Ia prishin ditën PDK-së
Ia prishin ditën PDK-së
Ia prishin ditën PDK-së
Derisa kryeministri Thaçi ka mbjellë një pemë dhe ka shëtitur nëpër parkun e ri të qytetit, një telefonatë anonime ka alarmuar policinë se për 20 minuta do të shpërthejnë dy marketet “Viva” në Ferizaj.
Nga Bardh Frangu më 25.04.2009 në ora 20:16
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur nga numër i madh i qytetarëve në sheshin e qytetit të Ferizajt. Ai pasi ka mbjellë një pemë në trotuarin afër ndërtesës së Kuvendit Komunal, bashkë me kryetarin e Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemailin, ka shëtitur nëpër parkun e ri të qytetit të Ferizajt, i cili është veshur me pemë të ndryshme.
Kryeministri Thaçi ka thënë se me këtë aksion të Qeverisë po e mbjellin Kosovën e re. Ai ka premtuar pyllëzimin e 30 hektarëve për komunën e Ferizajt, përkatësisht mbjelljen e 70 mijë fidanëve. Kryeministri Thaçi ka vizituar edhe tri tenda të vendosura në sheshin e qytetit për anëtarësimin në PDK.
Sipas njërit nga organizatorët e regjistrimit të anëtarëve të rinj, Ibrahim Lipovica, deri në orën 15 e 30 minuta, aktivistët e PDK-së kanë arritur të regjistrojnë deri rreth 300 anëtarë të rinj. Lipovica ka thënë për “Express” se mosha e të anëtarësuarve sillej nga 30 e më shumë vjet.
Megjithatë, këtë ditë të bukur të PDK-së në Ferizaj e ka prishur një telefonatë anonime. Vetëm dhjetë minuta para se të arrinte kryeministri Thaçi në qytetin e Ferizajt, një telefonatë anonime ka alarmuar policinë në Ferizaj, se kinse brenda 20 minutash do të shpërthejnë dy marketet “Viva”, të cilat i ndanë vetëm hekurudha.
Për këtë rast, komandanti i policisë në Ferizaj, Basri Shabani, ka njoftuar kryetarin e Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemailin dhe i ka thënë se kryeministri nuk mund të kthehet rrugës nga ka ardhur, por për këtë duhet ta shfrytëzojë rrugën “Rexhep Bislimi, përkatësisht rrugën e Gjilanit.
Komandanti i policisë në stacionin e Ferizajt, Basri Shabani ka thënë se telefonata në polici ka arritur në orën 13 e 20 minuta dhe se policia menjëherë ka reaguar, duke kërkuar largimin e konsumatorëve nga këto dy qendra tregtare dhe duke siguruar vendin përreth. Policisë i është bashkuar edhe Njësiti për deminim i KFOR-it dhe së bashku kanë nisur të bëjnë kontrollin së pari në qendrën e re të “Viva Freshit”.
Zyrtarë të kësaj qendre tregtare, e cila vetëm për pak muaj është sulmuar me mjete eksplozivi katër herë, kanë thënë se nuk kanë pasur problem me zbrazjen e dy qendrave nga konsumatorët, ndërsa e tëra është bërë pa panik të theksuar.
Derisa po raportojmë, është ora 16 e 30 minuta dhe kontrolli në objektin e ri të “Viva Freshit” po vazhdon, ndërsa ende qëndrojnë të bllokuara dy rrugët kryesore të qytetit të Ferizajt, ajo “Dëshmorët e Kombit” dhe “Ahmet Kaçiku”. Kjo edhe ka vështirësuar në masë të madhe edhe qarkullimin nëpër qytetin e Ferizajt.
Meqë telefonata anonime kishte lajmëruar eksplodimin e dy qendrave tregtare të “Viva Freshit” për 20 minuta, ndërsa kjo gjë nuk ka ndodhur as më shumë se pas dy orëve, edhe komandanti i policisë ka besuar se kjo mund të jetë një informatë e rrejshme. Megjithatë, kontrolli i dy objekteve të “Viva Freshit”, duket se do të marrë kohë më shumë.
Në objektin e ri të "Viva Freshit", rreth orës 17 e 15 minuta ka përfunduar kontrolli nga ana e policisë dhe KFOR-it dhe është dëshmuar se alarmi nëpërmjet një telefonate ishte i rrejshëm.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Tragjedi , Donjeta vdiq ditën e saj më të lumtur - në ditën e dasmës
» Ekstremistët duan të na prishin me Amerikën
» Deputetet e VV-së prishin takimin për privatizim të KEDS-it
» Salihaj: Fraksioni i SHIK-ut me VV-në duan ta prishin koalicionin PDK-LDK!
» Kosova shënon ditën e të zhdukurve

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi