Gjah në LDK
Faqja 1 e 1
Gjah në LDK
Gjah në LDK
Pazaret me figura politike janë në trend. Analistët thonë se secila parti dëshiron të marrë diçka nga LDK-ja e mbetur. AAK-ja nuk ka frikë se ministrat e Qeverisë së kaluar që dolën nga kjo parti, mund t’ia dëmtojnë imazhin.
Nga Shpend Limoni më 26.04.2009 në ora 8:06
Derisa Lidhja Demokratike e Kosovës po përballet me humbje të vazhdueshme të figurave të njohura nga radhët e saj, njohësit e rrethanave politike në vend vlerësojnë se këto zhvillime ende lidhen me vdekjen e presidentit Rugova dhe ndarjen e kësaj partie në Kuvendin e Pestë.
Haki Shatri është personaliteti i fundit që ka lënë partinë për t’iu bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Shatri është i dyti ministër me radhë nga koalicioni i dikurshëm LDK- AAK që ka lënë partinë, pasi këtë më parë e kishte bërë Blerim Kuçi.
Në përpjekjet e tij për të sfiduar pushtetin aktual, Haradinaj ka nisur një fushatë për të sjellë sa më shumë njerëz brenda partisë së tij.
LDK-ja, dikur partnere e AAK-së, është pika ku Haradinaj ka sulmuar shpesh kohëve të fundit.
Por analistët politikë vlerësojnë se AAK-ja nuk është e vetmja që po tenton të marrë njerëz nga LDK-ja.
Mufail Limani thotë se LDK-së i janë sulur të gjithë.
“Problemi nuk qëndron tek AAK-ja. Problemi kryesor i ndërrimeve të mëdha është LDK-ja. Dhe kjo që po përpiqet të bëjë AAK-ja është e njëjta gjë që e bëjnë edhe PDK-ja, edhe LDD-ja. Ata përpiqen që elektoratin e dikurshëm të madh të LDK-së ta marrin për vete. Kjo është përpjekje e të gjitha partive politike në Kosovë pas vdekjes së z. Ibrahim Rugova”, ka thënë Limani të shtunën për Express.
Po si do të ndikojë në AAK prurja e figurave tashmë të shpenzuara në skenën politike të vendit?
Limani vlerëson se kjo është “thikë me dy teha” për Haradinajn.
“Kjo që ai mbështetet në ministrat e Qeverisë së kaluar është shpatë me dy teha, gjithsesi për shkak se këto personalitete bartin në strukturat e AAK-së imazhin jo aq të mirë që ka pasur qeverisja e kaluar”, thotë ai.
Por, Limani thotë se imazhi i keq i qeverisë së kaluar është i ekzagjeruar. Sipas tij, ajo qeveri “nuk ka pësuar debakël aq të madh, nuk ka imazh tmerrësisht negativ ose kriminal”.
“Kjo nuk është aspak e vërtetë”, thotë Limani.
Në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës po ashtu janë të bindur se dy ish –ministrat nuk do ta dëmtojnë këtë parti.
Besnik Tahiri, përgjegjës për pushtet lokal në Kryesinë e AAK-së, thotë se partia e tij do të përfitojë politikisht nga këto dy figura.
“Evidenca tregon se z. Kuçi ka një përkrahje shumë të madhe prej aty nga vjen. Kjo është reflektuar, është ndier në Degën dhe në qytetin prej nga vjen ai, edhe nuk e di që z. Kuçi k pasur ndonjë aferë apo diçka tjetër”, ka thënë Tahiri.
Fjalë të mira ai ka folur edhe për anëtarin më të ri të AAK-së, Haki Shatrin.
“E njëjta vlen edhe për z. Shatri që ka qenë ministër i Ekonomisë dhe deputet në tri mandate, vjen prej një komune ku ai personalisht dhe familja e tij kanë respekt. Do të thotë që unë nuk shoh diçka të keqe”, ka thënë ai.
Mufail Limani thotë se partitë janë duke bërë gabim që janë përqendruar për të marrë figura të njohura nga LDK-ja. Sipas tij, ato nuk po punojnë me elektoratin drejtpërdrejt.
“PDK-ja nuk përpiqet që ta animojë, ta marrë elektoratin e LDK-së, por përpiqet që ta kontrollojë Kryesinë e LDK-së. Ndërsa AAK-ja në vend që t’i drejtohet publikut, elektoratit të LDK-së, ajo përpiqet që të përçojë mesazhet të ndryshme duke marrë figura të ndryshme të LDK-së”, vlerëson Limani.
Me këtë nuk pajtohet Besnik Tahiri, i cili thotë se figurat e njohura sjellin vota dhe përvojën e tyre nga bagazhi i tyre politikë që kanë.
“Absolutisht kur një individ si z. Shatri ka marrë shumë vota në të kaluarën, kjo tregon se ai njeri ka elektorat, ka besim dhe ka bazë, i sjell të mira partisë. Aktivitetet për të marrë besimin shkojnë paralelisht në disa nivele, në nivelin në biseda me elektoratin dhe niveli i dytë, është marrja e njerëzve, kuadrove që kanë një bagazh publik politik profesional kombëtar dhe niveli tjetër është hartimi i politikave”, thotë ai.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi