Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rritet përkrahja për Fatmir Limajn

Shko poshtë

Rritet përkrahja për Fatmir Limajn Empty Rritet përkrahja për Fatmir Limajn

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 27, 2012 11:13 pm

Rritet përkrahja për Fatmir Limajn


Rritet përkrahja për Fatmir Limajn Largea_fatmiri271356637903
“Le të rrotullohet qielli...le të fitojë drejtësia”. Kjo është motoja e fushatës së bashkëluftëtarëve të deputetit Fatmir Limaj, të cilët vazhdojnë përkrahjen për komandantin e tyre.
“Brigada 121” ka nisur një fushatë në mbrojte të deputetit Fatmir Limaj.
Haxhi Shala, Ish-komandant “Topi”, i cili ishte komandat i “Brigadës 121” ka thënë për Indeksonline se përmes kësaj fushatë dëshirojnë të tregojnë se kush ishte komandant “Çeliku”.
“Le të rrotullohet qielli...le të fitojë drejtësia. Kjo është një thënie e komandantit tonë dhe ne kemi vendosur që përmes kësaj thënie t’i tregojmë popullit se kush është Fatmir Limaj” ka thënë Haxhi Shala, ish-komandant “Topi”.
Sipas tij, komandant “Çeliku” ka treguar gjithmonë gatishmëri për t’u përballur me drejtësinë. Ndërkohë, deputeti Fatmir Limaj, është në paraburgim për akuzat në rastin “Kleçka”, i cili u kthye në rigjykim.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi