Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Faruk Tasholli:LOJA GUXHAS

Shko poshtë

Faruk Tasholli:LOJA GUXHAS Empty Faruk Tasholli:LOJA GUXHAS

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 28, 2013 9:39 pm

Faruk Tasholli:LOJA GUXHAS 486848_490272980992052_1231669515_a

Faruk Tasholli:LOJA GUXHAS
(Poezi satirike)


A ju kujtohet loja guxhas
Lojë që trazon nostalgjitë,
Lojë që dikur ia merrnin huqas
Aty te mrizet me hov barinjtë.


Loja guxhas nuk është harruar
Por pak si keq kanë mbetur dhent,
Se nga mrizet barinj të lazdruar
Në krye të shtetit kanë zënë vend.

Kanë gjetur strehë në parlament
Dhe ministrive tej tëhu,
Kanë ardhur malit rend e pa rend
Dikush me rrena, dikush me hu.

Kanë ardhur shpejt të bëhen të parët
Kryetar degësh a organe partishë,
Me fjalime që ua bëjnë këshillëtarët
Synojnë poste në ndërrim qeverishë.

Por lojën gushas s'e kanë harruar
Në formë të re lujanë ditë e natë,
Si dikur shtagat duke shtrënguar
Luajnë guxhas me popullin e ngratë
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi