Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kimete Berisha

Shko poshtë

Kimete Berisha Empty Kimete Berisha

Mesazh nga Agim Gashi Sun Feb 16, 2014 9:32 pm

Kimete Berisha 403x302161629403x302161475403x302161342403x302155637403x302138145403x302137735544218_604158159622095_1038466903_n
Shqiptarëve po u ndodh rinjohja me fenë e tyre

Nga Kimete Berisha

Hoxhë Irfan Salihu me shokë, dhe në krye me imamin Shefqet Krasniqin, e kanë për mision që ta njoftojnë popullin shqiptar me fenë e tyre, të cilën e kanë pranuar, pa e njohur fare. 
Përndryshe, është habi botërore pse shqiptarët janë të vetmit myslimanë që befasohen, çuditen e mbesin pa mend sa herë që ua shpalosin të vërtetat islame hoxhë Irfan Salihu me shokët e tij të profesionit.
Mbas shekujsh besimi të koduar arab, aktualisht hoxhallarët më të popullarizuar në Kosovë po e dekodojnë fenë islame, duke u treguar shqip shqiptarëve se në 'çka besojnë ata'! 
Nuk i ndodh një indiani, as një arabi, vetëm shqiptarit po i ndodh të njoftohet me fenë e tij, të cilën e ka praktikuar si folklor dhe për të cilën s'ka ditur asgjë, përveç do dovë e dua arabe të mësuara përmendsh, pa ua ditur kuptimin. 
Dje shqiptarët u çuditen përsëri me fenë e tyre, pasi që hoxhë Irfan Salihu u tregoi se 'pejgamberi ka dhënë urdhër që të vriten qentë e zinj', për shkak se janë strehimore e djallit!
Ditëve në vijim, shqiptarët myslimanë do të vazhdojnë të njoftohen dhe të çuditen edhe më shumë me fenë e tyre të vjetër, me të cilën tani kanë filluar të 'befasohen'! 
Për shembull, do ta kuptojnë se lakuriqi, që për krejt botën simbolizon ligësinë, që asocon terrin dhe rrezikun, që identifikohet me sehiret dhe magjinë e zezë, për myslimanët është 'mrekulli e natyrës', shkaku se fluturon të terr dhe nuk e humb rrugën! 

Shqiptarëve po u ndodh mrekullia! 
Po njoftohen me fenë e tyre!


Sa më shumë po njoftohen me fenë e tyre, aq më shumë po çuditen dhe po mbesin pa mend! 
Gjuha shqipe po e përkthen besimin mistik e të pakoduar. Gjuha shqipe po e shpëton besimtarin! 
E shumë besimtarë 'e kanë humbur rrugën në përkthime'./standardi.info
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi