuk e di se ku i kanë pa ato shifra, por unë jam kundër këtij vlerësimi për shkak se e pash një anomali. Kosovarët që po shkojnë në Evropë nuk po shkojnë me ndejë atje, por po shkojnë të gjejnë punë. Nëse atje po shkojnë për të kërkuar punë, atëherë nuk e kuptoj se si dikush në Kosovë mund të analizojë se në Kosovë paska punë por këta njerëz nuk duan të punojnë”, thotë Ahmeti.
Ish-deputeti i pavarur, i Parlamentit të Kosovës, Driton Tali, për gazetën “Bota sot” pohon se “Nuk është aspak e vërtet që ata të rinj ikin prej Kosovës se s’duan të punojnë. Bile është e pa kuptueshme sepse ata dalin në shtetet evropiane për te lypur punë, e ku dihet se në perëndim punohet gjithmonë më shume se në Kosove. Po ashtu në të gjithë e dimë se sa i përket gjetjes së punës, sidomos në institucionet publike, pa qenë i afërt me diku nga pushteti apo pa qenë anëtar i partive në pushtet nuk gjen dot punë” thotë Tali.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të merkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit).
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi