Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LPK dhe disa në Qeveri, aso kohe ishin bashkuar kundër LDK-së!?

Shko poshtë

LPK dhe disa në Qeveri, aso kohe ishin bashkuar kundër LDK-së!? Empty LPK dhe disa në Qeveri, aso kohe ishin bashkuar kundër LDK-së!?

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 28, 2012 9:03 pm

LPK dhe disa në Qeveri, aso kohe ishin bashkuar kundër LDK-së!?


LPK dhe disa në Qeveri, aso kohe ishin bashkuar kundër LDK-së!? Largea_kryesore1356714408
Mijëra shqiptarë pa dëshirën e tyre mbeten sehirxhi ndaj masakrave, dhe vrasjeve të familjarëve të tyre, nuk ishin vetëm kuqaloshët.

Rreth luftës, dhe ndërskamcave që iu bënë luftëtarëve të denjë të FARK-ut, po flasin njerëzit që kanë përgjegjësi, dhe kanë bagazh lufte, njerëz që ishin në beteja, dhe në fushën e luftës, njerëz që kanë kurajo, dhe guxim të tregojnë të vërtetën për luftën, sikur që ishte rasti i fundit me luftëtarin dhe atdhetarinë Sami Tahiraj, e që me këtë rast do të them këtë; mos ta lëmë vetëm z. Tahiraj jo vetëm ta duartrokasim aty këtu, por ta ruajmë këtë Burrë, dhe këtë luftëtarë të Republikës së Kosovës, që luftoi nënë komandën e Komandantit Suprem të Republikës së Kosovës Presidentit Ibrahim Rugovës, pra edhe nga këtu e themi, respekt o Sami Tahiraj , ty dhe bashkëluftëtarëve të tu të tjerë që po shpartalloni rrenat, dhe ligësitë që iu bënë luftës nga profiterët, dhe disa kriminelë të kohës së zezë…Duhet thënë haptas një realitet të dhimbshëm, me dhjetëra mijëra shqiptarë me djallëzi u privuan nga e drejta, dhe obligimi ndaj atdheut që të kapin pushkët, dhe të luftojnë dhëmbë për dhëmbë me armikun serbo-sllavë, u privuan ngase dikush na mashtroi, dhe na ra dru mbas shpine (për të mos thënë na tradhtoi), mijëra shqiptarë pa dëshirën e tyre mbeten sehirxhi ndaj masakrave, dhe vrasjeve të familjarëve të tyre, nuk ishin vetëm kuqaloshët që na penguan me qeverinë kuislinge të Nanos, por ishte mjerisht edhe një pjesë e qeverisë sonë që na mjeli paratë, dhe na la në mes të rrugës, na bëri vegël për kusuritje, na degradoi krenarinë, dhe dinjitetin që e kishim me vite.

LPK dhe disa në Qeverinë tonë aso kohe ishin bashkuar kundër LDK-së!???


Pas gjithë këtyre fakteve, datave, shënimeve të ruajtura, të cilat e dokumentojnë angazhimin dhe punën e dhjetëra mijëra aktivistëve, anëtarëve dhe simpatizuesve të LDK-së, do të ishte jo falëse nëse nuk do të cekeshin edhe problemet, ndërskamcat, shantazhimet, kërcënimet, frikësimet dhe abuzimet që i bëheshin aktivitetit të LDK-së, njerëzve të saj...



(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi