Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kush ishte atentatori ndaj Ibrahim Rugovës, që u “vra”?!

Shko poshtë

Kush ishte atentatori ndaj Ibrahim Rugovës, që u “vra”?! Empty Kush ishte atentatori ndaj Ibrahim Rugovës, që u “vra”?!

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 13, 2016 7:41 pm

Kush ishte atentatori ndaj Ibrahim Rugovës, që u “vra”?!

Kush ishte atentatori ndaj Ibrahim Rugovës, që u “vra”?! Lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=110&loc=http%3A%2F%2Fwww.botasot.info%2Faktuale-lajme%2F590347%2Fkush-ishte-atentatori-ndaj-ibrahim-rugoves-qe-u-vra%2F&referer=http%3A%2F%2Fwww.botasot
Kush ishte atentatori ndaj Ibrahim Rugovës, që u “vra”?! Auto_largea_kryesore-1-6-7-web143101154911476365555

“Pse nuk e tha emrin Gashi, e tha koha, kush është vrarë para një kohe të shkurt, thuajse të gjithë po e dinë kush, fol Tom”, tha Islami.

Pas kërkesës së presidentit, Hashim Thaçi, që përmes disa letrave i është drejtuar krye prokurorisë së shtetit që te hetojë vrasjet gjatë dhe pas luftës, ku në mesin e tyre edhe atentatin ndaj ish presidentit, Ibrahim Rugova, në opinion publik është rikthyer çështja e atentatit ndaj Ibrahim Rugovës.
Ishte avokati, Tomë Gashi, i cili në njërin prej emisioneve në Kosovës, kishe thënë së për këtë atentat është hetuar edhe Ramë Maraj, pjesëtar i ekipit të sigurisë së Rugovës.
“Ramë Maraj ishte një nga personat që janë hetuar për involvim në atentatin ndaj Rugovës”, ka thënë avokati Gashi.
I menjëhershëm ishte reagimi i Ramë Marajt, i cili iu kundërpërgjigj Gashit, duke theksuar se ai po e thotë një të pavërtetë te madhe.
“Zotit Tomë dua t’ia bëj më dije disa biseda me mua. Nuk dua ti them se a ka dikush video për te se nuk është metodë e imja as s’dua të jetë por sdo të thotë se nëse vazhdohet me këtë logjikë se do te del dikush e të thotë se T.G ka thënë kështu e ashtu dhe se ka edhe video sikur ka ndodhur disa raste dhe edhe pse ka patur regjistrime disa kanë shkuar pa u eksploruar potencialisht. Por në këtë rast situatat ndryshojnë. Në këto moqalishte nuk do të lëshohem sepse unë nuk marr detyrë nga djalli por si unë s’janë të gjithë”, kishte thënë Maraj, duke shtuar se ai nuk qenë këshilltar i Rugovës, por këshilltarë (consultant) special i presidentit Rugova.
Po ashtu, gjatë ditës së djeshme, avokati Tomë Gashi, përmes një reagimi, kishte ndryshuar mendje pas saj që tha të martën në një debat televiziv, për Ramë Marajn.
“Rame Maraj ka te drejte ne ate qe deklaron, une asnjiher nuk kam thene se ai Rame Maraj te jet marr ne pyetje nga Prokuroret e UNMIK-ut per rastine e Atentatit ndaj Presidentit historik Dr. IBrahim RUGOVA, une as qe kam munde ta them nje gje te tille pasi kjo kurre nuk ka ndodhur”, ka deklaruar Gashi.
Gjtihashtu, sipas Gashit, atentatori i Ibrahim Rugovës është vrarë.
“Sa i perket Atentatorit ndaj Presidentit Rugova aj eshte vrare para nji kohe ne nji rast dhe nuk eshte ma nder ne”, ka deklaruar Gashi.
Por këtë deklaratë të avokatit Gashi, analisti dhe njohësi i rrethanave në Kosovë, Gazmend Islami, për gazetën “Bota sot”, thotë se edhe pse Gashi nuk e tha emrin e atentatorit, e tha koha, kush është vrarë para një kohe të shkurt, thuajse të gjithë e dinë duke e ftuar atë që të flas.
“Deklarata e Avokatit Gashi se atentatori i Rugovës është vrarë para një kohe dhe nuk është në mesin tonë, tregon për këtë shtet të mjerë që kryesohet nga organizata klandestine, kur një avokat tregon hapur se dinë kush ishte atentatori, atëherë prokurorë e gjyqtar, shërbime infromative e Euleks, dinë jo vetëm për këtë rast por edhe për gjithë rastet e tjera,por thuajse vullneti nuk është për të zbardhur asnjë vrasje, sepse dirket prapa këtyre që të qëndrojnë fuqishëm politikanët më të fuqishëm të vendit. Pse nuk e tha emrin Gashi, e tha koha, kush është vrarë para një kohe të shkurt, thuajse të gjithë po e dinë kush, fol Tom”, theksoi Islami
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi