Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Faruk TASHOLLI:HIJE E BUKUR-Elegji për nënën

Shko poshtë

Faruk TASHOLLI:HIJE E BUKUR-Elegji për nënën Empty Faruk TASHOLLI:HIJE E BUKUR-Elegji për nënën

Mesazh nga Agim Gashi Fri Mar 08, 2013 11:43 pm

Faruk TASHOLLI:HIJE E BUKUR-Elegji për nënën 486848_490272980992052_1231669515_a
Faruk TASHOLLI

HIJE E BUKUR
Elegji për nënën

Ike në pasditën tënde të zbardhur
Si një gjth shelgu në ujin e butë
Gorre pikëllimi duke hapur në mua

Si t’i ndal gjithë ato kujtime drite
Këtë rikthim në jetën e ikur
Bashkë me ty Hije e bukur

Mua për festë nuk më zinte lëkura
Pandehja se duhet bërë tjetër njeri
Duhek krisur diçka të ma shihnin gëzimin
Yjet e varur në kupë të qiellit

Me sa lehtësi më zaptoje përbrenda
Duke zbutur në mua djallëzimin fëmijëror

Sonte është Natë e Madhe e Dritë
Mos i fik qirinjtë në asnjë dhomë
Nuk asnjë kthinë nuk duhet lënë terr
Se vijnë të vdekurit tanë e psherëtijnë
Sa shpejt na paskan harruar ata që na donin
Në shtëpinë ku dikur ndejën kemi shtruar

Gjatë më prite e mua m’u pre udha

Tash vjen e më kërkon nëpër botë
Me të dashurit e zbrazëtive të mia
E unë mezi ndez qirinj tek të qet udha
Të më gjejsh kratereve të mugëta të dhembjes

11.03.2001
Aachen
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi