Ademi Jashari ishte ushtar i Ibrahim Rugovës
Faqja 1 e 1
Ademi Jashari ishte ushtar i Ibrahim Rugovës
Ademi Jashari ishte ushtar i Ibrahim Rugovës
Intervistë ekskluzive me Skënder Zogajn- një ndër protoganistët e Fotos së Ibrahim Rugovës dhe Adem Jasharit bërë më 1993 në Rinas
Bota sot: I nderuar, një fotografi e vitit 1993 e bërë në Aeroportin e Tiranës, e botuar për herë të parë në “Bota sot” përkundër shpjegimeve të ndryshme ka mbetur ende e pathëne e vërteta e saj e plotë. Ju keni qenë protagonist i kësaj fotografie. A mund të na thoni më detajisht, si u realizua kjo fotografi, si u gjendën së bashku presidentin Rugova e Adem Jashari, kush i bëri bashkë Rugovën e Jasharin etj?
- Fotografia është bërë më 12 mars 1993 në Aeroportin e Rinasit, me rastin e ardhjes në Shqipëri të dr. Ibrahim Rugovës, me ç’rast në njërën nga kthinën e pritjeve, është mbajtur takimi me përfaqësuesit e medieve dhe, sic mund të shihet edhe nga fotografia, ndër të tjerë janë edhe gazetarët: Binak Kelmeni (“Rilindja”), Bujar Muharremi (RTSH-ja) etj. Eshtë fjala për kohën kur Adem Jashari ndodhej në Tiranë, (që sapo kishte kryer ushtrimet ushtarake) dhe po bëhej gati që të kthehej në Kosovë për t’ia shkrepur armët kundër pushtuesve serbë. Ademi ishte i informuar për ardhjen e Presidentit Rugova dhe, pikërisht me mua, e pat shprehur interesimin për ta takuar “Komandantin”, sic e quante Ademi. Shef i Zyrës së Kosovës në Tiranë ka qenë Mehmet Kraja dhe, pasi mora miratimin e tij, ia komunikova Ademit dhe, të nesërmen, Adem Jashari ishte pjesë e delegacionit zyrtar të pritjes së dr. Ibrahim Rugovës. Ishte, pra, dëshira e pastër dhe plotësisht personale e Adem Jasharit, cili kishte sikurse edhe shumica e shqiptareve të Kosovës në atë kohë, shprehte adhurimin e jashtëzakonshëm për krye prijësin e lavdishëm, dr. Ibrahim Rugova. Kjo është e vërteta e fotografisë dhe fakti që në këtë fotografi janë bashkë Adem Jashari e Ibrahim Rugova. Shumica e njerëzve në fotografi janë gjallë dhe dëshmitarë të së vërtetës.
Bota sot: Më konkretisht a e dini cili ka qenë mendimi dhe opinioni i Adem Jasharit për Ibrahim Rugovën. A e keni dëgjuar të ketë thënë ndonjë fjalë për presidentin Rugova, nga goja e Adem Jasharit?
- Adem Jasharin e kam takuar dhe njohur për herë të parë, pas 24 shkurtit 1993, në zyrën e përfaqësisë së Kosovës, ku Ademi ishte vizitues i shpeshte, sikurse edhe shumë nga kosovarët që asaj kohe qëndronin në Shqipëri dhe që Zyrën e Përfaqësisë e kishin shtëpinë e tyre. Ademi Jashari ka qenë adhurues i madh i Rugovës, dhe unë, jam dëshmitari para robit e Zotit, që Ademi e quante Rugovën vazhdimisht “Komandanti”, dhe këtë e shprehte me një ndjenjë butësie dhe respekti të veçantë, me seriozitet të qartë dhe me një bindje të thellë përcaktimi. Ademi ishte fjalëpakë, i ciltërt, i ngrohtë në komunikim, trimëror në pamje dhe qëndrim, shprehej lirshëm dhe gjithçka e thoshte troç, drenicakçe!
Bota sot: Nga pozicioni i sotëm kohor po dalin shumë luftëtarë e patriotë në shojza që po deklarojnë se “...e kam njohur Adem Jasharin, kam luftuar me Adem Jasharin...” madje ka edhe asi që thonë “...këtë allti e kam kujtim nga Adem Jashari” Ju e keni njohur, e keni takuar dhe keni ndonjë ‘allti” kujtim nga Adem Jashari?
- Legjendarët janë gjithmonë e në cdo kohë të lakmueshëm dhe inspirues për patriotët ëndërrimtarë, të cilët në mungesë të meritave personale, u mvishen heronjve të vërtetë dhe përpiqen që të ç’nukin nga fama e huaj, duke shpikur kujtime dhe supozuar gjithfarë të bëmash, edhe pse nuk i kanë takuar kurrë në jetë. Nëpër Kosovë janë me qindra që thonë “...e kam njohur Adem Jasharin, kam luftuar me Adem Jasharin...” dhe që mburren me alltiat që i kanë kujtim nga Adem Jashari! Nuk besoj, por as nuk mund të mohoj! Unë, për veten time, nuk e kam asnjë dhuratë të këtillë nga Adem Jashari, por ndjehem shumë i lumtur që kam pasur rastin ta takoj e të merrem ngryk me të dhe, gjithashtu, jam shumë krenar që i përkas kombit për të cilin është sakrifikuar Familja Jashari.
Bota sot: Janë bërë debate të shumta rreth FARK-ut dhe për FARK-un. Edhe ti ke qenë pjesë e debateve, apo jo?
- Po, kam qenë pjesë e debateve sepse, kam qenë njëri nga pjesëtarët e FARK-ut, prandaj, disa ngjarje dhe zhvillime i kam të përjetuara, dhe jo të dëgjuara. Duke qenë kështu, unë them: Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës janë bërthama institucionale e ushtrisë së Kosovës, organizmi më i mirëfilltë ushtarak, që është themeluar dhe ka funksionuar me plotë kuptimin e fjalës, duke paraqitur forcën kryesore çlirimtare të Kosovës. Pikërisht pse ishte i këtillë, ndaj FARK-ut u bënë përpjekje të shumta për ta ngulfatur, sepse kishte edhe interesa të tjera, të kundërta. Ngulfatja e FARK-ut kishte për qëllim ngulfatjen e përpjekjeve çlirimtare, apo më saktë, që të pengohej suksesi i mundshëm i luftës çlirimtare të shqiptarëve të Kosovës, të cilët teorikisht dhe praktikisht, po dëshmonin nivel të lartë gatishmërie për çlirimin e vendit të tyre. Dalja në skenë e kolonelit Ahmet Krasniqi - Ministër i Luftës dhe grumbullimi rreth tij i një potenciali të madh ushtarakësh profesionistë shqiptarë, që motivoi mbarë popullin për luftë, ishte dëshmia serioze se për Serbinë më nuk do të kishte vend në Kosovë. Pas rezistencës së Jasharajve, Lufta e Koshares, Beteja e Loxhës, luftimet e Pashtrikut..., janë ngjarjet më të lavdishme të luftës çlirimtare, të FARK-ut! Të gjithëve na është e mirënjohur se, oficeret e FARK-u ishin ata që u ndodhën në pikat kuçe të luftimeve kudo nëpër Kosovë. Është çështje tjetër që, disa prej këtyre luftëtarëve trima, tash nuk guxojnë (ose nuk u konvenon) që ta thonë të vërtetën haptas. Pra, askush nuk mund ta mohojë se, FARK-u është vlera më e vërtetë e luftës çlirimtare të Kosovës.
Bota sot: A ka tendenca nga grupacionet e ndryshme politike që të politizohet lufta në Kosovë, madje të përvetësohet personalisht kjo luftë dhe kështu të devalvohen vlerat e luftës së shqiptarëve kundër shtetit serb?
- Apsolutisht po. Për fatin tonë të keq, partitë tona politike, të gjitha, duke u përpjekur që të përvetësojnë lavdin e luftës, në fakt e kanë vrugëtuar keq luftën çlirimtare, e cila u bë pre e interesave të ngushta të personave dhe të grupeve të ndryshme përfituese, të cilat i zhvatën vlerat e luftës, duke e cenuar dhe dëmtuar palcën kurrizore të shtetësisë së Kosovës, e cila e humbi shansin krijimit të shtetit të mirëfilltë, sipas variantit të merituar, që ishte i mundshëm të realizohej menjëherë pas luftës dhe që tash Kosova të ishte “Zvicra II” në BE. Ky ka qenë varianti realisht i mundshëm, që nuk u arrit pikërisht për shkak të politizimit të verbët të luftës dhe të lirisë, prandaj, në vend se tashti në Bruksel të zhvilloheshin bisedime për mbajtjen nën pranga të Kosovës Lindore dhe për 720 vendbanimet e Toplicës të djegura masivisht dhe të aneksuara dhunshëm dhe njëanshëm nga Serbia, sot bisedohet për Veriun e Kosovës!
Bota sot: Një pyetje paksa hipotetike. Po të ishte gjallë Adem Jashari, a do ta pranonte me më dëshirë flamurin e Dardanisë të propozuar nga presidenti Ibrahim Rugova apo flamurin e tashëm të Kosovës?
- Pyetjes hipotetike edhe unë po i përgjigjem hipotetikisht, por me sinqeritet të plotë. Mendoj se, Adem Jashari pa asnjë hamendje dhe me plotë dëshirë do ta kërkonte flamurin tradicional kombëtar shqiptar – kuq e zi e me shqiponjën dy krenare. Mirëpo, nëse do të ndodhej në situatën e zgjedhjes, ndërmjet flamurit të Dardanisë dhe këtij të tashëm të Kosovës, gjykoj që, pa asnjë dilemë përmbi kullën e Jasharajve do të valonte flamuri i Dardanisë. Gjithashtu mendoj se, në ballin e kullës dhe përmbi oxhakun e odës, menjëherë, apo sa më shpejtë duhet të vendoset Stema e Jasharajve, e cila është shenja e domosdoshme që duhet të realizohet, sepse është diçka që mungon. Unë propozoj që ta kemi!
Bota sot: Deklaroni se keni qenë pjesë FARKU-t A kenë aplikuar për statusin e veteranit të luftës dhe a mendoni se vërtetë në Kosovë ka pasur një numër kaq të madh të luftëtarëve të UÇK-së apo gjysma e tyre veshën uniformën pas përfundimit të luftës?
- Po, kam qenë pjesëtar i FARK-ut, i ftuar personalisht nga Ministri Ahmet Krasniqi, i angazhuar profesionalisht në Qendrën për Informim të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, anëtar i Redaksisë në “Revista Ushtarake”, që është botuar në dy numra dhe pastaj, pas vrasjes se kolonelit pushoi së botuari. Pra, kam qenë pjesë aktive e FARK-ut, në kohën kur, banesa ime në Tiranë, ka qenë strehimore e armatimit të UCK-së së ministrit Azem Syla si dhe vend strehim i shumë luftëtarëve që vinin e ktheheshin në Kosovë, për armatim e angazhime të tjera luftarake. Pra, kam qenë edhe njëfarë ndërmjetësi i të dy krahëve ushtarakë, i afërt me Kolonel Ahmet Krasniqin dhe njëkohësisht edhe me Azem Sylën.
- Shpjegova këto relacione, për të thënë se, sa i përket çështjes së aplikimit për statusin e veteranit të luftës, më e mira është që unë të mos flas fare, sepse, nëse flas më duhet të them se, kjo çështje ka degraduar skajshmërisht, duke lënduar luftën çlirimtare dhe vlerat me sublime të saj. Them kështu sepse, statusi i veteranit të luftës u është lënë ca njerëzve pa një fije dinjiteti, që as dreqi nuk i bie në fije, si kanë arritur në majat e shoqatave të luftës.
- Më duhet të theksoj dorëheqjen e Azem Sylës, nga kreu i procesi për statusin e veteranëve të luftës, që ka bërë në shenjë të moslejimit të abuzimit me vlerat e luftës. Mirëpo, pas tij çështja u katandis edhe më keq sepse, mbeti që injorantët skandaloz, që gjykojnë për vlerat kulmore të luftës. Pra, lufta dhe luftëtarët e vërtetë të lirisë, u bënë plaçkë tregtimi në duar matrapazësh dhe përfituesve që më së paku kanë lidhje më luftën. Kjo ka bërë që për statusin e veteranit të luftës të aplikojnë trefish më shumë se që mund të ketë realisht veteranë lufte.
- Në këtë cirk, një luftëtarit të vërtetë nuk i ka hije të implikohet. Prandaj, nuk kam aplikuar as unë sepse, nuk lejoj që të më vlerësojnë askushët. Nuk kam aplikuar dhe, mendoj se nuk është dashur të aplikojnë as luftëtarët e vërtetë. Pjesëtarët e FARK-ut i kisha këshilluar që t’ i tërheqin aplikacionet e tyre dhe të presin kohën e duhur për vendim marrje të denja, përndryshe, bëhen bashkëpjesëmarrës të ndotjes së idealeve të pastra liridashëse dhe përbuzës të drejtësisë, gjë që luftëtarët e vërtetë nuk duhet ta pranojnë kurrë!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Anton Quni: Përjetësisht ushtar i Ibrahim Rugovës
» Kush ishte atentatori ndaj Ibrahim Rugovës, që u “vra”?!
» Kontrata e Ibrahim Rugovës ishte vetëm me Kosovën dhe lirinë e demokracinë e saj
» LDK e Ibrahim Rugoves!
» Ali Podrimja:Ibrahim Rugoves
» Kush ishte atentatori ndaj Ibrahim Rugovës, që u “vra”?!
» Kontrata e Ibrahim Rugovës ishte vetëm me Kosovën dhe lirinë e demokracinë e saj
» LDK e Ibrahim Rugoves!
» Ali Podrimja:Ibrahim Rugoves
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi