Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vetëvritet Hamdi Sopa, Zyrtar në Kryeministri

Shko poshtë

Vetëvritet Hamdi Sopa, Zyrtar në Kryeministri Empty Vetëvritet Hamdi Sopa, Zyrtar në Kryeministri

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 29, 2013 8:33 pm

Vetëvritet Hamdi Sopa, Zyrtar në Kryeministri


Vetëvritet Hamdi Sopa, Zyrtar në Kryeministri Largea_vetvrasje29-jpg1359478558
Hamdi Sopa, zyrtar për informim në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, ka vdekur të martën pasdite, pasi dyshohet se është hedhur nga banesa e tij, nga kati i nëntë, në lagjen Aktash të kryeqytetit.

Policia e Kosovës bëri të ditur se Hamdi Sopa, 59-vjeçar, ka gjetur vdekjen, pasi dyshohet se ka kërcyer nga kati i nëntë i një ndërtese, në rrugën “Agim Ramadani, në lagjen Aktash, në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:50, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Zyra e Kryeministrit e konfirmon se personi i vdekur është Hamdi Sopa, duke u bazuar në deklaratën e policisë,njofton Gazeta JNK.

“Jemi të tmerruar nga ky lajm”, tha Arianit Bytyqi, shef i Zyrës për Informim të Kryeministrisë.

“Ai dje ka qenë në zyrë dhe gjendja e tij emocionale ka qenë e mirë”, u shpreh Bytyçi.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se vdekjen e tij e ka konstatuar një mjek ligjor, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me njësitet e policisë.

Policia e ka kualifikuar rastin si “vdekje nën rrethana të dyshimta”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi