Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Burrat e "pazëvendësueshëm" të vendit

Shko poshtë

Burrat e "pazëvendësueshëm" të vendit Empty Burrat e "pazëvendësueshëm" të vendit

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 28, 2012 9:52 pm

Burrat e "pazëvendësueshëm" të vendit


Burrat e "pazëvendësueshëm" të vendit Largea_pergjimet1356714284
Parlamenti ynë është i mbushur me deputet të katapultuar nga industria e votave të vjedhura me shumicë, manipulimet zgjedhore dhe ndërkëmbëzat, brendapartiake e ndërpartiake.
Për çudi vetëm dy-tre ditë më parë,tanimë kur afera e bisedave të përgjuara kishte filluar të harrohej, pas sa kohësh argëtimi e shpotitje me atmosferën e krijuar nga to në opinion, kryetari i grupit parlamentar të PDK-së, bëri sikur kërkoj njëfarë si falje publike për skandalin e lartcekur.
Por, në vend se paraqitja e tij të tingëllonte vërtet si pendim, ai dëshmoi edhe një herë se i mbetet besnik parimit të nepotizmit, duke e cilësuar edhe dajën e "dashur" si anëtarë të familjes, për të cilin, si nip i mirë që është z.Grabovci, u dashka të "luftoj për të, sepse sipas tij ai që nuk luftuaka për punësimin edhe të dajallarëve, nuk paska si të jetë i mirë as për popull......skandaloze, apo jo ?!
Megjithatë, edhe nëse dikush, nisur nga qëllimi më i mirë, ende shpreson se ndoshta ndonjëri që i ka mbetur sadopak ndërgjegje e pa prishur njerëzore, ruan në brendësi dëshirën të cilën nuk guxon ta shpreh hapur, në mënyrë që të mos i "lëndojë" shokët e partisë dhe bashkëpunëtorët e keqpërdorimeve, për zëvendësimin e tij nga dikush paksa më i pa zhveshur moralisht, aferat e cekura e kanë zbehur "funksionin" e këtyre njerëzve tërësisht nga çdo lloj "misioni" normal.
Ndaj, edhe ligjërisht, po të kishte diçka të tillë kundër të fortëve në Kosovë, ata nuk kanë mbetur më as përfaqësues formal të këtij populli të varfër, në pozitë as në parlament, por ja që nuk ka as nuk guxon kush t`ua përkujtojë atyre këtë gjë.



(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunë në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)


Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi