Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hoxha nga Drenasi kundër Kishës në Llapushnik: Ata që ishin UDB’ashë sot po ndërtojnë xhami e kisha

Shko poshtë

Hoxha nga Drenasi kundër Kishës në Llapushnik: Ata që ishin UDB’ashë sot po ndërtojnë xhami e kisha Empty Hoxha nga Drenasi kundër Kishës në Llapushnik: Ata që ishin UDB’ashë sot po ndërtojnë xhami e kisha

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 09, 2016 5:07 pm

Hoxha nga Drenasi kundër Kishës në Llapushnik: Ata që ishin UDB’ashë sot po ndërtojnë xhami e kisha


Hoxha nga Drenasi kundër Kishës në Llapushnik: Ata që ishin UDB’ashë sot po ndërtojnë xhami e kisha Ii_1476011729-5521465


Hoxha nga Drenasi, Osman Musliu ka dal kundër ineagurimit të Kishës në fshatin Llapushnik. Ka thënë se kjo kishë është fesat për banorët e Drenicës. Krejt këto ndërtime te kishave dhe xhamive, Hoxha ka thënë se po bëhen nga ata që ishin me UDB’ën dhe KOS’in, dy shërbime famëkeqe inteligjente të Serbisë.


Mulla Osmani, në një postim në rrjetin social Facebook, është shprehur se ndërtimi i kishës në Llapushnik është bërë për interesa politike si dhe do të krijojë përçarje në mes të popullit shqiptarë, transmeton Gazeta Express.

 Osmani shkruan se ata të cilët deri dje ishin shpiun e KOS-it, UDB-ash e komunistë të përbetuar sot po ndërtojnë xhamia e kisha vend e pa vend.
 “...po shesin e blejnë ne emër te fesë, me pas mundësi jo krejt mahallen dhe katundin por krejt Kosovën dhe shqiptarinë. Ata të cilët Zot e kanë paranë e jo Krijuesin, nuk kanë mundësi të ndërtojnë “Shpija të Zotit”, thotë ai.
 Por pavarësisht kritikave për ndërtimin e kësaj kishe, hoxha nga Drenasi thotë se do të marrë pjesë në hapjen e kësaj kishe.
 “...Edhe një gjë dua ta them për vëllezërit e mi të krishterë, se unë do marr pjesë në hapjen dhe urimin e secilës kishë e cila ndërtohet nga vëllezërit tanë të Krishterë me kënaqësinë më të madhe, por edhe do të vazhdoj ti kundërshtoj kishat që ndërtohen për interesa politike e përçarje në mes popullit shqiptar siç është objekti në Llapushnik derisa të jem gjallë”, ka shkruar Osman Musliu.


Shkrimi i plotë i Osman Musliut:

 Gjithçka që po shohim në Llapushnik i kam vetëm dy fjalë. Një thënje arabe thotë: ” E keqja vjen nga dera e hajrit-mirësisë” Kur njerëzit i kuptojnë dyert e të keqës nga ju sjell djalli fatkeqësi ai e ndryshon derën dhe fatkeqësitë njerëzve ua sjell nëpërmjet dyerve te mirësisë, humanitetit, xhamisë, kishës dhe bamirësisë. Ngase siç e kam thënë shpesh se veprat më të liga bëhen ne emër të veprave më humane. Për këtë arsye njerëzimi duhet te jetë shumë i ndërgjegjësuar sidomos shqiptarët e Kosovës duhet te jenë shumë vigjilent dhe syhapur, sepse djajtë e MOQEM komunist po paraqiten në kostumin e ri, atë FETAR.
 Ata të cilët deri dje ishin shpiun e KOS-it, UDB-ash e komunistë të përbetuar sot po ndërtojnë xhamia e kisha vend e pa vend, po shesin e blejnë ne emër te fesë, me pas mundësi jo krejt mahallen dhe katundin por krejt Kosovën dhe shqiptarinë. Ata të cilët Zot e kanë paranë e jo Krijuesin, nuk kanë mundësi të ndërtojnë “Shpija të Zotit”. E vetmja gjë që bëjnë është të ndërtojnë objekte përparëse që më vone do ua shohim sherrin. Edhe një gjë dua ta them për vëllezërit e mi të krishter, se unë do marr pjesë në hapjen dhe urimin e secilës kishë e cila ndërtohet nga vëllezërit tanë të Krishterë me kënaqësinë më të madhe, por edhe do të vazhdoj ti kundërshtoj kishat që ndërtohen për interesa politike e përçarje në mes popullit shqiptar siç është objekti në Llapushnik derisa të jem gjallë . Një thënje te ngjashme shpesh e kemi dëgjuar nga pleqt tane : “O Drenas ty te mbuloje tymi pot sundojnë ,K…. e A……”!? “Ah Kosove ty te mbuloj flake po te sundojnë, M… e K…”!?Vesselam Hoxhë Osman Musliu
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi