Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

TE SHPETOVA TANI TE VRAS

Shko poshtë

TE SHPETOVA TANI TE VRAS Empty TE SHPETOVA TANI TE VRAS

Mesazh nga Agim Gashi Thu Feb 28, 2013 3:29 pm

TE SHPETOVA TANI TE VRAS P1010978ki
AGIM GASHI

TE SHPETOVA TANI TE VRAS
(I mllefosur nga ndërprerja e ndihmave sociale)

Toka e huej të shpëton por edhe të vret!
Posa më shpëtoi tani do t´më vras
Duke ma shtuar urinë,
Duke ma ndal bukën e ujin
Duke ma ndar edhe fëmiun nga gjiri im.

Ju thash, se ajo që ju dyshoni
Smund të jetë e vërtetë...
Vajza ime banon me mua
Por për momentin mysafir ka shku...
Ju thash por as që dëgjuan,
Ju thashë se kam nevoj për fjalë të mira
Kam nevoj të ma heqin mykun nga banesa...
Plagë jamë i mbushur deri në fyt!

Ju tregova se jamë invalid
Se kisha operime të mëdha...
Se çdo ditë shkruaj falenderime
Për mjeksinë gjermane dhe tërë Gjermaninë...
Ata ma ndalen bukën,
Ma ndalen ujin...
Pa para stë ep askush
As kafshatë buke e as pikë uji,
O Zot! Çka po ndodhë kështu me mu?!

Gjithmonë isha nëna e vakive
Asnjë ditë nuk shpëton pa më ndodhë diçka,
Pa më sulmuar dikush
Ndoshta po më duket mua
E ndoshta nuk është e vërtetë...
Por, rradakja ime u mbush bindje,
Se tepricë e kësaj jete jamë.
Më mirë vdis se sa me u koritë
Në pleqëri bukën me e vjedhë
O Zot shpëtom nga koritja.

Më mirë shpirtin Zoti me ma marr
Se sa të koritem vetë i dytë!!!

28.02.2013
Dürne-tepër i mllefosur!

Në foto:Myku im dhe falenderimi!

TE SHPETOVA TANI TE VRAS 625603_10151326152299077_268935058_n
TE SHPETOVA TANI TE VRAS 67365_10151326152354077_602862198_n
TE SHPETOVA TANI TE VRAS 480134_10151326152329077_1505620737_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi