Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kimete Berisha:Presidentja e të vdekurve

Shko poshtë

Kimete Berisha:Presidentja e të vdekurve Empty Kimete Berisha:Presidentja e të vdekurve

Mesazh nga Agim Gashi Sat Mar 09, 2013 11:33 pm

Kimete Berisha:Presidentja e të vdekurve 599151_497294613641784_696049834_n
Kimete Berisha:Presidentja e të vdekurve

Menjëherë pasi e bënë presidente, ajo ua mbylli derën të gjithë familjarëve të saj katundarë, sidomos atyre pleqëve të vjetër, që edhe janë në esencë katundarë, edhe shihet me sy që janë katundarë.

Presidentja nuk i do katundarët. Anipse vetë është katundare tipike, e lindur dhe e rritur në ka
tundin Rashkoc. Vetëveten e do natyrisht, shumë, dhe të vetmin katundar që e do presidentja është kryeministri i Kosovës.
Por, katundarët e Drenicës në përgjithësi nuk i do.
I do, por nga largësia, ama afërsinë e tyre nuk e duron.
Katundarët i duron për së afërmi, vetëm nëse ata katundarë janë të vdekur. Siç janë të rënët dhe të vrarët e familjes Jashari në Prekaz.

Në përvjetore, ajo gjithmonë bën me hile, dhe kujton që nuk po e vërejnë drenicasit. Ndoshta edhe e di që e kanë hetuar indiferencën dhe papërgjegjësinë e saj, por nuk mërzitet për këtë punë, se e ka për vete kryesorin e Drenicës, kryeministrin.

Pra, në përvjetore, ajo afrohet deri te varrezat e Jasharve, i shikon me sy varret e tyre pa epitaph dhe ik pa e kthyer kokën kah dera e familjes së këtyre dëshmorëve që t’i respektojë ata.

Pra, bën hile, i viziton varrezat e dëshmorëve thjeshtë dhe formalisht. Sepse, sikur të kishte respekt për dëshmorët e familjes Jashari, do t’ua respektonte të gjallët.

Presidentja nuk i do patriotët. I do, por vetëm nëse ata patriot kanë vdekur. Patriotët e gjallë nuk i do. Prandaj nuk e do as familjen Jashari. Sepse janë familje patriote, janë atdhetarë, e duan Kosovën Shqipëri.
Nëse presidentja do të afrohej me patriotë e me atdhetarë, atëherë kjo do t’i kushtonte asaj me karrierën dhe pozitën e “falur”.

Për shembull, nëse e kupton Zhbogari, dhe ata të tjerër që rrinë “nën hije”, do ta kthejnë presidenten urgjent aty ku ka qenë para se ta bënin presidente.
Dhe, Nikoliçi nuk do të pranonte kurrë më të takohej e të bisedonte me të, nëse do ta merrte veshë që presidentja e Kosovës respekton të gjallët e familjes Jashari.
Se, të vdekurit s’prishë punë që i viziton, se ata nuk kanë se si të çohen nga varret e të luftojnë bandat e Nikolçit përsëri.

Presidentja e ka të ndaluar të vizitojë atdhetarët e gjallë.
Vetëm të vdekurit i kanë dhënë leje që t’i respektojë.

Presidentja dhe kryeministri në 15 vjetorin e “Epopesë së UÇK-së”,në Prekaz kanë vizituar varrezat e dëshmorëve por nuk janë kthyer në Kullën e Jasharajve.
Pse?
Nëse dera e kullës së Jasharajve është e mbyllur për kryeministrin dhe për Sami Lushtakun, nuk është e mbyllur për presidenten.
Pse presidentja sillet si sekretare permanente e kryeministrit?
Pse nuk pavarësohet nga ai, së paku kur janë në pyetje të vdekurin dhe të rënët për liri!

Drenica u prek nga gjesti i saj. Kjo presidente e ftohtë. Pa ndjenja. Empatike. E largët. E huaj. Kjo presidente e të vdekurve. I thanë “naïve”. I thanë “e papjekur”,

Kryetari i Shoqatës së familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari tha “pyeteni presidenten dhe kryeministrin pse ata e nënçmojnë kullën e Jasharve”.
Xhaviti ia dha një këshillë presidentes,
Tha: “edhe presidentja edhe gjithë njerëzit duhet të harrojnë se pa respektuar vlerën, pa respektuar luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pa qenë unik në interesin e përgjithshëm që mund të arrijmë atje ku kanë filluar dëshmorët, kur dihet se edhe në betimin e ushtarit nuk ka qenë që të lirohet vetëm Kosova, por lufta e tyre përpjekjet e tyre që të çlirohen trojet dhe shqiptarët të jetojnë në një shtet modern të quajtur Shqipëri”.

Por presidentja nuk është nisur atje ku dëshmorët janë nisur. Presidentja ka thënë se idea e bashkimit kombëtar i përket shekullit të kaluar. Pra, vetëm katundarët primitivë ende kërkojnë bashkim kombëtar.
Prandaj, ajo nuk i do të gjallët e familjes Jashari.
I do, por vetëm të vdekur.

As Murat Jasharti nuk e diti pse presidentja e injoron kullën e Jasharajve. Tha: “përgjigjen e saktë, mund tua jap presidentja”.

Presidentja shfrytëzon varret e të vdekurve për liri
Që të mashtrojë të gjallët e robëruar
Në Kosovën e saj
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi