Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Luan Dibrani: Portret i 94-vjeçarit Shaban Rama

Shko poshtë

Luan Dibrani: Portret i 94-vjeçarit Shaban Rama Empty Luan Dibrani: Portret i 94-vjeçarit Shaban Rama

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 14, 2013 2:23 pm



Portret i plakut 94 vjeçar Shaban Ramës nga Tuxhevci i Gallapit!
Luan Dibrani: Portret i 94-vjeçarit Shaban Rama U1_LuanAsllanDibrani

Nga Asllan Dibrani

Shaban Ramadani Rama rrjedh nga një familje bujare dhe me virtyte të larta njerëzore dhe shumë e veçantë. Ka lindur ne fshatin Tuxhec në bukuritë natyrore të Gallapit, që e mahnitë turistin e huaj, po mos të flasim për ata qe kane lind apo kanë prejardhjen nga ky fshat piktoresk. Ka lindur me datën 13 maj. 1919. Plaku 94 vjeçar ka një memorie shumë të zhvilluar, pa i shkruar e mbanë shumë mirë mend të kaluarën e shkuar mbi 70 vitet e fundit. Babai ishte Mahmuti i familjes Rama dhe nga nëna Shahë e Dabishevcit, (pra e familjes time)dhe ishte fëmiu ma i madh. Nga vëllezërit e tij tani të gjallë janë vetëm Shabani dhe Azemi,ndërsa Isaku dhe Tahiri kanë vdekur. Motrat Hafizja dhe Hamidja i kanë vdekur në moshën të re atëherë në mungesën e kushteve dhe te ndihmës mjekësore qe s'ka pasur fare ndihmë mjekësore na rrëfen xha Shabani.
Xha Shabani i ka 7 fëmijë 4 djem dhe tri vajza. Kjo familje është vendase dhe rrit në Tugjec, nuk mundet me u dhëne ndonjë datë se kur janë vendosur, por thuhet se janë vendas në këtë fshat shume herët. Cek,xhaxhi Shabani në këtë fshat thotë se ka pas edhe muhaxhir të ardhur nga përndjekjet e Serbisë nga Toplica Nishi,Bllaca etj. Deri ne vitin 1946 ishte duke u përballur me gjendjen shumë të rënd të luftës edhe se ishte Luan Dibrani: Portret i 94-vjeçarit Shaban Rama U1_ShabanRama
në moshën e re ai ishte protagonist i luftës me gjithë sfidat e sajë. Babai i Shabanit pasi u lodh nga mosha, e pa që Xha Shabani ishte shumë i shkathet dhe i la zotshpillakun në moshën 12 vjeçare, pasi qe ishte i shtyrë në moshë. Mosha 16 vjeçare sikur i diktoj të bëhet burë para kohe. U mor me puente ndryshme, por me furnizimin e popullatës me krip. Ma tutje thekson xha Shabani, ishte një sojë si me u marr sot me drogë. Kështu që një kohë, ka punuar edhe si tregtar i kripës duke e ndërruar me drithë. Një kg i kripës shkonte me 7 kg grurë. Në pjesët ku ishte e përqendruar Italia në Kosovë nuk kishte krip ndërsa aty ku ishte Gjermania po dhe furnizoheshim na .Ishte kureshtja e jonë te mësojmë ma tepër për transportin e asaj kohe si u kryente?. Ai theksoj se ma tepër bartjen e bënim në krah me duqi, po edhe me kuaj u kryente transporti i mallrave tregtare në atë kohë. Xha Shabani i mbanë mend okupimin italian me dy forca, Musolini e udhëhiqte sektorin ushtarak ndërsa Duqja atë të policisë.
Xha Shabani me një pamje vitale edhe se i shtyrë në moshën mbi 94 vjeçar!
Tani është në një moshë të shlyer mbi 94 vjeçar, por vitaliteti i tije është në rrjedha normale,me një imagjinatë shumë te shkëlqyeshme. Xha Shabani shumë gjëra i kupton dhe si harron mbi ngjarjet e së kaluarës me që në moshën shumë të re mbeti kujdestar i familjes. Xha Shabani tregon për gjenezën dhe vjetërsinë e tyre pa gjurmë, pa e ditur kur janë vendos nuk ka histori thotë për këtë popull,me buzë në gaz u shpreh sa është kjo tokë e vjetër, po aq jemi në këtë fshat dhe në këtë Kosovë.
Xha Shabani ka jetuar deri në moshën 20 vjeçare në Tuxhevc. Pas kësaj kohe nga pamundësia e jetesës në këtë fshat malor ju imponua që ta lëshojnë vendin dhe të shpërngulen në Gjilan. Pastaj u ballafaqua me pushtetin dhe u burgos mbas moshës 20 vjeçare. Në vitin 1946 sipas të dhënave të tij, mbarimi i luftës se dytë botërore e gjeti në Gjilan.Puna fizike e gjeti fare në moshë të brishtë që përballej me një sfide të jashtëzakonshme duke u kujdesur edhe për vëllezërit e motrat që mbetën nën përkujdesjen e tij. Ne në Tuxhec që jemi me mbiemrin Kosumi dhe Smajli ishim të një gjiri, të një trungu familjar të familjes tonë, thekson xha Shabani. Po edhe ne e kemi trashëguar në kalimin e kohës mbiemrin Rama nga babagjyshi im. Edhe se u shpërngul në Gjilan, atje pak ndryshoj gjendja e tij. Në fillim ishte me vështirësi integrimi, ku ju deshën disa vit të merret me punë fizike deri sa e gjet një punë,edhe se kishte përvojë pune qe kishte punuar ne një dyqan tregtar në Tuxhec. Familja e tij u morr me prodhimin e bukës bënin ne një furrë qe ishte e vetmja e llojit te vet në atë anë.
Luan Dibrani: Portret i 94-vjeçarit Shaban Rama U1_ShabanRama2
Xha Shabani në Prishtinë me rastin e një vizite të xhaxhi im Jakup Dibrani, prezent ishim edhe unë , Ramadan Dibrani vëllau dhe shoqja e xhaxhit tim z. Arifja.Po xha Shabanin unë, e mbajë mend kur vinte shumë here të na, në fshatin Dabishec. Me babën Feti dhe me xhaxhallarët e mi Hamdi, Selman dhe Jakup Dibranin rrinte me javë të tëra të na. Asnjëherë nuk u mbajt ndonjë gezim as hidhërim pa qenë xha Shabani prezent në gjirin e familjes Dibrani. Ishte i mençur dhe një njeri që la përshtypje shumë të mirë tek njerëzit ,në atë kohë vinte disa herë nga Gjilani gjatë vitit. Ai kurrë nuk u nda nga Dabisheci qe thotë, se unë jam rrit ma shumë të dajt se në Gjilan ose në Tugjec. Po xha Shabanin e kaluara e tij e hidhur sikur e rriti para kohe qe u ballafaqua me shume peripeci te jetës së rendë.
Luan Dibrani: Portret i 94-vjeçarit Shaban Rama U1_ShabanRama3Në atë kohë nuk ka pasur shkolla fare, pos mejtepe ka pas për fe?
Ishte shumë i zhdërvjell qe ai edhe se ishte i ri e gjeti veten të shoqërohet me burra të moshuar dhe të fjalës që i ndanin problemet e pleqërisë të fshatit apo edhe të rrethit. Në pyetjen tonë se a keni pas ndonjë shkollë të hapur në Tuxhec atëherë?. Xha Shabani u përgjigj jo. Në atë kohë nuk ka pasur shkolla fare, pos mejtepe ka pas për fe. Ato mejtepe na u kanë imponuar ta ndiqnim. Atë mejtep kishim asgjë ma tepe se sa me na i mbyll sytë vetëm për fe me mësuar ! Po ne cilen gjuhë keni mësuar pasi aty nuk ka pas popull tjetër i shtruam pyetjen ?.
Xha Shabani e drodhi një cigare për ta mbështjellur dhe me një shikim nga larg sikur ju kujtuan shumë gjëra të së kaluarës. Filloj të përgjigjej, në gjuhën tonë jo asnjëherë!. Ne, në atë kohë nuk e njehnim mire shqipen qe pushtuesit nuk na kishin lënë të hapim shkolla nacionale e lere ma atë arabishten, as qe na hynte në punë po ajo ishte një politikë antishqiptare e pushtuesve serbo-sllav. Neve në kufi të Serbisë që ishim kemi përjetuar shumë keq drama të përgjakshme. Pasi jemi shpërngul në Gjilan u hap shkolla e parë në vitin 1947 dhe u ndërtua shkolla e parë. Xha Shabani vazhdoj rrëfimin e vet që ishte edhe pjesëmarrës i luftës së dytë botërore. Ajo periudhë e gjeti ma tepër në Dabishec të daja (Sahit Dibrani babagjyshi im). Ai rrëfente përkëdheljen qe e gjeti të dajtë e sidomos me babain tim Feti Dibranin qe ishte i pandashëm deri sa vdiq me 1999. Xha Shabani i kishte dhënë vetvetes obligim që ta mbajë një ditar se kush po vritet kush po merr pjese në luftë dhe kush po mbetet gjallë.
Pastaj shton duke theksuar se koha ishte rrëmuje qe unë morra pjesë edhe në luftën e Dabishecit, qe pati jehonë në gjithë Evropën, si luftë ma e rezistueshmja në rajon kundër pushtuesve gjerman, po edhe atyre bullgar që erdhën si pushtues të atij rajoni.
Ishim në mes dy zjarreve qe na sulmonin serbët, po edhe ato forcat maqedonase me reprezalje primitive ishin shumë barbare!
Na ishim në shërbimin e ushtrisë tonë për me çlirua Kosovën. Forcat tona na organizuan qe të vazhdojmë deri në Shkodër. Duke udhëtuar në Ferizaj qëndruam pothuajse dy javë që shumë veta vdiqën nga të ftohtit. Marshimi ishte drejt Shkodrës e pastaj vazhduam rrugën për Dubrovnik sipas komandave të atëhershme komuniste e partizane.
Pastaj prapë i kthehet rrëfimit për përjetimet dhe kujtesën qe kishte për Mulla Idrizin nje luftëtar i pa shembull.Ishte një pasojë fatale në anën e Gallapit dhe të Anamoravës e sidomos Gjilani. Ana jonë ishim në mes dy zjarreve qe na sulmonin serbët, po edhe ato forcat maqedonase me reprezalje primitive ishin shumë barbare dhe ma të theksuara...
Ishte kohë e keqe, që kah u orientoheshin shqiptarët i priste thika në shpinë!
Pastaj Xha Shabani shton se me rastin e rënies së Mulla Idizit dolën krejt Morava, u detyruan me ikur, por ato kohë ishte kohë e keqe, që kah u orientoheshin shqiptarët i priste thika në shpinë. Në atë kohë u bashkuan forcat tona në rajonin e Gjilanit për tu bashkuar me Brigadat ushtarake të Preshevës. Lufta morri përmasa të mëdha në paqartësi se kush me kenë po shkon e po bashkohet. Pretendimet tona ishin dhe vepronim nën komandën ushtrisë së Shqipërisë, po dinakëria serbe e bëri të veten me mashtrimet e termit "bashkim -vëllazërim" nën moton qe të ndërtohet Jugosllavja .Në brigadën e Preshevës u legalizuan disa veprime, po nuk ishim të lire disa qe kishin pas një orientim të një lloj tjetër që nuk u pëlqente komunistëve sidomos ato me orientim nacional shqiptar. Orientimi ynë ishte qe te jetë Shqipëri edhe në Kosovë, po fuqitë e mëdha i dhëne krahun Serbisë dhe ish Jugosllavisë me dinakërinë e dhelparakut Tito, dhe na shpartalluan qe një pjesë të mirë të ushtrave tanë i dërguan drejt territoreve te Malit te Zi e te Serbisë, gjeja në çlirimin e Jugosllavisë. Ata i quan një pesë të ushtarëve ne Tivar dhe i vranë me mijëra burra,duke i gjuajtur edhe në deti!
Luan Dibrani: Portret i 94-vjeçarit Shaban Rama U1_ShabanRama4
Pamje e xha Shabanit prapë ne një vizitë në familjen tonë Dibrani.
U ndamë nga ky plak i moshuar, elegant dhe i veçantë qe nga la përshtypje të shumta duke e kujtuar një histori për veten e vet,po edhe një periudhë të bujshme mbi të kaluarën e këtij populli në rajonin.
Luan Dibrani: Portret i 94-vjeçarit Shaban Rama U1_ShabanRama5
Foto nga viti 2013 ne Prishtinë me një rast takimi me familjen tonë Dibrani,që nuk u nda asnjëherë qe 94 vite, në te gjitha takimet e dasmave të ahengjeve,por edhe në rastin e vdekjeve.
U ndamë nga ai duke i përkujtuar edhe një mijë e një kujtime të bukura dhe mbresëlënëse për te kaluarën, doket,zakonet dhe përvuajtjet e atij populli shumë bujar dhe mikpritës në anë e Gallapit.







Prishtinë 2013.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi