Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sylejman Aliu:Të gjeta në vetmi

Shko poshtë

Sylejman Aliu:Të gjeta në vetmi Empty Sylejman Aliu:Të gjeta në vetmi

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 18, 2013 10:18 am

Sylejman Aliu:Të gjeta në vetmi 533302_10150889262619077_1957811506_n

Sylejman Aliu:Të gjeta në vetmi
(Agim Gashit)


Vjen një çast dhe më zë ngusht
Hidhem, dridhem dhe s’më sheh kush
Hapë dritaren prapë hynë nata
O Zot, më merr si t’kisha flatra


Nis këlthas e nuk shikoj pas
Me britma qiellin se ç’e mas
Yllin e parë kur e takoj
E pyes për Agimin se ku shkoj


E ka marrë tha shpirti i këngës
Me sharki tha n’prehër t´Nënës
N’prehër t’nënës jashtë atdheut
S’e ndalë këngën ky burrë i dheut


M’i bëni të fala i thashë yllit të parë
Ka shumë kohë ore s’e kam parë
Ai ka heshtë e asnjëherë nuk foli
Një hidhërim nuk di nga i doli


Thuaj atdheu nuk erdhi me t’pa
Është i sëmurë nuk e di çka ka
Por në mendje ju ka përherë
Nga malli, o Zot, përherë ka vrerë


Pastaj u ktheva n’vargjet e mija
I shushatur krejtësisht nga vetmia
Dhe më doli prapë Diaspora
Të gjithë me rend ngryk i mora.


Sylejman Aliu

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sylejman Aliu:Të gjeta në vetmi Empty Përgjigje përmes Yllit mikut të zemrës Sylejman Aliut!

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 18, 2013 11:04 am

Agim Gashi:ME VETMINE JU PERSHENDES

Në këtë natë me dhimbje plot
Ku vetmia ngrys njerzimin,
Një yll qielli i kësaj bote
Seç ma ktheu mua gëzimin


Më trokiti në dritare
-Zgjohu burr se posa gdhiu
Të fala ke ti nga atdheu
Ti dergon Sylejman Aliu


E kish marr malli me t´pa
Me ta pa n´preher sharkinë
Me ja këndue një këngë malli
E një tjetër për ardhmërinë


Tha me të thënë se e ka marrë malli
Mbar atdheun e edhe mua
Pse skem ardhë me të pa
Nuk bën ti me u hidhërua


Ja kam nisë me qa me za
Për atdheun që spo shërohet
Po ua këndoj një këngë me lot
Me ua pushue dhimbjet sot


E me ju thane Ty e atdheut
Se unë në Juve smarr hidhërim
Kur Ju shof juve mire
Atëherë qetsohet dhe shpirti im


Ti o Yll që je n´gjithësi
Dhe ma afër Zotin e ke
Pashë ndriqimin lutju Zotit
Të sjell mirësi n´timin atdhe


Të fala mbarë tokës së Arbërit
Të gjithë shqiptarëve që janë shqiptar
Ma përqafo Sylejman Aliun
Syles e Nënës ua thue dy fjalë


Me një trup në dy shpirtëra
Me plot vuajtje e plot merzi
Natë e ditë me lotë ju laj
Edhe mendja tek ju më rri


18.04.03
Düren
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi